Mjek dmth intelektual? Jo, s’është e thënë…

redaktor

Njerëz me personalitet janë ata që njohin vetveten dhe që nuk lejojnë të luhet me nderin e tyre. Janë ata që nuk shkelin ligjet dhe që nuk dëmtojnë figurën e profesionit që kanë ushtruar. Halim Kosova, nuk ka asnjërën prej tyre. Nuk ka mjek me mend në kokë, që nxjerr në pazar çdo hollësi të asaj që nuk duhet nxjerrë. Nëse pesha e lehtë e figurës dhe karakterit personal, i lejon zotërisë të shkelë betimin e mjekut, a ka menduar vallë ndonjëherë t’i pyesë ato gra e burra që i përmend emrat, nëse duan apo jo të përmenden, me historitë dhe të kaluarën e tyre? A i ka shkuar nëpër mend se është një shkelës ligji dhe ndërtues pa leje, një zaptues pronash publike?

Nëse dikush ka menduar se të jesh mjek materniteti, nënkupton të jesh njeri me format intelektual, gabohet rëndë. Shihni Halim Kosovën dhe do humbni çdo dyshim për këtë. Doktorët që aderojnë në këtë palo PD, qenka e thënë të përfundojnë duke u bërë gazi i botës!

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *