Nga Fitim Çaushi
Mjeku Laver Stroka dhe e bija, Afërdita Koka (Stroka), në datat 31 gusht deri në 4 shtator ishin ftuar në Vjenë në Kongresin e 16 botëror të mjekësisë dhe kongresin 12 evropian për kancerin e lëkurës dhe sëmundjet e lëkurës. Merrnin pjesë për herë të parë në një forum botëror me kaq rëndësi për mjekësinë dhe ishte e natyrshme të ndjeheshin të emocionuar për prezantimin e punës së tyre shumëvjeçare në atë mjedis akademik. Në kongres do të merrnin pjesë personalitetet më të mëdha botërore dhe evropiane për sëmundjet e lëkurës. Laveri dhe Afërdita nuk kishin kontakte me asnjë delegat apo mjek të njohur qysh më parë. Shkonin drejt të panjohurës, megjithëse kishin bindje për arritjet e tyre me standarde botërore në mjekimin e melanomës.
– Kam emocione, nëse do të jemi të besueshëm për formimin shkencor, për auditorin, apo do të na quajnë thjesht mjek popullorë me formim empirik! Nuk dua të bëhem shkak të nënvleftësohet dhe përflitet emri i vendit tim, sepse kemi vite që merremi me studimin dhe shërimin e kësaj sëmundjeje. Janë kaq shumë pacientë të shëruar, të dokumentuar me fotografi e video,- shprehet para udhëtimit Laveri me një farë ndrojtje, shenjë modestisë e personalitetit dhe karakterit të tij.
Ata kishin studiuar tërë eksperiencën dhe arritjet e shkencës botërore në këtë fushë, kjo i bënte të sigurt, edhe sepse kishin një vepër që flet, një kontigjent pacientësh të shëruar, kur mjekët e tjerë ua kishin prenë shpresat e jetës. Ky ishte motivi që u jepte kurajë, që i niste me besim në atë kongres, ku do të shkëmbehej eksperienca botërore.
– Shkarko emocionet dhe çdo gjë do të shkojë në rregull,- i thashë mikut tim,- në terminalin “Nënë Tereza”, ata e kanë studiuar dhe aprovuar eksperiencën tuaj, prandaj edhe ju ftojnë në këtë forum të rëndësishëm botëror, përse nuk ftojnë edhe një tjetër?- i fola mikut tim si për t’i frenuar emocionet.
– Mua s’më ka ftuar Ministria ime!- u shpreh i ndrojtur.
– Mos e llogarit mjedisin në Vjenë si në Shqipëri, këtu ka skepticizëm, mungesë kurajo për ta propaganduar këtë arritje shqiptare. Këta tanët do kujtohen kur ta pranojnë të huajt eksperiencën tuaj, sepse vetë udhëheqja e ministrisë nuk ka shpëtuar ndonjë njeri nga vdekja, qoftë edhe nga ndonjë sëmundje e thjeshtë, sikundër ke shpëtuar ti me dhjetëra,- i thashë Laverit….
Ç’është melanoma…?
Melanoma është një sëmundje e rëndë e qelizave pigment-prodhuese (melanociteve) që ndodhen kryesisht në lëkurë, por edhe në sy, veshë, aparatin tretës, cipat mbështjellëse të trurit dhe shtresës jargëzuese (mukozës) të sistemit gjinor. Gjatë 10 viteve të fundit, shfaqja e melanomës është shpeshtuar si për burrat edhe për gratë në të gjitha grupmoshat, dhe sipas raportit të Statistikave për Kancerin të Shteteve të Bashkuara, janë konstatuar rreth 65,647 raste me melanomë në vitin 2014 dhe 76,380 amerikanë do të zhvillojnë melanomë të thellë të lëkurës në vitin 2016, me rreth 68,480 raste të reja ose më shumë raste të melanomës fillestare (in situ).
Melanoma është e shoqëruar me ritmin më të lartë të vdekshmërisë krahasuar me gjithë kancerët e lëkurës. Në vitin 2012, vdekjet nga melanoma kanë kapur shifrat 7.3-9.8 për 100.000 banorë, ndërsa në SHBA rreth 9.000 njerëz vdesin nga kjo sëmundje çdo vit. Në Shqipëri shfaqja e melanomës ishte 1.4 për 100,000 banorë në vitin 2013.
Zhvillimi i punimeve të Kongresit
Ceremonia e hapjes u zhvillua në seancën plenare pasditen e 31 gushtit në një sallë luksoze. Pas çdo përshëndetje të dy kryetarëve të Kongresit: Prof. dr. Hubert Pehamberger dhe Prof. dr. Claus Garbe (University Professor of Dermatology at Eberhard Karls University, Germany), orkestra e filarmonisë së Vjenës e mbushte sallën me tinguj të muzikës klasike: nga Mozart, Shtaus, Betoven, Brams, Mendelson, Bah etj. Ishte një atmosferë qetësuese dhe frymëzuese!
Në datën 1 shtator në orën 9.00, punimet u zhvilluan nëpër seksione. Në simpoziumin me temë “Trajtimi i Keratozës Aktinike dhe Ecuria e Mëtejshme”, morën pjesë gjurmues të shquar nga gjithë bota, prezantuan arritjet më të fundit në fushën e diagnozës, trajtimit dhe parandalimit të kancerit të lëkurës (me dhe pa ngjyrë – melanomës dhe jomelanomave) dhe efektet e dëshiruara dhe të padëshiruara të ilaçeve të përdorura. Diskutantët nga vende të ndryshme të botës, prezantuan arritjet e tyre. Secili paraqiste arritjet në këtë sëmundje, dikush paraqiste një rast, dikush pasqyronte propagandën shëndetësore…

Në këtë seksion morën pjesë edhe mjekët shqiptarë. Ata paraqitën studimin (Treatment of primary skin melanoma with tradicional medicine methods) shoqëruar edhe me një fletë palosje në formën e një albumi me foto, të personave me kancer, të trajtuar më parë në Shqipëri ose në Europë, pa sukses dhe të shëruar plotësisht nga familja Stroka. Të dy mjekët shqiptarë, Laveri edhe Afërdita, e alternuan përvojën 40 vjeçare ne trajtimin e MELANOMAS MALINJE me metoda të mjekësisë tradicionale shqiptare, çka ishte e veçantë për kongresin. Posteri i madh shpalosur në sallë plot ilustrime, ngjalli interes të madh. Ata shpjeguan se diagnoza përcaktohet duke u mbështetur mbi të dhënat dhe dukuritë, dhe në disa raste, edhe nga dermoskopia dhe biopsia.
Për të gjithë pacientët janë grumbulluar të dhëna në lidhje me historinë familjare dhe personale të sëmundjes. Ky dokumentacion përfshin detaje në lidhje me të ushqyerit, abuzime të tilla si pirja e kafes, alkoolit, drogës, duhanit dhe ekspozimi profesional ndaj elementëve kimikë, fizikë dhe biologjikë. Janë mbledhur të dhëna në lidhje me kohën e fillimit të ndryshimeve në lëkurë, shkakun e mundshëm sipas tyre, djegien e lëkurës nga dielli në fëmijëri, ekspozimin tek rrezatimi X dhe ultraviolet, ekzaminimet dhe mjekimet që kanë bërë, dhe rezultatet e tyre.
Ata theksuan se kanë trajtuar 38 pacientë (22 meshkuj dhe 16 femra) që vuanin nga melanoma të lëkurës fillestare (primare) në stadet (IA, IB) dhe të dytë (IIA; IIB, IIC), me mjekësi tradicionale, e cila ka qenë përgatitur dhe aplikuar në familjen e tyre për disa breza, duke përdorur një përzierje të alkoolit që përmban bimë të ndryshme mjekësore të cilat rriten në Shqipëri, të tilla si arra (Juglans regia L.), hudhra (Allium sativum L.), dafina (Laurus nobilis) etj. Në përgjithësi, madhësia e tumorit që kanë trajtuar ka qenë më tepër se 5 mm në diametër (mesatarisht ishte nga 7-35 mm me një trashësi prej nga 3-7 mm). Pesë prej sëmurëve të trajtuar (3 meshkuj dhe 2 femra) kishin melanomë të ulcerua.
Tretësira është aplikuar në sipërfaqen e mishit të huaj me goditje të përsëritura që nuk provokojnë ndonjë shqetësim të rëndësishëm për të sëmurin. Trajtimi zgjat mesatarisht 7-10 seanca dhe secila prej tyre zgjat rreth 30-60 minuta dhe më shumë vetëm në raste të rralla. Kohëzgjatja e aplikimit është varur, natyrisht, nga gjëra të tilla si: madhësia e tumorit, mosha e të sëmurit dhe ndjeshmërinë e tij. Kjo procedurë kryhet çdo 3 ditë për dy javët e para dhe pastaj çdo 3-5 ditë në javët e ardhshme. Para fillimit të trajtimit janë monitoruar dhe normalizuar presioni i gjakut, ritmi i zemrës dhe i frymëmarrjes, sidomos në të moshuarit ose tek njerëzit me sëmundje shoqëruese të tilla si presioni i lartë i gjakut, sëmundja e sheqerit, distonia neurovegetative etj.
Trajtimi konsiston në shkatërrimin e melanomës me ekstrakte bimore. Pas zhdukjes së tumorit pacientët janë të detyruar të paraqiten për kontrolle periodike për një periudhë 3 vjeçare. Kjo procedurë është regjistruar nga fotot në faza të ndryshme të saj. Qëllimi i këtij kumtimi në kongres ishte për të evidentuar rezultatet e mira të siguruara nga trajtimi i melanomës fillestare të lëkurës në Shqipëri, me metodat e mjekësisë tradicionale.
Rezultatet
Mjekët shqiptarë theksuan se qysh në seancat e para dilte qartë një tkurrje dhe zvogëlim i masës së melanomës fillestare të lëkurës, deri në zhdukjen totale të lezioneve në fund të trajtimit. Pas 7-10 seancave trajtimi, tharja dhe shkatërrimi i shtresave të njëpasnjëshme të lezionit ishin të dukshme, deri në shtresën e fundit ku qelizat e melanomës malinje bien në kontakt me strukturën normale të lëkurës. Në këtë pikë ndërpritet trajtimi me ekstrakte bimore, sepse shtresat natyrore të shkëputura mbarojnë, dhe fillon procesi i përtëritjes së lëkurës normale.
Mjekët shqiptarë sqaruan në seancë edhe efektet e padëshiruara: Zakonisht gjatë trajtimit në zonën e mishit të huaj nuk është shumë munduese. Ajo do të ndryshojnë nga personi në person. Sidoqoftë dhimbja nuk zhduket plotësisht për rreth 1-2 orë pas përfundimit të seancës gjatë ditëve të para. Me shkatërrimin e melanomës ajo ndjehet më pak dhe kohëzgjatja e saj është reduktuar deri në 2-3 minuta. Dhimbja e mund të ndihet vetëm në raste jashtëzakonisht të rralla, pas trajtimit të mishit të huaj në fytyrë. Një efekt tjetër, që është vënë në dukje, edhe pse shumë rrallë, është ënjtja e kufizuar lokale (3 meshkuj, 3 femra) kur mishi i huaj është i vendosur rreth syrit. Kjo dukuri mund të shfaqet kur trajtimi është aplikuar në temperatura nën 0°C ose mbi 30°C.
Pas sqarimeve të ilustruara me fotografi dhe sekuenca filmike, ata konkluduan:
Të gjithë të sëmurët e trajtuar, pavarësisht nga madhësia e melanomës, por pa prekje të nyjeve limfatike dukshëm, u shëruan plotësisht. Ndër ta nuk kishte asnjë përsëritje të lezionit fillestar pas periudhës së kontrollit. Në asnjë të sëmurë efektet e padëshiruara, nuk u bënë shkak për ndërprerje të trajtimit të melanomës. Ato ishin kalimtare dhe të papërfillshme.
Pas këtij prezantimi u ndie një kureshtje dhe interesim i madh, ligjërata e tyre tërhoqi vëmendjen e shumë studiuesve. Në ditën e fundit të kongresit, vazhduan simpoziumet me tema mjaft interesante dhe shume dobiprurëse për punën e tyre: “Efektet anësore të mjekimit të kancerit të lëkurës”, “Standardet aktuale të metodave imazherike për pacientet me kancer lëkure”, “Metodat e reja në gjetjen e hershme të kancerit të lëkurës”, “Bioshënuesit predikues të melanomës”, “Metastazat në tru” dhe “Objektivat e ardhshme dhe kombinacionet”. Studimi i mjekëve shqiptarë me metoda tradicionale i ilustruar me foto, vazhdoi të tërheqë vëmendjen e qindra studiuesve. Interes i paimagjinueshëm, çuditeshin se nga ky vend i vogël prezantohej një mrekulli. Kënaqësia e tyre ishte e madhe, një mjek amerikan i cili kishte mbrapa edhe një kompani farmaceutike, gati sa fluturonte. Anglezi, rumuni, japonezi, turku, gjermani, gëzoheshin sinqerisht për rezultatin e mjekëve shqiptarë, ata krijuan një lidhje të natyrshme si intelektual të një barrikade që përkushtoheshin për të shpëtuar jetën e njerëzve.
Mbi 160 prej tyre kërkuan fletëpalosjen prezantuese te “ALMS Medical Care Klinika STROKA” dhe ndoqën me interes studimin, duke bërë pyetje të ndryshme rreth ecurisë së melanomës ne vite dhe kancerit pa ngjyrë të trajtuar për 40 vjet me metodën tradicionale shqiptare, trashëgim familjar, përpunuar deri në një formulë fantastike çudibërëse, vetëm mbi qelizat tumorale pa prekur indet e shëndosha. Të gjithë mrekulloheshin me këtë arritje, si të ishte një arritje e tyre, duke i uruar që së shpejti kjo metodë të gjejë përdorim edhe në klinikat e tyre.
Mjekët shqiptarë informuan se nuk përdorin as thikë, as rrezatim, vetëm me bimësi të vendit, nga Flora e Kurveleshit. Metoda e mjekëve Stroka nga Golemi është e perfeksionuar, por ka vështirësi, pa ditur disa sekrete në aplikimin e saj në përgatitjen e formulës dhe përdorimin tek të sëmurët.
Pjesëmarrja e tyre në kongres ishte një ballafaqim me mendimin më të përparuar shkencor botëror, ata u përballën edhe me ndonjë kundërshti, sikundër ishte një mjeke braziliane e re, përfaqësuese e një firme farmaceutike. Ajo ishte apriori kundër dhe mohonte të gjitha metodat e mjekësisë popullore, pa mundur ta argumentonte mohimin e saj. U desh ndërhyrja e një mjeke spanjolle, cila u mundua ta amortizonte pa e fyer, duke i shpjeguar, se nuk kemi të bëjmë me matrapazët e Brazilit, që e shpërdorojnë metodën tradicionale, por me një metodë tërësisht shkencore që përdoron bimë mjekësore të vendit të vet.
Në këto situata Laveri i drejtoi mjekes braziliane pyetjen: “Nga lindi mjekësia moderne Zonjë”?
Mesazhet dhe përshëndetjet drejtuar Laverit dhe Afërditës janë me qindra, ata e uronin për suksesin në kongres, duke e konsideruar si Bilal Golemin, i cili u bënte thirrje mjekëve shqiptarë në botë, që të ktheheshin në Shqipëri për të kontribuar në atdhe.
Traditë familjare
Mjeku i talentuar, me një ndjenjë të theksuar humanizmi, ka rënë në kontakt me këtë eksperiencë qysh fëmijë, kur nëna e tij përgatiste mjekime të tilla për të sëmurët nga fshati. Nëna e Laverit kishte mësuar nga babai i saj, Sheh Medi Islami, i cili ishte kthyer pas 8 vjetëve nga Egjipti. Patrioti Dervish Hima i dorëzoi shtatë abetaret e gjuhës shqipe pikërisht Medinit, i cili punonte edhe për çështjen kombëtare shqiptare në krahinë. Ai ishte super mjek, shëronte antraksin, kafshimin e gjarprit, sëmundjet e gojës dhe sëmundjet e kokës. Ai arrti të bënte edhe proteza prej gëzhojave të plumbave të pistoletës. Në kohën e Luftë së Dytë Botërore, nga Berati i sollën një rob gjerman me këmbën e gangrenizuar, me shpresën se vetëm ai mund ta shëronte. Ai shfrytëzoi traditën shqiptare mbështetur në bimësinë e kraninës, duke e kthyer Golemin në një spital rajonal.
Në këtë mjedis është formuar dhe frymëzuar mjeku i palodhur Laver Stroka, punëtor dhe i ndershëm, duke ja trashëguar eksperiencën të bijës, Afërdita Koka. Ata e nderuan emrin e tyre, por nderuan edhe Shqipërinë në Kongresin Botëror të Vjenës.

http://www.wccs2016.com/index.php?eID=tx_nawsecuredl&u=0&file=fileadmin/user_upload/MAIN-bilder/WCCS2016/WCCS2016_Programm_inet-23-08-16.pdf&t=1474300368&hash=32994788e48c904b9aa9bed6232a9733c4b5e81e P070
Amerikani gati sa nuk fluturonte – jane mesuar shqiptaret qe fluturojme me presh ne…….Pse duhet te disinformohet publiku ne kete menyre??!!!
Duket qe autori i ka dhene dhe nota prozaike por nuk shoh dizinformim ketu. Por eshte fakt qe te huajt jane me dashamire ndaj inovacioneve dhe punes shkencore perkundrejt skepticizmit shqiptar qe eshte ne kufijte e xhelozise. Nese je ne gjendje informoje publikun ne menyren e duhur nese ndjen qe ky artikull dizinformon
Positiv,
edhe une perpiqem te jem positive sa te mundem. Po ashtu perpiqem qe ti shoh problemet ne nje aspekt positiv. Ama, te shkruash brockulla te tilla dhe te disinformosh publikun, nuk me duket e drejte. Kushdo qe ka marre pjese ne nje konference/panair e di se c’do te thote nje “poster booth”.
“Pas këtij prezantimi u ndie një kureshtje dhe interesim i madh, ligjërata e tyre tërhoqi vëmendjen e shumë studiuesve” S’ka ligjerate zoteri – je ne nje kabine a tavoline, me fletepalosjet e tua dhe njerezit qe vijne marrin dhe e lexojne. Kaq, s’ka me nevoje per koment. Linkun e ke me siper.
“Ata shpjeguan se diagnoza përcaktohet duke u mbështetur mbi të dhënat dhe dukuritë, dhe në disa raste, edhe nga dermoskopia dhe biopsia”. Dhe ne disa raste?????!!!!!!!!!! Eshte e vertetuar plotesisht qe prognoza e melanomes varet teresisht nga thellesia e lezionit. Njerezit qe e lexojne kete pacavure, me te drejte mund te mendojne qe nuk kane nevoje per biopsy, te hallaviten rrugeve, te lyhen me hudhra e dellinje – mundesisht nga krahina e Kurveleshit dhe te humbasin kohen duke lene lezionet te perparojne. Melanomes, ja degjon muziken pas vitesh edhe pas nderhyrjes kirurgjikale.
Statistikat per 27,000 paciente stadi I and II, ne raport me thellesine e lezionit
●T1: ≤1 mm; 10-year survival 92 percent
●T2: 1.01 to 2.00 mm; 10-year survival 80 percent
●T3: 2.01 to 4.00 mm; 10-year survival 63 percent
●T4: >4 mm; 10-year survival 50 percent
A e kupton sa keq duket nje prezantim qe thote 3-7mm thellesi, melanoma e ulceruar, 38 paciente te kuruar etj,etj.? Nxirr kartelen klinike, gjithe biopsite, stadin etj etj, para se te flasesh.
Une nuk jam kunder mjekesise popullore. Edhe une jam nga nje krahine qe ka patur xherahe me emer.
Ama kur degjoj dhe lexoj gjera te tilla, padyshim jam skeptic, sepse dua prova. Dokumentim me fotografi e video jane pallavra, qe mund te bindin dike ne Golem o Kurvelesh, po jo ne boten shkencore.
Skepticizmi shqiptar??? Shqiptaret vetem skeptike nuk jane. Jane naïve dhe besojne kollaj. Prandaj e hane sapunin per djathe. Po te ishin skeptike nuk do te genjeheshin nder vite nga te njejtet sharlatane, nuk do te kishte diktature te proletariatit, demokraci me dy gishtat lart, Vefa e Sude, LSI, PD e PS, etj etj.
Pershendetje
Nga larg,
E lexova komentin tend dhe paraprakisht nuk marr persiper te te kundershtoj ne fushen e mjekesise sepse nuk jam mjek por ne linjen llogjike disa gjera qe ju permendni nuk me shkojne.
– Sqaroni me te drejte cfare eshte nje “Poster Booth” por nuk sqaroni nese te gjithe kane te drejte te paraqesin studimet e tyre ne forume te tilla, apo pjesmarrja qofte dhe me poster kalon ne filtra teknike e shkencore?
– Per mesazhet e gabuara qe jep artikulli. Jo te gjithe e lexojne sic e lexon ti kete artikull. Une si jo mjek, nuk kuptoj qe duhet te lyhem me vaj e uthull por kuptoj qe pervec metodes kirurgjikale qenka dhe nje metode tjeter alternative qe dy mjeke studiues kurajoze e paraqesin deri ne forumet me te larta shkencore pa patur frike nga ambienti akademiko shkencor jo vetem ne Shqiperi por dhe ne Bote.
– Thua qe nuk je kunder mjekesise popullore. Mire ben sepse mjeksia protokollare eshte industri dhe dihet qe kete industri e mban gjalle industria e farmaceutikes…. Por ne kete rast gjykon nje artikull apriori qe dihet nuk eshte mirefilli artikull shkencor.
– Eshte e drejta juaj qe per tu bindur kerkoni prova shkencore jo foto, por keto prova duhet tja kerkoni mjekeve jo artikullshkruesit sepse ndoshta ato e kane te dokumentuar punen e tyre per aq kohe sa paraqesin ne nje forum te tille te larte nje studim shkencor.
Ndersa per skepticizmin e xhelozine e kisha per ambjentin tuaj jo per masat dhe per kete te jesh I bindur qe ne naivet kemi fakte me thase.
Dite te mbare
Faleminderit per pergjigjen llogjike
1- “Poster booth” mund te paraqesesh cdo material qe ke apo qe mendon eshte I vlefshem per pjesemarresit. Pervec faktit qe permenden ne fletepalosjen e aktivitetit, nuk jane pjese e diskutimeve dhe debateve te hapura ne salle.
2- Kete problem kam edhe une – njerezit lexojne artikullin, nuk kuptojne shume dhe mendojne qe kurohet lehte dhe e gjeten shpetimin e nderkaq humbasin kohe jashtezakonisht te cmuar
3- Jemi dakord ne kete pike
4- Skepticizmi eshte nje mekanizem mbrojtes dhe normal. Nqs ti me argumentonn dicka per te cilen une jam skeptik, une te them faleminderit. Xhelozia nga ana tjeter produkt i paaftesise – ne kete nivel nuk ka vend per diskutim. Une i ktheva nje pergjigje Z. Stroka, per shkrimin e pare. Lexoja cfare kam shkruar
Pershendetje Laver dhe urimet me te perzemerta vellazerore per suksesin e madh te arritur. Me kete na nderon te gjithe neve, bashkekrahinareve te tu kurveleshas e lab, por edhe gjithe shqiptaret.
Pershendetje o i larguar! Perfaqesuesi i kompanise farmaceutike prodhuese te IMLYGIC, qe perdoret ne forme injeksioni per trajtimin e melanomes metastatike ne lekure, kur pa studimin tone te ilustruar me foto ku kemi trajtuar per 40 vjet me sukses te pakrahasushem ne bote, te them te drejten me befasoi me ate reagim aq miqesor emocional sikur suksesi te ishte arrire nga familjaret e vet, jo nga dy shqiptare. Po te tilla emocione kane shprehur edhe mjaft kolege te tjere qe kishin kryer studime ne kete semundje. Per te pare me syte e tu kete realitet, edhe pse ndoshta nuk te pelqen per formimin tend, kerko shoqeri ne fcb me Laver Stroka dhe aty do te gjesh te pasqyruar ne dritaren “ALBUM NGA VIENA” fotot me presidentet e dy kongreseve(boteror qe e publikoi gazeta Dita dhe europian) dhe disa studjuesve nga Gjermania, Rumania, Hungaria, Japonia, Turqia, Polonia, Anglia, …. Nje arkiv te pasur me foto ne disponojme per keto evente qe beme te njohur vendin tone me nje arritje qe duhet te lumturonte edhe ty me shoke si qindra te tjere, sidomos pacientet e sheruar ne duart tona.
I nderuar I larguar! Persa i perket arritjeve tona ne kete fushe te kancerit te lekures me dhe pa ngjyre po sqaroj se pacientet tane nuk vine nga rruga prej injorances, por prej institucioneve shkencore spitalore shqiptare dhe europiane e amerikane, pasi nuk kane gjetur sherimin pas nje ose 4, 7. ..dhe 21 nderhyrjeve kirurgjike plus radioterapise ne mjaft raste. Deshmitare te ketij suksesi befasues jane Profesor Pjerin Radovani qysh prej viteve ’70, prof Panajot Boga, prof Afrim Tabaku, Prof Skender Durresi, Prof Hekuran Braho, Dr Izet Culli, dhe me dhjetra te tjere. Puna jone eshte e pasqyruar. Po te sqaroj se kemi mbi 1300 paciente me kancer jo melanome dhe 38 me melanome. Asnje prej tyre nuk eshte marre ne trajtim pa konsulten ne qendrat e specializuara brenda dhe jashte vendit ku eshte konfirmuar diagnoza. Suksesi jone kapercen arritjet boterore te derisotme ne kete fushe. Do apo sdo ti ta marresh ne konsiderate eshte e drejta jote. Une te uroj te mos vuash nga keto semundje pasi jam i sigurte se do te na proferosh sic ndodh sot me mjaft kolege jo te paditur por me formim te plote si njerez dhe si profesioniste. Jo larg kjo formule ne prefeksionim te vazhdueshem do te behet e perboteshme do apo sdoni ju. Persa i perket lapsuseve te gazetarit kjo ka rendesine e vet por nuk e cenon thelbin: Kombi shqiptar si nje nder me te lashtet e Europes ka tradita edhe ne mjekesine popullore, bazen e mjekesise moderne. Kete e faktuam ne permes studimit te prezantuar permes posterit ne kongresin e 12 Europian dhe te 16 Boteror per kancerin ne viene. Me qe je mjaft i interesuar po te informoj se klinika jone po arrin nje sukses edhe ne trajtimin e KERATOMES ACTINIKE ME MJEKESI TRADICIONALE SHQIPTARE. Kete e diskutuam edhe me Prof Claus Garbe ne perfundim te simpoziumit me kete teme dhe ai paraqiti interes te vecante per kete metode po tradicionale shqiptare qe nuk ka te beje me ate Australiane te njohur.
Zoti Stroka,
Komenti im qe i lidhur me menyren se si ishte shkruar artikulli, i mbushur me informacion banal qe keqinformon lexuesin. Nese dikush diagnostikohet me melanome patjeter duhet te dije thellesine e lezionit. Duke lexuar kete artikull nje i semure mendon qe s’ka nevoje per biopsy. Si mund ta diferencosh melanomen nga shume lesione te tjera pa nje biopsi? Seborrheic keratosis,pigmented basal cell carcinoma, blue nevus, angiokeratoma,vascular tumors, traumatic hematoma,venous lake,hemangioma, dermatofibroma,fibrous histiocytes, pigmented actinic keratosis – te gjitha keto mund te te ngaterrojne, prandaj duhet biopsia. Nqs ti zoteri i ke te provuara me biopsy, perpara dhe mbas trajtimit, publikoi ne nje reviste mjekesore. Cdo reviste me reputacion, ka nje ekip qe studjon gjithe dokumenat dhe vendos nese ja vlen te botohet apo jo. Do te jem i pari qe do t’ju uroj publikisht.
Une shkruaj nga larg, por nuk jam i larguar. Gezohem sa here degjoj gjera positive. Nder vite kam marre pjese ne shume konferenca dhe e di si funksionojne. Nuk perdor fcb. Nuk kam pse te shikoj fotografite tuaja – cdokush ka nje cellular dhe mund te besh nje fotografi me cdo njeri ne cdo cast. Me fotografite mund te impresionosh njerezit e padale te mehalles
Pershendetje
P.S. Gazeta e ka emailin tim. Nqs mendon qe arritjet tuaja jane te pakrahasueshme ne bote, une do t’ju ndihmoj te pregatisni dhe te nisni studimin tuaj per shqyrtim dhe le t’ja leme eksperteve te vendosin