Mjekë dhe infermierë në spitalin e Durrësit kanë protestuar sot për të marrë pagë shtesë, pasi sipas tyre, që para se të niste situata me pandeminë COVID-19, ata kanë punuar përtej fashës që iu takonte.
Ata kanë thënë se kanë punuar jashtë orarit, dhe Kodi i Punës përcakton shpërblim për të gjitha ditët e punës.
“Kemi punuar 60 orë në javë, jo 40. Kemi shkuar kudo, i kemi bërë SMS Ramës por asgjë. Janë 22 punonjës të prekur. 12 vetë kanë marrë para se janë ca të nënës e ca të njerkës. Pika një e vendimit të Ramës na përfshin dhe neve, por kështu i kanë ndarë.
Edhe ata që kanë punuar në vijën e parë të COVID-19 nuk kanë marrë asgjë. Nga nëntori s’kemi marrë asnjë lekë. As për tërmetin. Të tjerët janë ata të koronavirusit dhe nuk kanë marrë asgjë. Mua më keni parë aty sa herë keni ardhur. Drejtoresha nuk zbaton asnjë vendim të ministrisë.
Urdhëri i kryeministrit s’njihet. Ata justifikohen me “s’ke punë të dish ti”, lista e shpërblimit u bë e fshehtë. Edhe sot nuk e dimë kush mori para. Në fund të vitit e njëjta gjë. Asnjë punëtor thotë s’dimë gjë. Vetëm ato që do drejtoresha marrin lekë” , tha njëri prej mjekëve.
Ndërkohë që edhe të tjerët theksuan marrëdhënien jo fort të mirë mes drejtoreshës së këtij institucioni dhe mjekëve. Jo çdo gjë sipas tyre bëhet për para, por në këtë spital mungon vlerësimi.
“Nuk është vetëm punë shpërblimi, kemi probleme të tjera që nga organizimi, tek vlerësimi i punës sonë. Njësoj siç e tha edhe Ziaji. Jam personi i gabuar. Për mua kush punon duhet të marrë paratë. Unë si mjek vlerësoj punën por s’jap dot më tej. Unë flas për vlerësimin që më është bërë mua sot si mjek. S’është respektuar etika dhe puna. Që nga fillimi, s’na thanë as faleminderit. Është një e tërë”, tha një tjetër mjek.
Disa javë më parë ishin mjekët e Spitalit të Lezhës ata që kërkuan shpërblim nga qeveria për trajtimin e pandemisë COVID-19.
Ata thanë se ishin në vijën e parë të zjarrit, ndërkohë që qeveria tha se bëhej fjalë për një keqkuptim dhe se të vetmit që do të merrnin bonusin perj 1500 euro janë mjekët e spitalit COVID në Tiranë.
j.l./ dita

JU LUMTE, NE RRUGEN E DUHUR
Ju nuk keni pse luteni, ju (jeni mjeshtra) i merrni vete…me ryshfet.
asad @…..
Kur nuk te pagon shteti ,do maresh ryshfet , me gjithe ate keta mjeket kane te drejte dhe te hedhin Ramen ne GJYGJ e mos behen loder ,duhet te dine si ta kerkojne djersen e tyre ,si edhe ne tjeret popull qe na neperkemin pa meshire .