Mjekët e Spitalit Rajonal të Fierit kanë ndërprerë këtë të hënë punën, në shenjë proteste ndaj arrestimit të kolegëve të tyre në Tiranë, për vdekjen e 35-vjeçares Aida Çakju dhe foshnjës së saj.
Për rreth 30 minuta, mjekët janë grumbulluar përpara hyrjes së spitalit, ku në heshtje kanë shprehur solidaritetin me mjekët e ndaluar nga policia kryeqytetase.
“Ata nuk mund të ndalohen kështu. Ata duhet të gjykohen dhe nëse dalin fajtorë të dënohen”, ka deklaruar Besnik Brahimaj, kryetar i Urdhërit të Mjekut në Fier.
Ai ka shtuar nga ana tjetër, se nuk janë të pakta edhe rastet kur bluzat e bardha janë dhunuar në krye të detyrës. Në përfundim të protestës, mjekët i janë kthyer punës në spitalin rajonal.
Një nismë të ngjashme kanë ndërmarrë edhe mjekët e Vlorës, të cilat janë mbledhur para godinës së spitalit për 30 minuta po ashtu në heshtje.

shiko mjekun duke kruajtur bythen,keta qelbesira( jo te githe,po shumica e tyre) qe ngelen duke rrjepur popullin,dalin dhe protestojne.Po per ate nene dhe femijen si tja bejme?ju jeni njesoj si gjykatesit,prokuroret.ju jeni kriminele,
Edhe sikur te mos kishte ndodhur ky krim qe kan bere shoket tuaj,ju dhe pjesa ma e madhe e juaja duhet arrestuar.Po derisa vendin e drejtojn bandat pse te mos beni edhe ate keni bere e po beni derisa te shkoni ne banken e te akuzuarve.
Po per dy jetet qe u shuan per fajin e kolegeve tuaj kush proteston .
Ju nga mjek ne sherbim te jetes se qytetareve jeni kthyer ne mjek ne sherbim te bisnesit tuaj .