Mjekët e urgjencës të ezauruar, studimi: 70% shfaqën të paktën një simptomë të “bournout”

Ornela

Mbingarkesa dhe stresi i tejzgjatur gjatë pandemisë së Covid ka çuar drejt ezaurimit shumë prej bluzave të bardha në mbarë botën. 62% e mjekëve të urgjencës në 89 shtete të pyetur nga Shoqata Evropiane e Mjekësisë së Urgjencës kanë shfaqur të paktën një prej shenjave të “bournout”.

Shifrat në Shqipëri janë dhe më të larta.

“Përgjigjet nga Shqipëria e rendisin atë shifra të larta si Portugalia, Italia, Turqia, më mirë se Franca, por mbi mesataren europiane. Rreth 70% e të pyeturve kanë referuar një simptomë të sindromit “bournout”.”

Studimin që vjen në ditën ndërkombëtare të urgjencës mjekësore kryetari të Shoqatës Shqiptare Edmond Zaimi e cilëson një kambanë alarmi për sistemin shëndetësor në vend. Personeli sipas tij konsumimin në vendin e punës po e shfaq në disa forma.

“Shfaqet me mungesë të interesit për punë. Tendencën për tu larguar nga puna e kanë shprehur 25% e të intervistuarve.”

Sindromën e “bournout” sipas studimit po e shfaqin më shumë profesionistët e rinj në shërbimet e urgjencës. Erion Bala specializant i vitit të tretë tregon vështirësitë me të cilat përballet gjatë punës në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.

Konsumimi në vendin e punës po shfaqet dhe me braktisjen e specialitetit të urgjencës nga mjekët e rinj. Vetëm një prej tyre këtë vit ka përzgjedhur këtë specialitet nga 15 vende të lira. Pavarësisht se prej dy vjetësh punon në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT Kledi Prifti mjek i përgjithshëm e ka më mëdyshje ndjekjen e këtij specialiteti.

Specializimi për mjek urgjence në vendin tonë është relativisht i ri. Prej vitit 2015 deri tani nga Universiteti i Mjekësisë kanë dalë 25 mjekë të tillë. Pjesa tjetër e personelit shëndetësor që shërbejnë në këtë fushë vijnë nga specialitet te tjera.

o.j/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *