Vdekja e “Dr. Florit”, Prokuroria hap hetimet për akuzat e familjarëve

Bledar Lumani

Prokuroria e Tiranës ka hapur një hetim mbi pretendimet e familjarëve të këngëtarit të njohur si “Doktor Flori” për mungesën e mbërritjes në kohë të ambulancës. Nga ana e saj edhe policia e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje më këtë ngjarje.

Por organi i akuzës së kryeqytetit e ka regjistruar kryesisht procedimin penal për “Mosdhënie të ndihmës së parë”.

Sipas Prokurorisë, procedimi penal parashikohet nga neni, 97 i Kodit Penal për rastin e vdekjes së shtetasit Floran Kondi.

Ndërkohë Urgjenca e Tiranës ka mohuar akuzat për vonesë të mjetit mjekësor transportues, duke saktësuar se ka qenë në banesën e artistit 3 minuta pas raportimit. “Bashkëshortja e Florit njoftoi fillimisht për gjendje të dehur të tij”, – thanë drejtues të Urgjencës.

Hetimet kanë nisur pas deklarimeve të fundit të disa prej familjarëve të këngëtarit të njohur, të cilët pretendojnë se ndihma e mjekëve ka munguar në momentin që bashkëshortja e “Doktor Florit” ka kërkuar.

Mësohet se policia ka marrë dëshminë e familjarëve të artistit të njohur, por edhe të mjekëve të Urgjencës që ishin në turn atë mbrëmje.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka sqaruar se ambulanca ka qenë në Urgjencë në kohën kur është bërë thirrja telefonike nga të afërmit e Floran Kondit.

“Në radhë të parë, i shpreh ngushëllime familjes për humbjen e të dashurit të tyre, – ka thënë Beqaj. –  Nga të dhëna zyrtare, më rezulton se thirrja telefonike është bërë në orën 10:08. Ndërkohë që në orën 9:40 ka shkuar një grua e re në urgjencë, ku është paraqitur me një fëmijë, duke kërkuar ndihmë për një person që kishte konsumuar alkool.  Ambulanca ka qenë në urgjencë kur është bërë thirrja telefonike. Gruaja e re nuk pranoi të thirrej edhe një punonjës policie, pasi në rastet kur konsumohet alkool, shoqërimi me polic është i detyrueshëm”, – ka theksuar Ministri i Shëndetësisë.

“Doktor Flori” ndërroi jetë një ditë më parë, ku dyshohet që shkak të ketë qenë një overdozë. Ai është përcjellë sot në orën 11:00 në banesën e fundit pas homazheve që iu bënë nga miq, artistë, adhurues të muzikës në hollin e RTSH-së.

***

Mjekët kërkuan që Dr. Flori të çohej nga e shoqja në spital?!

Vdekja e këngëtarit të njohur Dr. Flori një ditë më parë, ndoshta mund të ishte shmangur, nëse do të ishte çuar më shpejt në spital.

Por, mjekët në mënyrë skandaloze kanë kërkuar nga bashkëshortja e tij, që ta çonin vetë në spital.

Kjo është pohuar nga pastor Fitor Muça në emisionin “Opinion”.

Ai ka thënë se kishte qenë në momentet e fundit të jetës së Dr. Florit, pasi ishte marrë në telefon nga e shoqja e këngëtarit.

E kishin marrë urgjencën në telefon, por ajo nuk po vinte megjithëse klinika është vetëm 5 minuta larg në këmbë.

Ata thoshin vetëm që nuk kemi ambulancë për momentin pasi është diku tjetër.

Bashkëshortja e tij, ka marrë djalin në dorë dhe ka shkuar tek ambulnaca e lagjes ku i kanë thënë që ta sjellin familjarët në urgjencë.

Por kjo ishte e pamundur pasi Flori ishte shumë i rëndë.

Si ka mundësi që t’i thuhet një nëne të re me një fëmijë në krah silleni këtu të sëmurin, kur mjekët mund të shkonin në këmbë për të ndihmuar një njeri” – tha pastori Muça.

Share This Article
8 Comments
  • i shpreh ngushellime familjes se dr florit.
    nuk komentoj rastin me urgjencen,
    drejtesia ta verifikoje per te verteten…..
    por nuk mund te ri pa deklaruar se kam pleqeruar nene dhe babain,dhe kam patur raste 6 here me urgjencen gjate periudhes 2009 e deri ne shtator 2014, sa u ndane nga jeta dhe deklaroj me cilesine e qytetarit te pergjegjshem se mjeket e urgjences me jane pergjigjur shume korrekt ne kohe.
    dhe me kane sherbyer si mjek, jo si taksambleshes.
    e bera kete koment vetem per te mos erresuar punen e palodhur te ketij ekipi.

  • i shpreh ngushellime familjes se dr florit.
    nuk komentoj rastin me urgjencen,
    drejtesia ta verifikoje per te verteten…..
    por nuk mund te ri pa deklaruar se kam pleqeruar nene dhe babain,dhe kam patur raste 6 here me urgjencen gjate periudhes 2009 e deri ne shtator 2014, sa u ndane nga jeta dhe deklaroj me cilesine e qytetarit te pergjegjshem se mjeket e urgjences me jane pergjigjur shume korrekt ne kohe.
    dhe me kane sherbyer si mjek, jo si taksambleshes.
    gjithashtu nisur nga reaksioni i vaksines peliciline,dhe qe nuk mund te behej ne polikliniken e lagjes 5,kam bere 21 inxheksione ne urgjence,2 here ne dite,pa asnje refuzim te personelit.
    e verteta eshte kjo, rasti te gjykohet dhe te denohet penalisht.
    e bera kete koment vetem per te mos erresuar punen e palodhur te ketij ekipi.

  • Kjo kuptohet qe familjaret nuk kane lajmeruar. Tani mundohen te justifikohen. Kane thirrur pastorin perpara dhe me pas kane vajtur tek urgjenca. Duhet ta kene me veten , jo me mjeket.nejse, kuptohet qe kane hezituar te lajmerojne nga frika qe te mos merret vesh.Ngushellime!

  • Fajin e ka sistemi! Keto ngjarje ndodhin kudo! Me vjen keq ,per kete djale te talentuar, qe iku para kohe! Ngushellime familjes.Por si gjithmone PD ben loje politike! Turp! Harron Berisha, qe e ka udhehequr kete vend, me shume se cdo politikan tjeter!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *