Një britanik i infektuar me një formë të gonorreas rezistente ndaj të gjitha ilaçeve, duket se është bërë bërë subjekt hetimi nga zyrtarët e shëndetësisë.
“Infeksioni është shumë rezistent ndaj trajtimeve të para të rekomanduara për gonorrean”, thotë dr. Gwenda Hughes, nga Shëndeti Publik Britanik.
Kjo është hera e parë në të gjithë botën që është raportuar një rast i tillë me infeksion rezistues ndaj dy antibiotikëve që e luftojnë këtë sëmundje, si azithromycin dhe ceftriaxone.
Pacienti është prekur nga ky infeksion seksualisht i transmetueshëm në Azinë Juglindore, një muaj përpara se t’i shfaqeshin simptomat e para.
s.a/dita

…. paska qene andej nga Tajlanda, apo Filipinet dhe paska punuar sade pa vegla pune.