Mjekët në kafetë e Tiranës, rrethet bosh!

redaktor

Letër e nënshkruar

Guri Radomi

 

Në një emision te një nga televizionet kombëtare, i bëhej jehonë një mjekeje, që pasi kishte dalë në pension i shërbente banorëve të Zagories në Gjirokastër me dëshirën dhe vullnetin e saj human. Banorët ishin të kënaqur dhe shprehnin hapur falenderimet e tyre për këtë mjeke (emri i së cilës nuk më kujtohet), sepse ajo jo vetëm që i vizitonte, por u sillte edhe barnat e nevojshme sa herë që shkonte e vinte në Gjirokastër.

E gjithë kjo histori bëhej sepse në këtë zonë të thellë malore tani nuk kish më mjekë dhe personel mjekësor. Lind pyetja: ç’u bënë mjekët dhe personeli tjetër mjekësor që shërbenin më parë në zona të thella të vendit? Lind nevoja që shteti të krijojë dikasteret përkatëse, pasi të kenë studiuar këto probleme që ne vetëm sa prekëm në një pjesëz të tyre, të nxjerri dekretet dhe ligjet e nevojshme që asnjë gjë të mos i mungojë popullit, jo vetëm brenda “unazës” së Metropolit, por edhe në skajet më të largëta të vendit. Paratë që grumbullohen nga taksat e popullit që paguan, të mos shkojnë dëm, por në favor të taksapaguesve.

 

Share This Article
1 Comment
  • Mjeket i gjen ne kafenete e QSUT Nene Tereza, me ore te tera duke pire kafe e bere pazare per sherbimin, duke i lene pavionet vetem me sanitare e pastruese.Pagat i marrin nga taksapaguesit shqiptare, ndersa korupsionin e tyre e paguan pacienti i mjere qe ka rene ne doren e ketyre kriminelve me bluza te bardha. Per zonat e thella, bile edhe per rrethet e largeta akoma nuk ju ka ardhur radha reformave. Te mbjellim nje here pemet e QSUT-se, pastaj te heqim ato ferrat ne Dragobi, Kelmend, Okshtun apo ne Zagori!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *