Mjekët që dalin në pension, duhet të lënë punën

anazapta

Ndonëse mbushin moshën e pensionit, shumë prej mjekëve të shërbimeve të ndryshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kërkojnë që të vijojnë edhe më tej punën në specialitetin e tyre. Duket se kërkesat e bëra nga mjekët për të vijuar qëndrimin në punë, edhe pse kanë mbushur moshën e pensionit kanë qenë të shumta, aq sa kanë nxitur edhe reagimin e kreut të shëndetësisë Ilir Beqajt. Gjatë analizës një vjeçare të punës së QSUT-së, në fund të fjalës së tij ministri Beqaj u ka kërkuar mjekëve që t’i japin fund ndërhyrjeve dhe kërkesave për të vijuar punën pasi kanë mbushur moshën e pensionit. Sipas ministrit mjekët që kanë mbushur moshën e daljes në pension duhet të lënë punën, duke liruar vendet edhe për mjekët më të rinj. ”Dalja në pension ose plotësimi i kushteve të pensionit është një ngjarje e parashikuar në jetë. Ju lutem përpiquni të mi reduktoni kërkesat për të punuar edhe pas moshës së pensionit”, është shprehur ministri Beqaj, para drejtuesve të shërbimeve të kësaj qendre spitalore. 

Share This Article
1 Comment
  • Sigurisht qe duhet ta lene punen, po te duan te ndihmojne le te thirren ne komisione ose per keshilla kundrejt nje shperblimi modest.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *