Mjekët të fyer, kërkojnë dorëheqjen e ministrit Beqaj

redaktor

Duke folur në emër të bluzave të bardha, si dhe kaosit të shkaktuar në radhët e tyre gjatë dy javëve të fundit, mjeku Kalo shprehet se ministria ka marrë një vendim të nxituar për testimin, jo të mirëstudiuar, pa përfshirje të profesionistëve të fushës. “Kjo tregon se ministri nuk e ka kuptuar se çfarë përfaqëson mjeku në tërësinë e tij, e në këtë pikë duhet t’i kërkojë falje publike gjithë armatës së bluzave të bardha, dhe nëse ministri ynë është i përgjegjshëm duhet të japë dorëheqje të menjëhershme. Ministri Beqaj duhet të japë një sërë përgjigjesh ndaj pyetjeve të tilla se me kë po i bën reformat? Cilat platforma po ndjek? Çfarë modeli po ndjek në testimin në masë të bluzave ët bardha? A kishte dhe a ka planifikuar ministri ngritje pagash duke e barazuar ato me vendet fqinje meqenëse u referohet atyre? Çfarë stafi ka në ministri, apo bordet me të cilat po punon për këto reforma?”, shton Kalo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *