Mjekja e familjes / Gjendja e tij ishte e rëndë. Vizitat në spitale i kishte fobi

Arta Taja

Nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një 65-vjeçar i prekur nga COVID-19, u hodh nga ballkoni e gjeti vdekjen, dalin detaje të reja nga mjekja e tij e familjes, Valbona Kola. Ajo tregoi se si ishte gjendja e pacientit të saj, Hasan Mira dhe se ajo e ishte detyruar që të niste Mirën drejt Tiranës për shkak të gjendjes së tij të rënduar.

“Gjendja e tij ishte pa diskutim e rëndë, përderisa unë e nisa për në Burrel dhe atë në Tiranë, me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, djersë, lodhje”, – tha mjekja, ndërsa shtoi se pacienti nuk ishte në gjendje të keqe psikologjike.

“Ai gjithmonë e ka pasur fobi vizitën e paraqitjen në spital. “Unë s’dua të shtrohem”, – më tha kur i pohuam se do të shkonte në Tiranë. Por që ishim të detyruar ta përcillnim nga gjendja e rënduar, po ai s’donte në fakt”, – tha ndër të tjera mjekja. Mjekja zbuloi gjithashtu edhe telefonatën e fundit që kishte bërë me të, pasi ishte shtruar në spitalin COVID2, ku i kishte treguar se nuk ishte aq keq sa i kishin thënë.

“Dua të them që në darkë, pasi familjarët u kthyen nga Tirana, më ka marrë në telefon e më tha, se kam qenë dhe mike për familjen, më tha në emër, ‘Vali s’qenka këtu në spital siç e kanë interpretuar në media njerëzit’, se kishte frikë, mos ishte si burg, por më tha se ishte mirë. Ai asnjëherë s’ka pasur probleme mendore apo të jetë trajtuar në këto 30 vite në dijeninë time. Sipas familjarëve, ai ka pasur rezistencë për tu shtruar, nuk donte, por për shkak të gjendjes… Familjarët më thoshin është rëndë, djali ka qenë te spitali”, – përfundoi mjekja. /Shqipërialive/

a.t /  dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *