Linda Ciu, doktore e Shkencave Mjekësore, pediatre e përgjithshme në Medway, si dhe anëtare Akademisë Amerikane të Pediatrisë. Mjekja që jeton prej 15 vitesh në Amerikë nuk i ka shkëputur asnjëherë marrëdhëniet me kolegët në Shqipëri dhe është e gatshme, së bashku me mjekë të tjerë të diasporës, të kontribuojë për mjekësinë shqiptare. Filozofia e ndryshimit është e thjeshtë. Me hapa të vegjël, këshilla të thjeshta, nga edukimi në shkollë tek roli i medias, vizitat e rregullta mjekësore dhe mospërdorim të antibiotikut pa kriter. Shprehet se shqiptarët kanë qenë të varfër, të abuzuar ndër vite, dhe jo vetëm e meritojnë një kujdes shëndetësor cilësor, por nuk kanë kohë dhe arsye të presin më gjatë. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” në “Ora News” ku ka folur për pamundësinë për të pasur një sistem shëndetësor falas…
Zonja Ciu, suksesi është i lehtë për t’u arritur?
Suksesi nuk është kurrë i lehtë për t’u arritur, sidomos suksesi i merituar. Suksesi mund të përcaktohet në shumë mënyra por një sukses i merituar, një sukses i vërtetë, nuk është kurrë i lehtë. Nuk mund të fluturosh drejtë suksesit, gjithmonë duhet që ta ndjekësh rrugën. Duhet ta fillosh me hapa që nga fillimi e deri në fund. Dhe është e vështirë, sidomos kur do të arrish sukses në një vend si Amerika, që është një vend i zhvilluar, që gjithë bota kthen sytë, por në fund ia vlen.
Po ju pse tentuat në fakt? Një karrierë të suksesshme në Shqipëri, një Fullbright në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u rikthyet për të ikur prapë. Si ishte rrugëtimi juaj?
Gjithmonë, kur je në fushën e mjekësisë dëshiron që jo vetëm t’i shërbesh pacientit sa më mirë, në mënyrë korrekte nga ana shkencore, por gjithmonë i bën vetes pyetjen; a bëra më të mirën? Kur unë shkova me Fullbright në Amerikë mësova shumë gjëra, dhe një eksperiencë klinike të paparë. Erdha që ta zbatoj këtu me ato kushte që ne kishim atëherë. U krijua një bërthamë kur ne hodhëm disa hapa bashkëkohorë. Pas vitit 1997 ishte një periudhë e zezë, ku gjithsekush kishte pikëpyetje në kokë, se si do të shkojë puna më vonë, apo nëse do të kishte cikle të tilla sërish. Ishte mundësia për të ikur, përmes një ribashkimi familjar nga ana e bashkëshortit tim. Thashë do ta provoj një vit. Nëse nuk e bëj do të kthehem sërish në Shqipëri. Kështu u nisëm, me idenë që një vit do të ishte provë.
Në Mars të vitit 1999, u nise me idenë që do ta provoje?
Po po, dhe thoja se nuk ia dal e do të kthehem prapë. Megjithatë ia vlente, ishte një sfidë, me vetveten më shumë.
Por sot çfarë është?
Sot është një kënaqësi sepse të jesh mjeke, e t’i shërbesh njerëzve është kënaqësi. Sigurisht t’i shërbesh vendit tënd është më shumë. Më vijnë studentët e mjekësisë, që bëjnë praktikën në ambulancë dhe më thonë; çfarë na sugjeron? Çfarë specialiteti të marrim? Dhe unë i tregoj eksperiencën time, që në fakt është një eksperiencë jo e zakonshme në Amerikë. Kur mbarova shkollën u caktova në pediatri, nuk pata shumë mundësi zgjedhje por kur pëlqen t’i shërbesh njerëzve, kudo që të jesh, çfarëdo vendimi që të marrësh për të ardhmen tënde, do ta pëlqesh dhe do të jesh mirë. Në qoftë se ke dyshime ose je penduar që nuk do të jesh më mjek, atëherë ndryshon puna.
Doktoreshë nuk bëhesh as se mbaron shkollën e merr diplomë e as pas 5 apo 10 vitesh pune.
Vazhdon gjatë gjithë jetës të mësosh?
Absolutisht po. Jo vetëm gjatë gjithë jetës tënde t’i mëson, por gjatë gjithë jetës tënde ti evolon si mjek. Jo vetëm në shërbimin cilësor që t’i i jep pacientëve por edhe në marrëdhëniet me njerëzit dhe të rrit ty si person në kohë. Bëhesh edhe më i plotë si person me vitet që kalojnë. Në fakt studentëve të mjekësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk u kërkohen vetëm notat, çfarë punë kërkimore kanë bërë ose çfarë pune vullnetare kanë bërë që aspirojnë të futen në mjekësi. Ju kërkojnë të shkruajnë edhe një esse ku të shpjegojnë edhe arsyet pse ata, që në këto momente fillestare të jetës së tyre, kanë vendosur të jenë mjekë. Ju kërkohet motivacioni. Dhe në qoftë se puna të pëlqen, janë shumë sakrifica që i toleron edhe më mirë.
Vajza juaj, Debora, sapo është diplomuar, mjeke gjithashtu. Ju çfarë i rekomanduat? Zakonisht artistët u thonë fëmijëve mos të bëhen artistë, nuk e di nëse ndodh me mjekët e njëjta gjë?
Në fakt kjo varet. Janë disa mjekë sidomos kirurgët që i shtyjnë fëmijët e tyre të bëhen të tillë, sepse është një lloj karakteri i veçantë. Unë nuk e shtyva kurrë vajzën time për mjekësi dhe ditën që ajo më tha se dëshironte të bëhej mjeke, unë e pyeta nëse ishte e sigurt se duhej shumë punë. Është shumë punë dhe duhet ta pëlqesh që ta vazhdosh dhe ajo më tha: E kam dashur që kur isha 5 vjeç, kur ti më merrje me biçikletë nga pas pasditeve dhe shkoje në spital për të kontrolluar pacientet e tua. Domethënë është diçka që ne nuk jemi koshientë se çfarë bëjmë por lëmë gjurmë tek fëmijët tanë dhe kjo është një gjë që unë ua rekomandoj të gjithë prindërve të jenë të kujdesshëm që në fazat e hershme me fëmijët e tyre, pasi gjithmonë lënë gjurmë tek ata. Ne ndonjëherë nuk i mendojmë.
Po lexoja në një nga prononcimet tuaja, meqenëse jeni përzgjedhur si një ndër 100 historitë e suksesit shqiptaro-amerikanë ku në një fjali kishit thënë një statistikë që m’u duk shumë interesante. Është shumë e vështirë të bëhesh mjek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm 0.5 % e popullatës e arrijnë dhe prej tyre vetëm 1/5 janë të huaj. Çfarë do të thotë kjo? Është e vështirë të kalosh hapat?
Është shumë e vështirë. Aplikantët për të hyrë në mjekësi janë të shumtë. Shumë njerëz aspirojnë të bëhen mjekë dhe nuk arrijnë të futen sepse është një përzgjedhje shumë selektive Është një përzgjedhje që nuk bazohet vetëm në merita apo në nivelin e inteligjencës ose në punë kërkimore, por janë dhe shumë kritere të tjera. Mjekët në përgjithësi janë një specie e rrallë sepse kush nga profesionet e tjera, në fraksion të sekondës merr vendime për jetën apo dhe vdekjen e një qenieje njerëzore. Sistemi i monitorimit të mjekëve në Amerikë është shumë i fortë dhe serioz. Kolegët e mi në Evropë që janë shqiptarë, më thonë se tani që po futen këto standarde dhe atje.
Çfarë do të thotë të mbash licencën si mjek? Pse mjekët kanë licencë nuk kanë vetëm diplomë atje?
Kjo gjë është në gjithë botën, dhe mendoj se po ndodh edhe në Shqipëri. Më duket se janë vendosur disa procese të akreditimit të mjekëve, që herë pas here, të ruajnë mundësinë e aftësisë së ushtruarit të profesionit. Mbajtja e licencës është e domosdoshme. Unë paguaj një herë në dy vjet një çmim që të rinovoj licencën. Ata kontrollojnë rekordin tim. A ka njerëz që janë ankuar për mua, a kam raste që nuk i kam mjekuar si duhet? Domethënë bordi i mjekëve në Masaçusets, verifikojnë çdo të gjë në çdo dy vjet.
Dhe ata kanë të drejtën të mos të rinovojnë licencën nëse konstatojnë parregullsi?
Po, kështu ndodh. Të paktën në Masaçusets që në Amerikë është dhe Meka e mjekësisë. Janë shkollat më të mira, punët kërkimore më të mira. Spitali i fëmijëve në Boston këtë vit fitoi çmimin e spitalit Numër 1 në Amerikë. Domethënë kanë rregulla shumë të forta dhe strikte, ndoshta dhe më shumë së në çdo shtet tjetër. Çdo mjek që merret me pacientët duhet të rinovojë licencën, një herë në dy vjet dhe një herë në 10 vjet duhet të rimarrësh bordin e specialitetit tënd, domethënë provimin. Nuk është më ai provimi i madh, dy ditor si i pari që jep kur mbaron specializimin, por është gjithmonë një provim një herë në 10 vjet. Unë sapo e rinovova, por që tani po mendoj se do ta jap prapë, kur të bëhem 60 vjeç, që është një problem për të tërë, por nga ana tjetër është shumë e mirë sepse çdo gjë është nën kontroll, është si ajo shprehja, beso dhe kontrollo.
Më pëlqeu qasja që ju kishit në prezantimin e forumit të hapur me mjekët e diasporës që u krye në nëntor të vitit të shkuar në Tiranë. Ju kishit thënë se një përmirësim i lehtë i sistemit të shëndetësisë mund të bëhet me hapa të vegjël. Çfarë sugjeroni me këto hapa të vegjël?
Në fakt unë kam punuar 14 vjet në mjekësinë shqiptare përpara se të shkoja në Amerikë edhe është e qartë se çfarë bëjmë ne atje nuk mund të zbatohen për momentin në Shqipëri. Ekonomia është ajo që vendos se çfarë do të ndodhë në nivelin e mjekësisë të një vendi. Në qoftë se ju thoni se shteti i Masaçusetsit e ka mjekësinë universale për të gjithë. Unë po ju them se ky shtet ka vetëm 2 % të popullsisë që nuk e ka të mbuluar me sigurime shëndetësore. Domethënë që të mbulojë këtë 2% të shërbimit shëndetësor nuk është ndonjë problem i madh, dhe mos harroni që 40% e buxhetit të shtetit në Masaçuset shkon për mjekësinë sepse është dhe industria kryesore në këtë vend. Në Shqipëri, në mos gaboj, është 2 % fondi nga buxheti i shtetit, domethënë që të presim të kemi para që ta bëjmë mjekësinë ashtu siç duhet, është e kot. Duke qenë shumë e lidhur me Shqipërinë, e di se çfarë bëhet këtu, thashë ta fillonim me hapa të vegjël, me gjëra që nuk duan para. Çfarë mund të modifikojmë në këtë sistem. Unë e pashë në katër aspekte ku mendoj se mund të bëhen ndryshime. E para është mësimdhënia, të jetë më bashkëkohore. E dyta, niveli i kujdesit ndaj pacientit të jetë më i mirë në spital ku mungojnë shumë gjëra, mungojnë medikamentet. Çfarë mund të bëhet ndryshe? Kostoja e efektivitetit që amerikanët e kanë udhëheqësin e tyre në përmirësimin e shërbimit shëndetësor. Janë shumë gjëra që mund të bëhen ndryshe, shumë shtrime në spital mund të evitohen. E treta ishte raporti midis shërbimit spitalor dhe atij parësor. Si mund të harmonizohen më mirë, të lidhen më mirë dhe të kompensojnë njëri- tjetrin në një mënyrë që të gjenerojnë më shumë të ardhura për spitalin ose shërbimin parësor që mund të mbajnë vetën në një farë mënyrë. Dhe e fundit, ishte dhe përmirësimi i marrëdhënieve mjek-pacient, që në shumë raste nuk varet as nga niveli i investimeve e as nga niveli i pagesës. Është diçka që është e lindur por që duhet të edukohet dhe kontrollohet në kohë.
A ka rezistencë nga mjekët shqiptarë për këto që thoni ju?
Po edhe ka. Unë nuk do të isha e sinqertë nëse do të thoja të kundërtën. Kur na ftoi Kryeministri Rama për të dhënë ndihmesën tonë për shëndetësinë shqiptare, kishte nga ato komente që thonin: Po pse këto? Po dhe ne kemi qenë jashtë shtetit, edhe ne duhet të na merrnin mendime e komente të ndryshme kësisoj. Sigurisht që primarë në marrjen e mendimeve duhet të jenë mjekët që punojnë këtu por kur punon jashtë i njeh mirë të dy realitetet, mund ta shikosh ndryshe gjendjen. Është si puna e asaj bisturisë që ti ndërhyn për të rregulluar një gjë të vogël, e mbi atë mund të vësh një gur që mund të ndërtosh në hapa të mëtejshëm. Ka mentalitete të tilla, por nëse të dy palët kemi vullnetin dhe durimin që të dëgjojmë njëri-tjetrin, gjërat mund të bëhen shumë ndryshe dhe jo me shumë para.
Nga takimi që keni bërë me Kryeministrin Rama e deri më tani, çfarë keni arritur? Keni filluar të bëni gjëra?
Unë do të thoja që po të identifikosh veten me mjekët që janë në Shqipëri dhe janë në pozitat drejtuese, është një lëmsh shumë i madh e ka shumë fije që dalin nga të gjitha anët. Ti nuk di kë fije të zësh më parë, që është më e rëndësishmja dhe më kritikja. Prandaj shumë gjëra ndonjëherë, në aspektin makro, duket sikur nuk lëvizin por unë kam patur biseda dhe mendoj se shumë gjëra janë vënë në binarë të duhur dhe në fund do të japin rezultat. Është një periudhë shumë e shkurtër por që janë vënë tullat e duhura.
Me ju mjekët që jeni në diasporë, a ka një komunikim për këtë? A ka një pikë kontakti?
Kjo është një pyetje shumë e drejtë. Ne kemi bërë një shoqëri të vogël mjekësh, të cilët kemi menduar të bëjmë një ndihmesë, një klinikë ambulante, e të shkojmë në zona të thella ku ka një nivel të kujdesit shëndetësor shumë të pakët, në këto momente. Ose të bëjmë disa klinika fikse ku njerëzit të vijnë pa para për kontroll shëndetësor. Ne nuk duam asnjë financim nga shteti shqiptar për këto që kemi ndërmend të bëjmë. Detyrimi i shtetit shqiptar do të jetë kuadri ligjor apo dhe sigurimi i ambienteve për ofrimin e këtij shërbimi.
A mund të kemi shëndetësi falas në Shqipëri? Dhe çfarë do të thotë shëndetësi falas për ju?
Natyrisht që qëllimi i çdo mjeku kudo në botë është që të ketë shëndetësi falas. Kjo është një gjë sublime. Nuk besoj se ka një njëri që mund të thotë jo, ne nuk e ofrojmë shëndetësinë falas. Puna është se si realizohet kjo. Në kushtet e Shqipërisë, në ato segmente të shoqërisë që nuk kanë të ardhura, që jetojnë me ndihma, që janë invalidë, patjetër që do të marrin shëndetësi falas por për ata që kanë mundësi të paguajnë duhet të jenë në skemën e sigurimeve shëndetësore, por që duhet të ketë dy apo tre sigurime shëndetësore në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi zgjedhjeje dhe të ketë konkurrencë në këtë sektor. Kjo do të përmirësojë sistemin. Këto gjera duhet të fillojnë të ndodhin këtu.
Por ka konkurrencë, sepse pacientët nuk shkojnë tek spitali publik po shkojnë tek privati, ku janë prapë të njëjtët mjekë?
Faleminderit që e hape këtë temë. E kam dëgjuar disa herë këtë. Nga ana etike ka diçka që nuk shkon. Unë e di që këtu thonë se mjekët nuk paguhen. E para është që mjekët këtu, për atë punë që bëjnë nuk do të arrijnë të paguhen si duhet për një kohë të gjatë, por po ashtu nuk paguhen as arsimtarët dhe shumë profesione të tjera që marrin një rrogë buxhetore nga shteti. Domethënë të presësh të thuash që unë nuk punoj shumë se nuk paguhem shumë, sidomos kur je mjek është absurde. Nuk qëndron si argument. Çfarë bëj unë në Amerikë? Punoj në zyrën time private, por për shkak të pagesës së shkollës së vajzës nuk më dalin të ardhurat. Ç’të bëja? Vendosa të marr një turn plus dhe shkova të punoja në spital. Unë nuk kam asnjë kundërshtim që mjekët të punësohen në dy sektorë, në shtetëror dhe privat. Në mjekësi shtetërori dhe privati duhet të jetojnë në harmoni me njëri- tjetrin, por mjeku në privat nuk duhet të punojë në oraret që është i punësuar në shtet. Është jo etike, është jo ligjore, është e pakonceptueshme.
Për t’iu rikthyer shëndetësisë falas, bën kuptim për ju? Këtu është politizuar shumë kjo çështje por për ju çfarë do të thotë shëndetësi falas?
Shëndetësia falas është qëllimi final. Shëndetësi falas do të thotë shërbim cilësor për të gjithë njëlloj, kjo është ideja dhe në fakt kështu duhet të jetë dhe sot dhe nuk ka pse të mos jetë, por realisht unë them që, këdo ekonomist që të pyesësh,nuk ka mundësi të realizohet dhe për t’u ndihmuar vërtetë ato shtresa në nevojë duhen mbajtur të dy sistemet. Pra ata që kanë mundësi të paguajnë dhe ata që nuk kanë mundësi të mos paguajnë. Por falas? Ne jemi vetëm 3 milion njerëz dhe nuk ka arsye pse të mos jetë falas por kushtet ekonomike, dhe për stadin që jemi sot, nuk mund të realizohet. Atë 2 % që shteti investon po ta bëjë falas, do të bjerë cilësia e shërbimit, në kuptimin që nuk ke mundësi materiale. Prandaj për ata që kanë mundësi të paguajnë ta bëjnë që të ndihmojnë atë shtresë që nuk kanë, kjo bën që të shkojmë eventualisht në mjekësinë falas.
Si funksionon në Amerikë? Nuk i merr antibiotikët pa një recetë të mjekut?
Jo. As mjekëve nuk u lejohet të lëshojnë receta nëse nuk i ka pacientë të tij jo më të shesë farmacisti medikamentit si karamele.
Më ka bërë përshtypje gjithashtu dhe një citim i juaj në Facebook ku i referoheshit Abraham Linkolnit. “Eci ngadalë, por nuk eci mbrapsht.” Shpresoj që të jetë kështu…
Është ajo që përmendëm. Ne nuk jemi të duruar por dhe nuk të mirëkuptojmë. Ne duhet t’i bëjmë gjërat dhe kanë ecur në kohë por nuk duhet të jemi regresiv dhe të kthehemi tek disa gjëra që nuk duhet të ekzistojnë në historinë tonë vetëm për të marrë diçka ose për të fituar diçka. Kjo ishte për klasën politike, jo për njerëzit, për qytetarët.
*“Tonight Ilva Tare” në “Ora News”

Nuk e kuptoj perse marrin ne interviste nje person qe ka arritur kaq pak dhe nuk e ka idene. Ne USA apo ne shume vende te perndimit ka njerz me arritje shume me te medha dhe shume me te pregatitur! Vendet me shendetsi falas jane te panumerta!
USA ka independent health system, te varur totalisht tek kompanite e sigurimit dhe ka vetem dy fonde qe mbulojne popullata te caktuara me sherbime falas Medicare dhe Medicaid. Pjesa tjeter po nuk pati sigurim, i bie te vdese. Pse nuk i hidhni syte nga vendet Skandinave , ato kane sistemet shendetsore me te mira dhe tax bases systems, qe ne ketu e intepretojme si falas.
Shumica demruese e vendeve te Europes Perendimore e kane mjekesine falas , si psh ne Suedi, Britani, Norvegji, France etj
O SHEFE, HAJDE NE ITALI E SHIKO SI ESHTE SHERBIMI SHENDETESOR FALAS NDER ME TE FUQISHMIT NE BOTE, ME DUKET SE JE NAIVE NE KETE FUSHE,MUNDE TE NJOHESH MIRE MJEKSINE POR NE FUSHEN EKONOMIKE DUHET TE STUDIOSH ME SHUME. KETU JA VETEM PACIENTET KUROHEN FALAS POR MARRIN EDHE NDIHME EKONOMIKE PER PERIUDHEN E KURIMIT TE GJATE EDHE PSE SKANE PUNUAR ASNJE DITE. PYET, SE KE ME MIJERA DHE BASHKEATDHETARE QE E KANE GEZUAR KETE TE DREJTE, AMERIKA ESHTE BRENDA PLANETIT APO ESHTE NE MARS. KETU ESHTE SHTETI SOCIAL DHE NJERIU PER NJERIUN ESHTE NJERI JO UJK.
hahaha, ne Itali qenka sherbimi me I forte ne bote!!! Ne UK eshte falas dhe eshte sistemi me inovativ per sa I perket teknikave te reja. SHerbimi fals behet, ashtu sic eshte edhe ne France, Kanada dhe UK, sa per Italine pastaj nuk di c’te them, se kur im vella pret 8 ore per nje vizite tek urgjenca e spitalit ne Rome, fuqi e madhe duhet, fuqi boterore.
kampaçurreta,
Perpara se t’i japesh mend zonjes Ciu eshte me mire te informohesh mbi Sistemin Shendetesor Italian qe nuk eshte falas :
http://it.wikipedia.org/wiki/Servizio_Sanitario_Nazionale_%28Italia%29
Nuk ka gje me te keqe qe te jetosh ne nje vend e te mos njohesh as se si funksionon.
Kjo zonja Ciu duhet ti marrin leje shefit per keta shprehje qe na merzisin qeverin e sukseseve…..
Titulli qe keni zgjedh eshte tendecios Zonja e nderume ka then ndryshe:
SHENDETSIA FALAS ESHTE QELLIMI FINAL
,ju lutem por e deformoni fjalet e saj.
njeriu , per doktoret ne amerike eshte klient e jo pacient……interviste pa kuptim per shqiptaret.
Fjale me vend … ske cfare shton tjeter.
Per ata shqiptare si puna jote qe rrine dhe bejne vetem blaa,blaa,blaa kuptohet qe pa kuptim do te jete intervista. Dr. Ciu ka folur per shtetin e MA ne te cilin ajo jeton e punon dhe jo per gjithe shtetet e USA.Ka folur per ate shtet qe jo vetem residentet e vet legale dhe jo legale I ka te siguruar por dhe shume nga shqiptaret denglaxhinj qe na shesin mend ne keto komente ketu kur shkojne ne MA lepihen te marrin nga nje siguracion falas dhe te bejne vizitat ashtu qyl sic jane mesuar.Dr.Ciu eshte ne rradhe te pare njeri I nderuar dhe I respektuar,eshte nje mjeke e perkushtuar dhe e palodhur.Jo vetem shqiptaret e MA qe e njohin nga afer si njeri dhe si pediatren e femijve te tyre por edhe shume amerikane flasin fjalet me te mira per te si mjeke dhe kolege.Asnje nga keto komentet tuaja pa vlere nuk e ulin figuren e Dr.CIU.Do te ishte me e ndershme te vleresonit cdo lloj ndihme qe ju japin te tjeret ,te jepni edhe ju ndihmesen tuaj dhe jo te pergojoni e te diskutoni te tjeret.Shqiptaret ne MA jane krenare jo vetem per Dr.Ciu por per shume shqiptare te tjere qe punojne me perkushtim ,devotshmeri e perkushtim ne profesionet e tyre jo vetem ketu ne USA po kudo ne bote.Kur shqiptaret nuk vleresojne shqiptaret cfare presim ne te na vleresojne te tjeret.OMG sa gjynah qe jemi.
Termi ” falas ” nuk ekziston ne ekonomine e tregut. Aq me shume pastaj ne shendetesi. Falas eshte vetem propaganda mashtruese qe premton c’do gje e nuk ben asgje.
LINDITA IK NDERO MBIEMRIN TE BEHESH E BESUSHME
Skate beje mbiemri vetem rangu apo karriera e saj ku ajo qendron si mjeke nuk eshte shum i lart ne mjeksi ka me dhjetra per te mos thene qindra Shqiptare te tjere qe kane arritur me shume dhe mund te qendrojne me lart.
O zot cfare komenti I trashe. Injorante ne mendje ,varfanjuke ne shpirt.Nuk ka nevoje ta nderroje mbiemrin, sepse te gjithe e dine se Linda eshte nje Ciu dhe nje Afezolli e nderuar dhe e respektuar.Ku ku vaj me det ku arrin injoranca e shqiptareve.O zot I madh na ruaj nga keta njerez debila.
Zonjen Ciu ja vlen ta degjosh o milet! Ajo po thote qe sherbimi mjeksor falas eshte qellimi final.
Por pr te shkuar tek ky finish duhen vite. Sistemi mund te jete vetem pjeserisht falas edhe per shume vite. Ato qe kane para (sigurime shendetesore duhet ta kene falas se kane paguar gradualisht). Falas duhet te kene disa kategori te pa afta financiarisht. Te gjithe duhet te paguajme me shume qe te marrim falas kur te semuremi. Skemat “falas ” qe pretendojne keto politikanet tone jane iluzione te gabuara ose mashtruese.
===================================================================
Lexojeni ….
E njihni kete zonje ….
Kjo nje ish-studente qe krimineli Sali Berisha lodhej duke e ndjekur nga pas dhe duke e pritur me ore te terra para drjetoris QSUT-se ….
Sliu u be qesharak ne gjithe QSUT-ne … se deshte te behej me dashnore ….
duke e emeruar ne poste drejtuse ne zyrat e Ministris Shendetesise kur minister ishte Tritan Shehu.
Sot kjo zonje e ndare nga burri saj jeton prej vitesh ne USA qekur ra Sali Berisha ne vitet 97-98.
====================================================================
Vari Janullen zonjes Ciu
Ca paguajne sigurim shendetesor, ca nuk paguajne. Ca paguajne drita, ca nuk paguajne. Qeveria premton kot shendetesi falas. Eshte si te premtosh drita falas. Ne kapitalizem merr sherbimin ai qe paguan, jo bashke me ate qe nuk paguan ne kurriz, por vetem paguesi.
Kjo goca me fame e Tiranes se vjteve 80per te cilen thuhej se linte mendte ish Prof dr Saliu
znj linda ciu eshte nje grua e sukseshme dhe nje mjeke e zonja dhe e palodhur
gjithe komuniteti shqiptar i bostonit e respekton kete grua te nderuar
ne jemi shume krenar per ju linda dhe per punen dhe arritjet e tua
shume urime per arritjet tuaja ne jemi shume krenare per ty dhe punen tende