Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka folur sot i ftuar në emisionin “Kjo javë” për Covid-19, dhe specifikisht për variantin Delta.
Ai tha se numri aktual i infektimeve është tejet i ulët, ndërsa shtoi, se pritet shtim i infektimeve në muajt e vjeshtës. Mjeku tha se varianti DELTA, edhe nëse nuk ndodhet aktualisht në vend, do të jetë i pranishëm në një moment të dytë.
Ai tha se ky variant i virusit ka shkallë infektueshmërie mbi 40%, ndërsa simptomat që shfaq, janë të ngjashme me viroza të tjera, ndaj sipas mjekut dhe përhapja e infeksionit është më e madhe.
Pyetje: Varianti DELTA, në optikën tuaj ka mbërritur?
Ilir Alihmehmeti: Ne nuk kemi mundësi ta mbajmë Deltën jashtë. Ne s’kemi metodë. Para një muaji OBSH njoftoi se 92 shtete kishin DELTËN prezentë, ndërkohë shtetet rreth nesh kanë raportuar raste. Nëse nuk jemi një planet tjetër, por pjesë e Evropës. Në gusht, pritet që shumica e rasteve të jenë variant DELTA. Varianti DELTA, është më ngjitës, 40% më i trasnmetueshëm, ka një klinikë më të butë. Bën që të maskohet me viroza të tjera. Bëhet më e rrallë temperatura, shumë më e rrallë humbja e shijes dhe e nuhatjes. Kjo është arsyeja që bëhet më i trasnmetueshëm se njeriu s’e kupton.
e.r/dita

PRA NUK ESHTE AQ I RREZIKSHEM , kjo te ben te dyshosh se perse atehere duhet te tremben njerezit kaq shume nese simptomat JANE ME TE BUTA pra nuk ka temperature etj , PRA KY ESHTE NJE GRIP I ZAKONSHEM dhe kaq te tilla do te kemi cdo vit dhe boll me trushplarje se do te behet nami
Idiotsite ala epidemiogu i njohur! Po ai i panjohur cka thot?! Punon e lexon ma shume?! Ai thot se varianti delta ka nje vdekshmeri te njete me variantin tjeter siç e deshmoj vdekshmeria ne indi apo ketdia qe po ndodh sot ne Tunizi, symptomet ma te bute jane sepse prek edhe te vaksinuarit ose ata qe e kane kaluar covidin ne vendet si UK nga po marrim keto konkluzione se eshte ma i bute se atje shumica eshte vaksinuar, po nuk eshte ma i bute eshte po aq i rezikshme per njerezet me faktor reziqe ( mbipeshe, diabete, hypertension e njerezet me imunitet te dobet prej semundjeve tjera apo therapi te tyre si kancer) edhe eshte ma i rezikshme tek te rinjte , kjo sipas resultatet ne Uk e spanje.
Mjeket tone po perseritin gabimin qe u be kur erdh virusi i pare e u tha eshte si nje grip… dihet si vazhdoj kjo pune!
Pra duhet me kuptuar se me gjithe ate flux tutiste nga bota , varianti eshte prezent edhe nuk eshte i bute po eshte aq i rezikshme se te tjeret e ma ngjites: vetem vaksinimi na mbron nga forma te renda e nga shpernardja e tij!
Eshte rastesi sepse ka shume pak turiste perendimore….