Një mjek është dënuar me 18 muaj burg, për shkak se ka prekur në pjesë intime një femër.
Gjykata e Beratit dha sot këtë masë sigurie për mjekun A. Sula, i cili shpallet fajtor për veprën penale të “ngacmimit seksual”.
Ai u denoncua nga shtetasja me iniciale A.B, e cila pretendon se është ngacmuar nga mjeku në pjesët gjenitale, teksa po i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Mjeku punonte në spitalin e qytetit të Beratit. /Dita/