Është cilësuar si hero Luo Heng, një mjekë i spitalit Dingyuan në Kinë pas një veprimi që ka lënë me gojë hapur të gjithë.
Ai është fotografuar duke marrë një sy gjumë në dyshemenë e spitalit pas 28 orësh punë duke operuar pacientë.
Fotoja është bërë disa muaj më parë dhe është shpërndarë me shpejtësi në internet.
Mediat e vendit shkruajnë se mjeku ka marrë pjesë në 5 operacione njëra pas tjetrës.
Komentuesit e kanë kurorëzuar atë si mjekun hero të këtij viti, shkruan Dita.

