Emri i ushtarakut të lartë, i propozuar për President: Ka kurs amerikan për lidership, mjeku i parë që u bë gjeneral major

redaktor

 

DITA raporton sot se një prej emrave më të kuotuar në PS si kreu i ri i shtetit është ai i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Bajram Begaj.

Begaj ka gradën madhore “Gjeneral Major” është “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes” dhe ka hyrë në historinë e FA, si mjeku i parë në ushtri i cili arrin që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë.

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998. Ai gjithashtu ka përfunduar ‘Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë’, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi.

Gjatë karrierës 31 vjeçare ushtarake ka kryer shumë kurse për Sigurinë dhe Mbrojtjen si dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai e mori detyrën e shefit të Shtabit në 2020 dhe para kësaj ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor, etj.

Ai është i martuar me Armanda Begaj dhe baba dy fëmijëve.

i.b. / dita

 

Share This Article
29 Comments
  • Kresidentet dhe kryeministrat me prejardhje ushtarake zgjidheshin ne kohen e luftes se ftohte, para viteve 1990 dhe kryesisht ne lindje. Putini eshte nje nga ata.

    • Akoma vazhdoni te zgjidhni presidentet sipas pelqimit te sulltanit Rama,qe te jene vasale te bindur te tij?
      Per cfare duhej ky gjeneral i ushtrise se vdekur ,per me teper mjek?
      Cfare vlere kane titujt,gradat e dhuruara,kurset e bera,certifikatat etj kur ato jane copa letrash ne se ky njeri nuk ka dhene asnje prove se do arrije te jete simbol uniteti,kur asnje nuk e njeh?
      Me mire vini nje DORDOLEC dhe mblidhni mendjen se ai nuk ku kundershton.
      Ne SHBA,meqenese po na tregoni kurset qe paska bere atje,nuk kane pothuaj asnje vlere dipllomat,certifikatat,notat etj qe ke marte,por vetem mendjs,cfare di te besh ne ate detyre qe pretendon te besh!
      Kam djalin tim ne SHBA,prej 7 vitesh,punon inxhinier elektronik ne nje korporate gjigande atje,prej 7 vitesh,por pervec intervistes se pare dhe vleresimeve te vazhdueshme te punes se tij,AS TANI NUK IA KANE KERKUAR DIPLLOMEN e universitetit shqiptar!
      Ndersa ne Shqiperi,i zgjedh vete,online te gjithe punonjesit direkt vete kryeministri piktor,per cdo profesion,juristet,arkitektet,financieret etj sikur neper ministri ka punesuar budallenjte dhe ky na qenka me i zgjuari!
      Ky eshte shtet muti e asgje me teper,prandaj shqiptaret ikin nga Shqiperia tere mllefe per keta politikane bandite antishqiptare qe e urrejne popullin e vet!

    • ahaha gjithmone hidhen ushtarakucet si propozime te para per president. mbaj mend para disa viteve qe u propozua nje megalloman budalla si arian zaimi qe jo vetem pre president por edhe per ushtarak ishte i paafte, po ashtu dhe ish shefi i shtabit qe u arratis ne amerike edhe ai u lakua, per te mos harruar kryeushtarakun moisiu qe i kaloi nja 5 vite ne presidence apo salistin me arsim ushtarak fuksin artan hoxha. Keto jane vegimet dhe semura te nje kryeministri te semure si edvin rama qe ushtaraket i promovoi para pak kohesh si prefeke te te gjitha qarqeve te vendit qe ne fakt bene vetem nje vrime ne uje sa kohe qe ishin ne ato pozita. Mos u tallni me kapelexhinjte politikane te korruptuar, edvin droge rama e ka vendosur tashme se kush do zevendesoje hajdutin e neveritshme ilir metaj, keto jane vetem si antipaste para se te na servire gjelen kryesore qe ka kohe qe e ka gatuar ne kuzhinen e tij

  • Nuk e njohim,po me mire se Meta dhe Shinami do jete.
    Me gjithe keto shirita dhe doktorratura ..

  • Pse jemi në kohë lufte që të bëhet President ?! Caktoni një që është i sprovuar, jo politikan, duhet t’a njohë diplomacinë, të dijë të komunikojë dhe me kulturë të gjërë. Ka plot të tillë. P.sh. Z. Murati i plotëson kushtet dhe e dimë që nuk bëhet legen si Ilir Meta.

    • Na e çpife me Muratin, ngeli duke qelluar me pisqolle nen rrogoz kaq kohe; Shabani dhe i biri Gaqos, jane bere boze e prishur, ti kerkon edhe poste madhore!

    • Nuk e do Rama z.Murati,se si e ve Ramen ne maje te gishtit!
      Rama para Shabsn Muratit eshte si Hamza Kastrioti para Skenderbeut!
      Rama eshte antishqiptar!

  • Me falni se po nderhyj,,po ay Shaban Murati,qe ka 60 vjet studime ne fushen diplomatike,,ne politiken kombetare dhe nderkombetare,,nje Atdhembrojtes nga tyryfycat Delirante qe prodhon politika,,
    Apo eshte shqiptar 24 karat,e mbron cdo pellembe toke dhe det,paralajmeron rreziqet,qe vijne nga diletantet rajonale qe vuajne nga KOMPLEXI INFERIORITETIT
    perballe fqinjeve grabitqare.
    Boll me Esad pashat dhe haxhi qomilerit se i pame edhe ne demokraci.Propozoni Shaban Muratin,se di t`ja jape xhuvapin edhe grekerve,edhe serbeve,edhe kelysheve te tyre.

  • Po a keni seriozisht?????

    Po merrte 5000 leksha per vizita te spitali ushtarak a talleni apo e keni seriozisht?

  • Veni kete qe se njef njeri se beni cte doni me te! sic ju firmos pronat e ushtrise ka me ju firmos dhe ligjet.

    Po pse o mbaruan burrat ketu qe veni bq Kavaje?

  • Sikur te shihej pak me teper edhe bagazhi ne lemin e jurisprudences dhe juridiksionit shqiptar, nuk do te ishte keq per personat ne kete detyre te larte!

  • Nuk eshte e vertete.Graden gjeneral Major e Ka patur mjeku i nderuar ushtarak,ish drejtor i spitalit ushtarak,etj,etj.Ibrahim Dervishi.presidenti i pare mjek Ka qene kriminelit i menderusr Sali Berisha.Te pakten rrjeshtoheni te dytin ne te dy Planet.Historia e ushtrise fillon ne 1912,Ju e mohuat 1943,keshtu vazhdoni te mohoni Edhe personalitet e shquara te Ushtrise Shqiptaret.Per ju rrofte ushtria e zogut,rrofte ushtria moderne e 1500 rambove

  • Presiddnti duhet te zgjidhet nga radhet e juristeve konstitucionaliste dhe te jete garanti Pushtetit te Pavarur Gjyqesor dhe Kontrollit te Larte te Shtetit. Vetem keshtu do te mun de te balancoje dhe te kontrolloje dy pushtetet e tjere shume te fuishem sot per sot ne Shqiperi: Legjislativin (Kuvendin) dhe Ekzekutivin Kryeministrin)

    Nese doni shtet juridik demokratik, ky propzim vjen nga nje patriot shqiptar me banim ne SHBA, pra s’ka asnje konflikt interesi ne Shqiperi. Doktori gjeneral nuk ua del dot as Kuvendit, as Edi Rames.

  • Rendesi ka qe ky person nuk eshte malsor .Keta fusharaket jane te bute dhe marrin xhiro vetem kur permbyten .Le te provojme nje fusharak se me te tjeret jemi deri ne gryke .

  • Mos ka ndonjë gabim, një mjek shef shtabi i ushtrisë son!!!!!????

    Si mundet që të drejtoj tanket, avionët, anijet luftarake, repartet në luftë një mjek?

    Nuk e kam përfytyruar kurr që mjeku Nasi të ishte shef shtabi në Flotiljen e Vlorës dhe të planifikonte dhe drejtonte me stetoskop në qafë veprimtarinë luftarake të atij reparti në një luftë të mundshme, të nxirte në sulm katerat silurues në bashkpunim me aviacionin, nëndetset dhe artilerin bregdetare, të organizonte minimin, patrullimin kundër nëndetseve, zbulimin ……

    Si mundej mjeku i brigadës së tankeve të Kolonjës të drejtonte punën e shtabit me aparatin e matjes së tensionit në dorë për të planifikuar dhe drejtuar luftimin e brigadës me 75 tanke në tre batalione kundër desantit të zbarkuar dhe dislokuar në perëndim të Libofshës, duke bashkvepruar me këmbsorin dhe aviacionin, artilerinë…….

    jooooooooo……..

    nuk mund të besoj që ushtria jonë të ket shef shtabi një mjek veçse

    po të jetë ushtria jonë ushtria e Ushtarit të mirë Shvejk përshkruar me paftësinë dhe idjotizmin total grotesk të saj në mënyrë perfekte nga i famshmi Jaroslav Hashek ku psh gjenerali i shtabit të përgjithshëm që ishte mjek, në doktrinën e tij ushtarake kishte arritur në përfundim që, në qoftë se ushtarit austro hungarez do ti jipej në mëngjez një gulash(supë) të ngrohtë dhe të shijshme dhe, kryesorja dhe më e rëndësishmeja, mbas mëngjezit, një dhjerje e organizuar e të gjithë repartit në nevojtoret fushore pas gazermave, ky ushtar do të ishte i pamposhtur dhe do ti jipte fitoren perandoris Austro Hungareze dhe oficerat i kishin vën nofkën Gjeneral i nevojtoreve. Një gjeneral i till mund të bënte karier madje mund të bëhej dhe shef i Shtabit të përgjithshëm në Perandorinë e kalbur austro hungareze dhe po të ishte pjesëtar i familjes perandorake mund të bëhej edhe perandor sikurse mund të bëhet një gjeneral i ushtris son president i vëndit.

    Një mjek nuk mund të jetë kurr një shef
    shtabi ushtrie aq i suksesshëm sa që të bëhet edhe president.

    • Taman sic paske emrin qenke, pikepyetje e pikecuditese. Biles me shume pike cuditese se pike pyetje. Kokrra e ka.it me pak fjale.

      Po ku ke anije e avion o Koke cuditese? Po shefi shtabit eshte menaxher o koketul. Po pse mo ata strateget qe kishe nga forca tokesore e shndriten ushtine?

      Hajde pyke cuditese qe qenke hajde

  • Perse duhet ushtaraku, per te rrahur salen dhe liken. E.Kocaqi eshte personaliteti me I kompletuar nga çdo pikepamje. Mund te kete nje te “metë”, do iu krijoje kokeçarje politikaneve tane te shquar, qe nuk duan person me te mençur se vetja.

  • Me vjen keq per Bajram Begajn ne rast se merr kete post sepse eshte njeri per se mbari dhe po mori postin e presidentit do i humbin te gjitha vlerat sepse me keta politikane nuk ben hajer. E dyta per ate Eltonin te fleje i qete dhe te mos ruhet nga mbrapa se nuk i ben gje njeri sepse ky nuk eshte nga Kavaja.

  • Barom mor barom ik ne pidh te satom. Po sa i trashe qe je mor burre, po ia merr dhe like floririt.
    Po si vegjetove ne ushtri per 35 vjet dhe me ne fund u bere gjeneral major i laraskave se ushtri ska

    • Mimi mimi moj vajze arit
      si nuk u lodhe ne maje te ka..rit;
      ulu-ngrihu si perhere
      si nuk ndryshove nje here.

  • Eshte ne nderin tone dhe te cdo shqiptari qe te jete nje president si prof. Ais Bajram Begaj! Eshte nje nga figurat me te pastra dhe humane dhe nje nder njerzit qe ne gjithe karrjeren e tij ushtarake dhe mjeksore te arritur me dherse dhe ndershmeri, do i bente nder popullit dhe vendit tone! Respekte pafund Doktor Begaj

  • Vendosni per pederastin Andi Bushati dhe te kete Baton Haxhi e si sekretar qe te bejne Shqiperine hambar muti dhe bajgash gazetareske.

  • “Ka kurs amerikan per lidership”? Kur duan keta (Qeveria) vleresojne edhe kurset e pasditeve ne shtepite e pionierit.

  • Ashtu u tha dhe per ushtarakun minister lleshi shkolle ushtarake gjermane lesh me qime pastaj iku si shkerdhate ku nuk dha as arsye pse u dorhoq
    Duhet nje figure e njohur me integritet dhe jashte politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *