Mjeku imunolog: Arma më e fortë ndaj pandemisë, testimi masiv!

Leda Hysa

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, thotë se në fazën në të cilën ndodhet pandemia e koronavirusit, testimi masiv është mënyra më e mirë e frenimit të përhapjes së saj.

Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve në TvT, Sulçebeu tha se moshat e reja mund të mos shfaqin simptoma, por janë bartës të një virusi që dëmton të tjerë.

Në këtë pikë, mjeku imunolog thotë se testimi masiv mund të japë rezultate në luftën kundër virusit.

Moshat më të reja, nën 40 vjeç preken më pak ose e kalojnë në mënyrë asimptomatike. Po del në pah se sa më i ri të jetë i prekuri, aq më i lehtë infeksioni. Kjo nga një anë është e mirë, por nga ana tjetër këta individë janë shpërndarës të virusit. Pra, janë bomba lëvizëse. Kjo vë në pah faktin se ne duhet të kemi kujdes në izolimin në moshat e rritura. Këta individë duhet të kapen e të testohen. Po del gjithnjë në pah nevoja e testimit masiv, në mënyrë që të kapet infeksioni dhe të izolohen të prekurit. Nëse në fillim të epidemisë ishte fokusuar testimi në vatrat e infeksionit, tani meqenëse po evidentohet ky fakt, që shumë individë shpërndajnë virus, madje janë infektivë, vetëm me anë të testimit masiv mund të shkëputet transmetimi”, tha ai.

Sulçebe tha se duke qenë se po përballemi me një sëmundje që vë në provë sistemin imunitar, mënyrat më të mira të parandalimit janë marrja e vitaminës D, ushqyerja me dietën mesdhetare dhe shmangia e stresit.

L.H/ DITA

Share This Article
5 Comments
  • O mjeku imunolog. Arma me e forte eshte imuniteti natyral. Virusi tashme eshte fakt i jetes dhe nuk ka per tu zhdukur asnjehere. Do jete njelloj si viruset e tjera te gripit. Dhe ne gripin e zakonshem zakonisht ka viktima, por qe nuk regjistrohen kurre si epidemi, apo pandemi.Deri tani statistikat tregojne qe nga gripi i zakonshemvdesin jo pak njerez, Le te shpresojme se Corona nuk do ja kaloje per nga shifrat.

    • Nuk ka cfare imunizimi natyral te ndodhe. Ne vendet me numer te madh viktimash ke te perhapur tuberkulozin latent ose te fjetur. Aty ku ai ka gjetur terren edhe po sulmon. Menyra me e mire eshte tu jepet kohe spitaleve apo mjekeve te ndjekin te semuret. Qe te ndodhe kjo perhapja duhet te jete jo flake baruti qe ndez popullsine, se ashtu nuk do dilnin keto spitale dhe te tjera sikur te ndertoheshin.

  • Ishalla se mer vesh Rama se pastaj e din ti perfundimin.Ku u bere ti te dalesh jasht strtegjise se tij apo te duket vetja me i mencur.

  • Dr. Genci, jam shprehur ngjashem me Ju, por kur kete e thote dr.Genci atehere kerkesa juaj merr permasa te medha, te dukeshme per Km , per ministren e shendetsise, por mbi te gjitha per keshilltaret profesioniste te tyre. Besoj se keta te fundit do te gjejne forca per te vene ne vend autoritetin e eklipsuar , duke ndryshuar strategjine, ashtu sic propozon dr. Genci, por edhe duke u thelluar ne vazhdimesi.
    Koha nuk pret !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *