Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero jep ‘formulën magjike’ kundër koronavirusit, megjithëse pranon se rastet do të vijojnë të shtohen.
Në një postim në “Facebook”, Pipero shkruan se paniku është aleati më i mirë i këtij virusi. Sipas tij, ky virus ka frikë vetëm kujdesin, vëmendjen, maksimalizimin e kapaciteteve, mbështetjen e bluzave të bardha e sidomos disiplinën.
Pipero thotë se nuk kemi fshehur asgjë por se së bashku do ia dalim. Ndaj ai këshillon kufizim të lëvizjeve, takimeve, vizitave dhe të lajmë duart.
POSTIMI I PIPEROS
Sot nuk eshte nje dite ndryshe!
Miremengjesi!
Sot per te gjithe ne nuk eshte nje dite ndryshe, ajo filloi dite me pare, filloi diten qe ne vendin tone u konfirmua rasti i pare me Coronavirus. Ishte apo nuk ishte i pari kjo ka pak rendesi, e rendesishme eshte qe ate e kemi tek ne si kudo tjeter ne Europe dhe ne bote!
Degjoj shume pyetje qe fillojne me PSE! Mos pyesni ju lutem Pse?? Duhet se bashku ta veprojme sot, dhe te vazhdojme neser, neser e me tutje, deri sa ta mundim kete epidemi. Se bashku po, se bashku ja dalim!
Sot shume kush nga ju ka pyetur, cfare ndodhi mbreme, cfarë ndodhi naten, cfarë do ndodhe sot? E drejte! Njerezore eshte ! Mes nesh ka frike, por nuk duhet te kete kurre panik. Paniku eshte aleati me i mire i ketij virusi. Ky virus ka frike vetem kujdesin, vemendjen, maksimalizimin e kapaciteteve, mbeshtetjen e bluzave te bardha! E sidomos disiplinen!
Sot ju keni shume pyetje, dhe keni shume te drejte. Ne kemi folur cdo dite me ju, jua kemi thene te gjitha besoj! Nuk e di sa na keni kuptuar, nuk e di sa jua kemi spjeguar, nuk e di a na keni degjuar te gjithe, POR na besoni, nuk ju kemi fshehur asgje! Natyrisht rastet jane shtuar dhe do shtohen, eshte vetem fillimi, por mos u trembni nga shifrat, ato ju sherbejne statistikave, epidemite kane ligjesite e tyre, ne duhet te dime ti perballojme dhe te zvogelojme demin!
Mos na paragjykoni sot ju lutem, as ne bluzat e bardha dhe as institucionet tona, kini durim, se bashku do ja dalim. Ka kohe per te na gjykuar!
Sot nuk eshte nje dite ndryshe, edhe pse ndryshon shume nga dje, dhe ju vazhdoni te keni shume pyetje, per te cilat une kam vetem nje pergjigje:
Kufizoni levizjet, kufizoni takimet, kufizoni vizitat dhe respektoni tre fjale magjike, vetem tre: Lani. Duart. Tuaja!
o.j/dita

Bravo Pellumb. Jam i nderuar si kolegu im.Agroni
Je shume lart dr. Pellumbi meritoni shume me lart , jeni shume i kuptueshem ju uroj suksese ne detyren tuaj te lavdishme.
Po ca doktor leshi eshte ky? Ky doktor ka keto vite qe po punon perpara bente drejtorin e nje firme
“” BENI LESHKO “”paska mesuar te brockollisi.
Edhe parqet paraqesin rrezikshmeri si vende ku mblidhen njerezit. Italia shpall mbylljen e parqeve, per te ndaluar perhapjen e metejshme te kesaj epidemie super ngjitëse.
https://www.corriere.it/politica/20_marzo_13/parchi-chiusi-varie-ordinanze-sindaci-governatori-5b2c4562-650c-11ea-ac89-181bb7c2e00e.shtml
Optimizmi eshte gje e mire, i shoqeruar me masa te shpejta per ngritjen e pavioneve provizore. Jane rreth 40 raste, qe brenda disa ditesh mund te shkallezohen ne qindra.
Te mos behemi si fqinji, qe per shkak se epidemia e kapi ne befasi, tani ka vendosur te zgjedhe se ke te shpetoje dhe ke jo.
Te marrim shembullin e Kines, qe bente perpjekje per te shpetuar edhe 100 vjeçaret dhe ia arriti ne disa raste. Atehere qe te mos arrihet deri aty, ministria duhet te planifikoje skenaret me te keqinj dhe te mendoje ambientet shtese, stadiume, cadra jashte, ajo e di se ku, per te disa -fishuar shtreterit qe do nevojiten.
Ja pra qe dhe Pellumbi na dha mesazhin qe jemi mesuar te degjojme keto dite te bukura pranvere, per rrezikun e shpikur virtual me emrin Koronavirus apo Covid me ca numra nga pas. Bravo Pellumb. Tamam nje Pellumb qe dergon mesazhet e lidhura te kemba per inerci te kthimit ne origjine. Por ce do se une nuk besoj Fake News televizionesh dhe mediash korporatash, Pellumb, por besoj realitetin qe shikoj dhe e prek. Dhe ai realitet eshte se jane dite te bukura pa semundje. E them kete, sepse asnje nga ata qe njoh apo ata qe njohin, asnje nga fisi deri te brezi i katert nuk eshte semure me ate Covidin me ca nga numra pas. Bravo Pellumb. Tamam Pellumb qe percon nje mesazh te “rendesihem” si nje papagall i fryrjes se dezinformimit dhe fake news te mediave dezinformuese. Eshte fatkeqesi qe njerezimi po manipoluhet kaq rende. Por ndoshta njerezimi e meriton manipulimin dhe talljen, sepse ndoshta i ka vdekur kosienca, llogjika dhe shpirti. Faktikisht keshtu e duan njerezimin, te manipuluar e te dezinformuar per ta kontrolluar. Eshte e rendesihme qe delet mos te zgjohen kurre dhe te mbesin ne vathe.
Postoi komentet Dita, postoi, se nuk vjen e keqja nga e verteta, por nga dezinformimi dhe genjeshtra.