Mjeku në Kosovë shpik një pajisje të re kirurgjike, patentohet në Evropë

Amelda Amelda

Specialisti i Kirurgjisë Plastike, Enver Hoxha ka krijuar një pajisje të re mjekësore, të cilën ka arritur ta patentojë në Gjermani. Mjeku, i cili punon në Spitalin Amerikan në Kosovë, tha se pajisja ka për qëllim thithjen e lëngjeve gjatë procedurave kirurgjike.

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, mjeku tregoi se pajisjen e ka krijuar vetë. Edhe pse eksperimentet kanë treguar se është efektive, Hoxha tha se ende nuk është funksionale pasi duhet të miratohet nga një bord specifik. Mes të tjerash, ai tha se po punon me projekte të reja që kanë të bëjnë me kirurgjinë plastike.

“Është një pajisje që përdoret në lëndë kirurgjike. Funksioni është observimi i lëngjeve dhe yndyrës. Gjatë kohës që operojmë thith lëngje në mënyrë mekanike, inkorporohet si pjesë shtesë në shiringa. Ideja ka lindur për lehtësimin e punës. Patentimi ka qenë i vështirë.

Është patentuar në Gjermani, është një leje që tregon se pajisja është funksionale nga ana mjekësore për t’u prodhuar në masë. Ndërsa prodhimin duhet ta negociojmë me ndonjë fabrikë që merret me produktet medicinale.”, tha mjeku./ABCnews

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • “të cilën ka arritur ta patentojë në Gjermani”??
    të patentosh diçka,është gjëja më e lehtë!!
    mjafton të paguash shumën e caktuar dhe sendi që patenton,të mos jetë patentuar nga dikush tjetër,më parë!!
    patentimi nuk është “vlersim i shpikjes”,patentimi është thjeshtë një ide që ke ti dhe nuk lejon dikë tjetër ta përdorë pa lejen tënde!!
    nuk dua të merrem me vlersimin e punës së këtij djalit,se as e njoh e as ja kam idenë,fola vetëm për patentimin!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *