Mjeku Pipero: Bisedat në grupe 3-4 veta janë të rrezikshme

Ornela

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero thotë se takimi i njerëzve me të afërmit dhe miqtë në rrugë dhe grumbullimi më pas 3-4 veta për muhabet është një moment i keq për përhapjen e infeksionit.

“Unë besoj që përgjithësisht çedohet te dëshira e njerëzve për të ndaluar dhe të bëhen 3-4 veta bashkë dhe të bëjnë muhabet. Ky është momenti më i keq për të transmetuar sëmundjen sepse nëse njëri nga ne e ka, infekton të tjerët. Ndaj është shumë e rëndësishme distanca fizike. Pra ndalojnë 3-4 veta dhe bëjnë muhabet. Por virusi mund të transmetohet dhe nga spërklat më të vogla”, tha Pipero.

Më tej, mjeku tha se maskat dhe dorezat duhet të mbahen në ambiente publike dhe urban, por jo kur qytetarët ecin rrugës. Madje për këtë ai solli rastin e një çifti që kishte ndaluar vetë në rrugë.

“Virusi vazhdon të qarkullojë dhe është e domosdoshme të ruajmë distancën fizike 1.5-2 metër. Dhe në ambientet publike dhe në transportin urban duhen maska. Unë them maskat dhe dorezat rrugës nuk duhet të mbahen, nuk është e nevojshme. Unë vet shikoj njerëz rrugës, ecin burrë e grua me maska e doreza. Edhe i kam ndaluar ju kam thënë pse i mbani. Është e kot”- vijoi Pipero

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Zoti Pipero po flet si mjek, por ne c’fare kualifikimi specialiteti? Mjek ka shume dhe jane te specializuar ne shume gjera te vecanta. Ka kardiologe, patologe, dermatolog, dentist, urinolog, anesthezist, okulist, ofthalomolog, epidemilogjist, biokimist, laringolog, pneumolog etj etj. Ne c’fare kategorie sa ekperience ka dhe per c’fare ka studiuar zoti Pipero? Kete nuk e dime, sepse nuk na eshte dhene informacioni nga vete zoti Pipero.

    C’fare po shikojme eshte se zoti Pipero po promovon distancimin social pa argumenta shkencore apo mjekesore. Ket gje e ben edhe nje polic ne rruge. E ben kushdo me pak fjale.

    Bejeni vete bilancin e nxirrni konkluzionet e duhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *