Mjeku popullor beratas, 83-vjeçari Zani Hysi thotë se prej 65-vjetësh shëron sëmundje të ndryshme me shushunja në të gjithë Shqipërinë.
Trupvogël, por i bindur tek mjekimi që e ka zanafillën e tij nga mjekësia popullore, ai vazhdon të kurojë rreth 35-lloje sëmundjesh nëpërmjet përdorimit natyral të shushunjave në trupin e të sëmurëve.
Hysi, i cili i përket komunitetit egjiptian në Berat, me këtë profesion që e ushtron prej vitesh, ka mundur të rrisë 5 fëmijët e tij.
Edhe pse nuk ka vënë asnjë pasuri me këtë profesion pasi jeton ende në një kasolle në lagjen e romëve, ai ndihet krenar dhe shumë i lumtur që ka shëruar të sëmurë, nga të cilët ka marrë mjaft “urata” e “bekime”, nga të cilat-siç shprehet edhe vetë jeton akoma.
Ai thotë se shushunja ka një ilaç në gojë që shpërndahet në të gjithë trupin dhe pi gjakun e keq. Shpjegon se kura kryhet në 3 seanca: në muajt Maj, Korrik dhe Gusht dhe pas hedhjes së shushunjave njeriu nuk duhet të pijë alkool, nuk duhet të lahet 7-ditë pas mjekimit por duhet të mbajë edhe regjim ushqimor duke eliminuar të hajë djegëse dhe mish pule për 3-muaj.
Profesionin e mjekut popullor e ka trashëguar në moshën 13-vjeç nga mamaja dhe daja e tij dhe tashmë pas 65-vjetësh eksperiencë në fushën e mjekimit popullor, ai i’a ka trashëguar këtë profesion njërit prej djemve dhe nuses së tij.
b.b/dita

LAT NAM ME KETO IDIOTESIRA QE BOTONI PA I VERIFIKUAR. ZANI ESHTE NJE ISH KARROCIER QE ESHTE BERE SHUSHUNJHEDHES DHE JOJEK POPULLOR SIÇ E QUANI JU.
ESHTE NJE INJORANT ME 4 KLAS SHKOLLE TE BERE NE KOHEN E XHAXHIT DHE SHUME I TALENTUARI NE FUSHEN E KARROCAVE ME KUAJ.
KAQ KA ZANI HYSI DHE ÇDO GJE TJETER QE JU I VISHNI SI SHERUES I SEMINDJEVE TE GJAKUT ETJ JANE PORDH ME RIGON. EFEKTI I SHUSHUNJAVE DIHET JO SE E KA SHPIK ZAN MAVRIA. NDAJ MOS I NXIRRNI BOJEN PAAFTESISE SUAJ ME KETO QE PUBLIKONI.
LAT NAM ME KETO IDIOTESIRA QE BOTONI PA I VERIFIKUAR. ZANI ESHTE NJE ISH KARROCIER QE ESHTE BERE SHUSHUNJHEDHES DHE JO MJEK POPULLOR SIÇ E QUANI JU.
ESHTE NJE INJORANT ME 4 KLAS SHKOLLE TE BERE NE KOHEN E XHAXHIT DHE SHUME I TALENTUARI NE FUSHEN E KARROCAVE ME KUAJ.
KAQ KA ZANI HYSI DHE ÇDO GJE TJETER QE JU I VISHNI SI SHERUES I SEMUNDJEVE TE GJAKUT ETJ JANE PORDH ME RIGON.
EFEKTI I SHUSHUNJAVE DIHET JO SE E KA SHPIK ZAN MAVRIA. NDAJ MOS I NXIRRNI BOJEN PAAFTESISE SUAJ ME KETO QE PUBLIKONI.
Jo thithja e gjakut te keq,por peshtyma e shushunjes qe permban”Hirudin”,eshte ajo qe ndihmon ne nxitjen e qarkullimin te gjakut per sherimin e plageve te ndryshme dhe semundjeve te gjakut.
Edhe ty Zike te duhet një kure si kjo njëherë ne vit qe te te sjelle ne isllah nga kaptina
Eshte per te ardhur keq, qe shumica e qytetareve nuk kane informacion per dobite shendetsore te shushujave.
E para, mjekimi me shushuja njihet nga shkenca mjeksore.
Shume popuj i kultivojne dhe ne periudhen e Dimrit dhe i perdorin duke ngritur temperaturen e dhomes.
Shushujat kane nje hormon qe shkaterron copat e mpiksura te gjakut duke bere te mundur pastrimin e gjithe eneve te gjakut ne te gjithe organizmin.
Perdorimi i shushujave zbraz spitalet.
Shushujat mjekojne direkt por dhe indirekt pothuajse te gjitha semundjet, pasi shumica e semundjeve kane lidhje me qarkullimin e gjakut.
Shushujat mjekojne edhe impotencen seksuale, parandalojne infarktet, trombozat, permiresojne shendetin mendor, luftojne cdo lloj infeksioni dhe japin me shume garanci se sa perdorimi i antibiotikeve.
Edhe qe mbeshtes mjekimin me shushuja, kam bere ca shkolle, nuk jam i paditur.
Por mjekimi me shushuja, kerkon te respektohen disa kritere.
-Te shmangen enet kryesore te gjakut.
-Te mos fillohet mjekimi pa u konsultuar me mjekun familjar ose mjekun e specializuar per enet e gjakut nese pacienti ka probleme me gjakun, sic eshte hemofilia.
– Duhet te mosabuzohet me numrin e shushujave dhe kete e vendos mjeku.
– Me rendesi eshte dhe kujdesi pas leshimit te shushujave. Vendi i pickimit duhet te izolohet sa me shpejt per te bllokuar sasi te medha gjaku dhe duhet trajtuar me pomade qe permban antibiotik, pasi megjithes luftojne infeksionin ne organizem, per shkak te higjenes ku jane mbajtur, mund te shkaktojne enjtje ne vendin e pickimit.
Njerezit qe vuajne nga dhimbjet e dhembeve, qe kane vene dhembe tryele, por qe vazhdojne te kene dhimbje te vazhdueshme pa shprese mjekimi, duhet te vendosin shushuja.
Mjekimi me shushuja eshte konkret, nuk eshte nuske tek hoxha.
Vendose shushujat, ke rezultatin.