Stephen Fabes është një mjek londinez që në janar të 2010, braktisi punën dhe nisi të pedalonte me biçikletën e tij në të gjithë botën.
Prej 7 vjetësh, ai ka përshkuar 86 mijë kilometra, duke qenë në 75 vende të botës për një qëllim bamirës.
Me 10 dollarë në ditë, Fabes ka fjetur kudo; në tendë, në shkolla, në manastire, në stacionet e policisë, e të tjerë; duke ngrënë dhe pirë falë zemërgjerësisë të personave që ka takuar në rrugë.
Ai ka konstatuar se bota është miqësore dhe më shumë mikpritëse se sa mendohet. Gjatë ditës bënte rreth 40-100 kilometra me biçikletën e tij.
Në fillim, misioni ishte që të mblidhte fonde për “British Charity Merlin”, por më pas u përfshi në projekte jofitimprurëse; si në Kamboxhia, Tailandë e të tjerë, duke vizituar njerëz të sëmurë që nuk kishin para për tu kuruar.
Kam vizituar njerëz të sëmurë me HIV, të rinjtë narkotikë dhe fëmijë të sëmurë që janë të braktisur dhe jetojnë në rrugë. “Në Peru kam përjetuar një moment shumë të frikshëm.
Në mes të natës, një djalë hyri në tendën time dhe më drejtoi një pistoletë. Mendoi se isha hajdut. Ishin momente të frikshme, por pasi çështja u sqarua, shkuam për të ngrënë një supë së bashku.
Kur isha në Londër, jeta ime ishte mjaft rutinë dhe nuk kisha kohë që të reflektoja. Gjatë udhëtimit me biçikletë dhe në vetmi, gjeta përgjigjet që kërkoja”, tregoi Fabes.
