Mjerë për ne e për ekonominë tonë

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Dita! Kësaj i thonë: edhe lypës, edhe krenar! Këtej z.Basha thotë se Rama nuk bashkëpunon, nga ana tjetër, kur i kërkohet bashkëpunimi, refuzon. Hipokrit a si ta quajmë demokratin e thekur? E dini pse? Që nesër t’i ketë duart e lira për të sharë e akuzuar për cilindo person që të zgjidhet apo të emërohet. Dhe ky përcaktim për njeri të huaj, nëse ndodh, më vjen rëndë, sepse po shprehim një mosbesim total për njerëzit tanë! A thua kanë vdekur gjithë njerëzit e mirë, të ditur dhe besnikë në Atdheun tonë të vogël, sa të mos gjendet një guvernator banke për të qenë?! Nëse është kështu, dhe jo ndonjë imponim, mjerë për ne e për ekonominë tonë e për universitetet tona që prodhojnë me mijëra ekonomistë, menaxherë, bankierë etj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *