Mjerë populli shqiptar çfarë drejtësie ka

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Turp për drejtësinë shqiptare dhe për kryetarin e KLD-së e nderuara DITA! Pamë e dëgjuam vendimet e Apelit për vrasjet e 21 janarit. Janë vrarë 4 djem nënash, 4 baballarë në mes të ditës nga dora e zezë e krimit të qeverisë vrastare që u largua me turp. Është shkelur me dy këmbet ligji 8290 mbi përdorimin e armëve të zjarrit. Ndërsa gjykatat shqiptare tallen me gjakun e shtetasve të tyre, me fëmijët jetimë e gratë që pesha e rëndë për jetesë u ka shuar shpresën për drejtësi. Ky vendim i dha një mesazh të fortë mazhorancës së sotme, se lufta kundër krimit nuk mund të fitohet nëse nuk groposet njëherë e mirë korrupsioni në drejtësi duke filluar që nga kryetari i KLD-së. Për sa kohë gjyqtarët do japin vendime kundra popullit, e jo vendime në emër të tij, drejtësia shqiptare është e varrosur. Mjerë populli çfarë drejtësie ka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *