Mjerim apo maturim politik kosovar? Sot është dita

Dita

Në kuptimin esencial të fjalës, mjerimi është çështje e etikës. Ndërkaq burimi i mjerimit politik para së gjithash rezulton të jetë produkt i mungesës së etikës në politikë dhe raporteve kontradiktore që krijojnë marrëdhëniet në prodhim, respektivisht rendi ekonomik mes etikës dhe politikës, duke e shndërruar këtë të fundit në farsë.

Por, derisa për vite të tëra, politika e zhveshur nga etika, kishte arritur të mbajë larg pjesëmarrjen e masës në vendimmarrje politike, mundësitë për thellimin e shpërndarjes disproporcionale të të mirave materiale dhe krijimin e një klase të privilegjuarish infantilë, ishin ideale.

Në fakt mjerimi politik për një periudhë të gjatë, kishte bashkëudhëtar infantilizimin politik. Nuk ka si shpjegohen ndryshe deformimet e thella politike në vitet ‘90-ta përmes të ashtuquajturës alternativë politike që kishte përvetësuar si program të saj mjerimin politik, duke konsideruar atë si rrugë të vetme për “çlirim” nga Serbia.

Të dhënat e reja mbi veprimtarinë subversive ndaj LPK-së dhe UÇK-së, para së gjithash përmes komplotit të ushtruar përmes të ashtuquajturës Drejtori Politike, flasin se inxhinjeringu politik i shërbimeve të një lagjeje shtetesh me orientim të theksuar proserb dhe në esencë edhe antiamerikan, brenda BE-së, është vazhdim i kursit për thellimin e mjerimit politik edhe pas luftës.

Duket se ka qenë vetëm mrekullia e radhës, meqë gjeopolitika ishte në anën e Kosovës, ndërkaq ndërhyrja e NATO-s ishte rrjedhojë e gjeopolitikës, krahas objektivave për largimin e influencës ruse nga Evropën Juglindore, rezultoi edhe me çlirimin e Kosovës.

Shih për këtë, përpjekjet për të korrigjuar pasojat e kësaj ndërhyrje të pritshme, qoftë përmes komplotit brenda UÇK-së (maj 1998), qoftë përmes imponimit të Kushtetutës sui generis që e deklamon Kosovën si shtet multietnik dhe së fundmi përmes imponimit të Gjykatës Speciale apo marrëveshjeve në Bruksel (prill 2013 dhe 25 gusht 2015), kishin dhe kanë objektiva të qarta politike: dështimin e Republikës sovrane.

Infantilizmi politik

Infantilizmi si fenomen, në rrafshin e shkencave mjekësore, definohet si gjendje e pamjaftueshmërisë së zhvillimit shpirtëror dhe fizik ose si ngecje e zhvillimit të organizmit të njeriut në stadiumin më të ulët (të fëmijërisë). Shih për këtë, përdoret edhe si metaforë për naivitet. Ndërkaq infantilizmi dhe mjerimi politik i marionetave që tashmë i kanë katapultuar në krye të Republikës, sidomos pas qëndresës së pashembullt të opozitës parlamentare nga shtatori 2015 e tutje, merr ngjyresa të theksuara të tradhtisë nacionale.

Sigurisht që për këtë veprim të kësaj nomenklature pushtetarësh, në rrethana kur shteti i së drejtës do të funksiononte, do të duhej të ishte Prokuroria e shtetit ajo që do të vepronte.

Mjerimi politik si nocion ka një origjinë relativisht të re. Ai u përdor për herë të parë nga norvegjezi Knut Dahl Jacobsen në vitet ‘60. Ndërkaq në vitet e 70 të shek. XX ishte përdorë gjerësisht në Skandinavi. Atëbotë qe mirëkuptuar se mirëqenia nuk ka vetëm dimension material. Prandaj insistohej që në kultivimin real të mirëqenies, përveç dimensionit material, vend meritor dot të duhej të kishte aktivizmi politik, duke i dhënë kështu kuptim mbarështrimit politik dhe perspektivës si shoqëri.

Mjerimi politik kosovar, nuk është thjeshtë vetëm produkt i mjerimit të dimensionit material. Fetishizimi i personit, në rastin tonë i I.Rugovës, si një lloj Mesie, i kontribuoi tej mase këtij mjerimi politik. Në asnjë kohë, Uni, personi, nuk është marrë kaq shumë me vetveten, do të thoshte sociologu Gerhard Shulce.

Në thellimin e tij gjithsesi rol të dorës së parë ka luajtur lufta speciale që ka ushtruar Serbia për vite të tëra. Në studimet e munguara empirike të mjerimit politik kosovar, që zë fill me krijimin e LDK-së dhe zgjat deri në ditët tona me batica dhe zbatica, gjithsesi do të zënë vend meritor përfundimet që do t’i japin vulën historisë politike të Kosovës. Nuk ka qenë krejt i rastit vendimi i Beogradit për përjashtimin masiv të punëtorëve shqiptarë nga ndërmarrjet shtetërore dhe publike pas grevës së shtatorit 2001. Thellimi i mjerimit ekonomik të programuar kishte për objektiv mbajtjen në jetë të mjerimit politik që tashmë ishte promovuar.

Kjo është periudha kur zë fill shkatërrimi i sistemit arsimor, sistemit shëndetësor, periudha e largimit masiv të qindra-mijëra të rinjve që rezultoi me dëmin demografik pothuajse të pariparueshëm, sidomos me debalancimin ndërgjinor; për deformimin e plotë të milieut të punës dhe raporteve mes punëdhënësve dhe punëmarrësve; për kontrollin e rreptë të mjeteve të informimit, dezinformimin dhe lëndimin ekstrem të kulturës së dialogut të brendshëm, pamundësimin e konsensusit politik qoftë edhe për çështje nacionale madhore, siç ishte lufta për liri (1998/99), ai për statusin politik (2006) dhe së fundmi për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe demarkacioni me Malin e Zi etj.

Në fakt, po mos ishte ruajtur struktura e ilegales në Europë (sidomos në Zvicër dhe Gjermani), mobilizimi dhe organizimi i mërgatës, sidomos pas Dejtonit (1995), kur iu dha fund luftës në Bosnjë, kontributi i saj para së gjithash në organizimin e luftës për liri, mbijetesa shqiptare e Kosovës po vihej në pikëpyetje serioze.

Mjerimi politik gjatë më shumë se dy dekadave ka shpërfytyruar segmente të tëra të trashëgimisë sonë etike e morale. Piramida e të ashtuquajturës klasë politike, duke koketuar me elemente të krimit, ka ushqyer mjerimin politik, por edhe ka goditur rëndë kulturën e komunikimit, mentalitetin tonë.

Pas mbarimit të luftës, duke thelluar kolaborimin me krimin, mjerimi politik pati ngulfatur së pari kryeqendrën. Ndërkaq duke na shpërfaqur mjerimin urban si majën e ajsbergut dhe duke i imponuar qytetarëve një lloj getoizimi ekstrem, mjerimi politik kosovar ka sjell buzë greminës vetë të ardhmen e konceptit urban të të jetuarit!

Insistimi për të mbajtur shtresa të tëra të popullsisë “larg politikës” nga ana e përfaqësuesve eminentë të mjerimit politik tashmë të katapultuar në institucione të Shtetit, definitivisht e vuri në sprovë vetë aftësinë e kombit për realizimin e demokracisë si gjakim dhe krahas kësaj edhe ndërtimin e Republikës funksionale në dobi të bashkimit.

 Mendimi i homo politikusit kosovar

Ashtu si edhe në çastet më dramatike të Kombit, në përballjet titanike për mbijetesë, ishin figurat historike emblematike që po shenjonin epoka, duke krijuar rrethana politike që do të mbanin në jetë shpirtin krijues të Kombit ose do t’ i japin atij forcën prometeane për ringjallje. Të kujtojmë çastet vendimtare të verës dhe vjeshtës së vitit 1912 dhe rolin e Hasan Prishtinës në kryengritjen për pavarësi të Shqipërisë; të kujtojmë marsin e vitit 1998, të shndërruar tashmë në legjendë, dhe titanin e përmasave prometeane – Adem Jashari…

Çfarë do të duhej t’i ndodhte Republikës sonë më shumë nga sa po pritet t’i ndodhë, që populli të shkundet nga letargjia?!

Në Spanjën e viteve 60, kishin konkluduar studiuesit, ajo që i mungon qytetarit spanjoll dhe e bën atë të ndryshëm nga qytetari europian, është pikërisht mendimi i homo economicus-it. Në shoqërinë shqiptare ka ardhur momenti historik të shqyrtojmë mundësitë që do ta vinin në lëvizje Kombin, para së gjithash duke e shndërruar atë në homo politicus.

Por a mund të jetë i ndarë homo politikusi kosovar nga tërësia e tij, homo politikusi shqiptar? Gjithsesi se jo. Prandaj ora e historisë po bie për Kombin si tërësi.

Nëse në shoqëritë moderne evropiane përpjekjet për ta mbajtur në gjumë homo politicusin përmes inxhinjeringut politik dhe teorive të të ashtuquajtura postmoderne, kanë traditë më të gjatë, në shoqërinë shqiptare ato vihen në jetë tek në dekadën e fundit të shek. XX. Teoritë postmoderne trumbetojnë se e ardhmja e shoqërisë sonë tashmë ka trokitur në dyert tona, është këtu, e ne do të duhej vetëm të marrim vendimin mes Androidit dhe iPhonit, siç do të shprehej sociologu Cesar Rendules, mjafton që masa të qëndrojë sa më larg politikës.

 Ishte pikërisht Lëvizja masive në Spanjë, e cilësuar si Protesta 15-M kundër diktatit të kursimeve, thekson Rendueles, që e nxori Spanjën nga faza e konsumit masiv dhe individualizmit, ku ishte zhytur për vite të tëra, që i dha mundësinë qytetarit të shikojë tjetrin drejt në sy.

Vetëdijësimi, sidomos i brezit të ri, për këtë shkallë alarmante të mjerimit politik, jo vetëm në Kosovë, shih për këtë, i dedikohet shumë Lëvizjes Vetëvendosja, aktivistëve të saj model dhe së fudnmi vullnetit politik të një pjese të shoqërisë civile, para së gjithash botës akademike që u rreshtua qartë rreth çshtjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi..

Produkt i këtij vetëdijësimi politik ishin protestat masive gjithëpërfshirëse më 9 janar dhe 17 shkurtit 2016. Filloi kështu epoka e shthurjes së mjerimit politik kosovar dhe rikthimit të politikës tek qytetari, respektivisht epoka e të të menduarit të homo politicusit kosovar. Rezultati ishte evident, i prekshëm: qeveria kuislinge nuk arriti dot që përmes ratifikimit në Parlament, të legjitimoi tradhtinë as për shitjen e mbi 8300 ha tokë Malit të Zi, por as edhe për krijimin e Republikës Serbska (Zajednicës) brenda Shtetit të Kosovës.

Aplikimi i metodave të reja të komunikimit me strukturat politike, si këto që po vihen në jetë nga VV në rrafshin e komunikimit bazë-qendër, të njohura nga teoria politike si një domosdoshmëri në prag të ndryshimeve të mëdha, duke inkurajuar participimin demokratik të llojit të vetë, paralajmëron epilogun e mjerimit politik dhe promovimin e të menduarit të homo politikusit kosovar dhe me këtë edhe të demokracisë reale. Dita e shpërfaqjes së maturimit të kësaj përpjekjeje, respektivisht e menduarit të homo politikusit shqiptar, do të jetë pikërisht 1 shtatori.

 Demokracia, natyrisht jo si nocion teorik, por më shumë si akt praktik, jo rrallë, tallet me të tashmen. Ndër ne ka dy dekada që në emër të demokracisë me popullin, janë tallur elitat politike. Ndërkaq në embrionin e saj qytetaria progresive, atdhetarët idealistë të grumbulluar rreth VV, duke pas për objektiv interesat jetike nacionale, këtë formë të talljes nga ana e elitës politike në emër të demokracisë, e konceptojnë si veprim taktik të të dobëtit përballë historisë, prandaj ballëlartë, vertikalisht veprojnë, ecin tutje…

Share This Article
8 Comments
    • Mos te ishin SHBA banoret e Banjallukes do ishin Prisbtinas.
      Pyetje eshte ne mos Kosova eshte nje shtet i deshtuar . Pas Rugoves Kosova nuk pati udheheqje. E udheheqen ata qe shiten blue jeans ne Zvicer dhe pretenduan se ishin clirimtare te Kosoves.
      Prandaj se bashku me Saleh Berishen e Shqiperise menduan se SHBA i falen Kosoven Erdganit, i lcili ne Prizren urlitej se Kosova eshte Shqiperi dhe deri me ramjen evMorsit pretendonte se ripertriri Perendorine Osmane.per fat te mire, nuk munden te realizonne premtimin qe se bashku do vizitonin Gazen ne tetore.Thaci dhe Salehu thonin po, po, mire e ke vella. Ngadale i paisen vellezrit edhe me jihadista. Ne Shqiperi dhe ne Kosove ( ne Prishtine dhe Tirane) punuan me mijera minare- baza raketore te Erdoganit. Mburremi qe ne Tirane dhe ne Prishtine po ndertojme raketat me te medhaja te Edoganit me te cilat do mbrohemi nga Europa.
      Duket Drenica dhe Tropoja harruan shpejt se kur u themelua shteti i Shqiperise, me se gjysma e trojeve shqiptare ju dhuruan fqinjeve si provincs te Turqise.
      Bile Halil Matoshi me shoke filluan te pohojne se nuk i perkasin kombit shqiptare porse jemi komb Kosovare , te cilet kurr nuk ishim te okupuar por bashkejetonim me Turqine. Par exellence , kombi i ri boshnjak shqiptare.

  • Te gjithe shqiptaret duhet te mbeshtesin VETEVENDOSJEN, ndryshe Kosova eshte e humbur, do te jete serish krahine autonome e Serbise.

  • Shqiptaret e Kosoves jane ne mjegull. Ata me aresye nuk dijne se kend ta mbeshtesin. Njerezit qe udheheqin shtetin jane me te kaluar te dyshimte. As opozita nuk eshte me e mire. Thene shkurt e shqip, Kosova eshte ne gjendje shume te veshtire.

  • Kot ke shkru B. Islami rreth e rreth pa thane kryesoren : Kush prej politikaneve ne ato fotografi asht percus i deshires kosovare? Kush prej tyne flet si deshron zemra e Kosoves e jo si urdhnojne zyrat e botes? Vetem nji, Albin Kurti + Vetvendosja. Lexo komentet ma nalt sa drejt shkrujn njerezit. Albin Kurti asht politikan sherbtor i Kosoves. Tjeret jan sherbtor te botes.

  • Levizja Vetevendosje do ti fiton zgjedhjet e ardhshme Parlamentare Albin Kurti do behet Kryeminister i Republikes se kosoves ne kosove do te kete ndryshime pas fushates elektorale dhe presidenti Hashim thaci se Bashku me kliken e tij do tu pergaditet padia penale dhe do te arrestohen pastaj Kosova do te rilind Gjenerata e re e Se Ardhmes Demokratike ku jo vetem qe do te shkojn ne burg por edhe Demet qe i Kane shkaterruar kosoves do ta paguajn shum shtrenjt kete do ju konsifikohet pasuria qe e Kane vjedhur nga populli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *