Në bulevardin përballë Hotel Rogner-it, në krye të disa shkallëve, pak metra larg bustit të heroit tonë idealist; Qemal Stafës, prej kohësh qëndron ulur, diku në një cep, një i gjymtuar që lyp.
Pamje kjo, e zakonshme për kalimtarët, do të thotë ndokush, ftohtësisht… E për ftohtësinë, nuk mund t’i vë faj tek e fundit, këto ditë dimri të ashpër, e vetmja gjë që mund të kryesh suksesshëm, është të flasësh ftohtë, të qeshësh ftohtë, të përqafosh ftohtë, të llogjikosh ftohtë… gati me një mendje të ngrirë…
Përgjatë gjithë vitit që lamë pas, lypësi ka qenë gjithmonë aty; në shi e në diell. Ai nuk ka munguar asnjë ditë, e unë (hëm) i kam dhënë ndonjë lek, ashtu siç mund t’i ketë dhënë çdo kalimtar i zakonshëm, të cilit i bie rruga andej. (Asgjë për t’u shënuar në kalendar).
Lypësi nuk mundet të zgjasë as dorën, ai i ka të prerë të dy krahët. Kalimtarit i duhet t’ia hedhë lekët…
Çdo herë kur kam qëndruar përpara të gjymtuarit dhe kam kërkuar për ndonjë të hollë nëpër xhepa, kam menduar me vete gjithë zymti se ky duhet të jetë maksimumi i fatkeqësive që mund t’i ndodhë një qenieje njerëzore.
Por, ja që e paskam patur gabim. Fantazia e universit, në rastin e këtij njeriu e ka ekzibicionuar plotësisht sadizmin ekstrem. Fantazia e universit… dhe ajo e “dorës së ngrohtë të shtetit”, për të qenë më e saktë, për hir të së vërtetës… Pasi, sikur të gjymtuarit të mos t’i mjaftonin gjithë fatkeqësitë, një mbrëmje, në një kronikë të emisionit “Fiks Fare”, mësova se INUK-u i zellshëm dhe shembullor, me veprimet e tij të ftohta prej roboti (plotësisht në sintoni me këtë të ftohtë të pamëshirshëm), i kishte prishur atij edhe shtëpinë; shtëpinë e ndërtuar pa leje.
Hallelujah! Më në fund drejtësia u vu në vend! Më në fund shteti tregoi dhëmbët me përfituesit e pandershëm!
E kështu, që prej asaj dite, i gjymtuari me gjithë familjen e tij, gdhihet nën qiell të hapur.
Të kundrosh qiellin live, në çdo orë të natës, me temperatura kaq gradë nën zero, duket një mundësi e artë që vetëm kjo “dorë e ngrohtë prej shteti të dhimbsur” mund të ta ofrojë. E ti, s’ke si të mos përfitosh nga kjo mrekulli.
Të flesh me fytyrë nga yjet…
Kushedi çfarë i thotë Zotit i gjymtuari, kur bie të flerë… Ku i dihet, ndoshta i lutet ta lërë t’i gëzojë deri në fund gjithë këto “benefite” të mrekullueshme panoramike, si në një kabriolé natyrore. Dhe sigurisht që Zoti, kur do, do… ia plotëson dëshirën lypësit me një saktësi të kronometruar… E kemi gabim kur ankohemi që Zoti nuk gjendet kur e thërrasim… (gjithashtu dhe INUK-u nuk mbetet pas kësaj aureole përpikmërish hyjnore…)
Në ditët e fundit të dhjetorit, më saktë; më datë 29, më ra rruga andej si zakonisht, dhe ndërsa kërkova si gjithmonë nëpër xhepa, më shumë monedha se ç’i kisha dhënë herët e tjera (kjo pasi kisha mësuar nëpërmjet emisionit “Fiks Fare” edhe fatkeqësinë tjetër të prishjes së shtëpisë), guxova dhe e pyeta të gjymtuarin nëse ishte gjetur ndonjë zgjidhje për ndonjë strehim të mundshëm në ndonjë banesë sociale, që nga dita kur u shfaq kronika e emisionit “Fiks Fare”.
– Asgjë, – ma ktheu i dëshpëruar.
Bënte shumë ftohtë atë ditë, nuk mund të rrije në një vend se të ngrinte fytyra, ndërsa ai qëndronte atje, në cep të shkallëve, veshur në trup, vetëm një pulovër. (Hëm, habitem se si INUK-u, me te gjithë zellin e tij robotik, nuk e ka larguar ende edhe prej andej, nga vendi ku ai qëndron ulur, ngaqë i gjymtuari… nuk ka marrë leje për të lypur!…)
I lashë lekët dhe i urova Vitin e Ri me gjysmë zëri.
Urimi m’u duk aq absurd. Por, nuk dita ç’t’i thosha… Ç’të bëja që ta ndihmoja?… Përveçse… të ulesha e të shkruaja këto rreshta…
Dua shumë që në mes të lexuesve të këtij artikulli, të jetë edhe ndonjë qeveritar, pse jo, edhe Kryeministri vetë, edhe pse ai ka deklaruar se nuk lexon gazeta, meqë as gazetarë nuk kemi, sipas tij…
Jeni duke më lexuar tani i Nderuar Kryeministër?
Nëse po, unë shumë përulësisht do t’ju kërkoja që, një ditë, një mëngjes, ndërsa jeni duke shkuar për në punë, ta ndaloni makinën e të shkoni ta takoni vetë lypësin e gjymtuar. Nuk është larg prej zyrës suaj… Madje, po të prisni edhe pak kohë, ku i dihet, ndonjë dite ai do të vijë t’ju lypë drejt e tek dritarja e zyrës… si ai personazhi i filmit “Mësonjëtorja”, që aq mjeshtërisht luan Robert Ndrenika… Por ju, me siguri duhet të keni në dritare perde të rënda, luksoze, Zoti Kryeministër, të cilat duhet t’i fshehin dhe mbysin pa mëshirë të gjitha ngjyrat dhe akustikat e pakëndshme, e aspak estetike, të mjerimit…
Eh, mjerimi nuk është estetik, Zoti Kryeministër…
E di, e di, që këto kohë ka një elektrizim të madh përreth qeverisë, se si të inkurajohen “bletët punëtore” t’i shfrytëzojnë edhe më shumë punëtorët, në vend që të inkurajohen punëtorët që t’u kërkojnë të drejtat e tyre “bletëve” (kjo kuptohet saktë aty ku thuhet krenarisht se këtu nuk kemi sindikata), por ju lutem, bëjeni këtë sakrificë Zoti Kryeministër… Dëgjojeni historinë e të gjymtuarit. Atij ia kanë prishur shtëpinë, ndërkohë që ju ishit duke hyrë në shtëpinë tuaj të re…
Më duhet t’ju sqaroj këtu Zoti Kryeministër, që ky artikull nuk është vazhdë e “kritikës për hir të kritikës”. Jo! Atë rol e kanë marrë qyshkur analistët që bredhin sa nga një studio në tjetrën, duke tjerrë pafund e duke hapur probleme edhe aty ku nuk ka, si rrogëtarë mercenarë që janë. Ky artikull është vetëm një thirrje modeste (dhe e përulur) që ju të hapni sytë përreth. Vetëm disa metra larg zyrës suaj… Që ju të rreshtoheni përkrah më të dobëtit. Pse jo, të inkurajoni edhe krijimin e sindikatave. Pse jo, edhe të luftoni që gazetarët të ndihen të lirë, pa asnjë presion mbi kokë, t’ju kritikojnë… Si lider i një të majte, idealet e së cilës, tradicionalisht në Europë kanë përfaqësuar interesat e të pambrojturve, të papërkrahurve, të të shfrytëzuarve… (e mos u kompleksoni nga kjo e fundit, nëse ju ngjan term komunist, përndryshe, edhe vetë Jezui do të dilte i tillë).
Një shoqëri që nuk ka kujdes social ndaj më të dobtëve, nuk mund të jetë kurrsesi një shoqëri e shëndetshme… Të gjithë e dimë tashmë se kapitalizmi, siç po e dëshmojnë ngjarjet globale, nuk po rezulton një histori suksesi. Por, ç’mund të themi atëherë për këtë kapitalizmin çnjerëzor që po ndërtojmë në Shqipërinë tonë, kaq krenarisht e verbërisht; këtë kapitalizmin e paskrupullt e kafshëror, të cilit, mendjelehtësisht ia marrim si vlerë gjithçka?
Ёshtë më se e drejtë që t’i prishni ndërtimet pa leje, Zoti Kryeministër, madje është për t’u përshëndetur kjo nismë, por kjo nuk duhet t’ju lërë të ftohtë ndaj drames sociale të këtyre njerëzve kaq të pambrojtur…
Fillojeni vitin me një ndërgjegjësim prej politikani të përgjegjshëm… dhe jo- konformist, siç keni demonstruar se jeni. Gjejini një strehim të gjymtuarit, Zoti Kryeministër!… Dhe fondet, nëse janë të shtrënguara e të pakta, mund t’i zbrisni nga fondi i Public Relations, departament, të cilin, që të gjithë në qeveri duket se e keni aq për zemër…
Ne, opinioni publik, do t’ju mirëkuptojmë e do durojmë ca kohë pa u informuar mbi arritjet e qeverisë…
Shënim.
Nuk di nëse do gjej guximin t’ia çoj të gjymtuarit gazetën. Sepse më duket sikur do t’ia shtoj edhe më peshën e halleve që ka. Ky artikull, është një përpjekje kaq modeste… që ndoshta do të rezultojë edhe e papërfillshme… prej instancave shtetërore, por, megjithatë, një shpresë e mekur më mban ende se, kur të më bjerë rruga andej, i gjymtuari do më thotë se tani e ka një çati mbi kokë…
“Skip”↔ “Skipëria”? (Rubrikë e përjavshme kushtuar “emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Shqipëri”)

shkrim i realitetit tone te lumt nese kjo do ti ndihmonte personazhit tuaj do te me ndrronte pershtypjet per punen e qeverise
A E DEGJUAT QEVERINE KETO DITE SE SA E lumtur ESHTE,QE KA HYRE NE FUQI LIGJI I RI PER PENSIONET??
a E VUTE RE SE SI KESHILLTARI ADOLESHENT I MINISTRIT TE PENSIONISTEVE,BENTE KARSHILLEK ME POPULLIN SHQIPTAR DUKE U tallur ME PYETJEN cinike,SE “a ka te humbur me reformen e re te pensioneve”???
MBURREN ME PENSIONIN SOCIAL(SE E MATIN VETEN ME BERISHE KRIMINELIN),por harrojne se per shtresat e varfra,shteti duhet te caktoje MINIMUMIN JETIK te jeteses,pastaj te mburet me pensionin minimal!
Zoti kryeminister!
Per 24 vjet shteti shqiptar,qe u mburr se do ta bente Shqiperine ZVICER dhe shqiptaret aq te lumtur sa do ta harronin SOCIALIZMIN DHE ENVER HOXHEN,akoma nuk u keni siguruar FUKARENJVE nga nje pjate SUPE ne cdo vakt,sic bejne te gjithe vendet e tjera qe nuk jane antare te NATO-s!!
Mos u mburrr me ate PALO REFORMEN tende te pensioneve,se e ke emertuar gabim,o bir!
Ajo nuk eshte e tille,por vetem nje maske per te shtuar ne buxhetin e shtetit parate e munguara deri tani dhe mire beni!
Por qe te jete REFORME E PLOTE PER PENSIONET,do te thote qe ju si mazhorance ne radhe te pare duhet te RISHIKONI TERESISHT LEGJISLACIONIN KANIBAL TE PENSIONEVE,ku ligjet jane si mballoma te njeri tjetrit duke shfuqizuar te drejtat e fituara me pare nga pensionistet,gje qe bie ne kundershtim te hapur me KUSHTETUTEN!
Cfare juristesh i bejne keto ligje dhe VKM ,qe as korrektore gjuhesore nuk kane,plot gabime,aq sa brenda pak ditesh nje VKM ndryshon te meparshmin vetem per nje harrese apo nje shkronje???
Shikoni vetem legjislacionin qe trajton pensionet e ish ushtarakeve,qe nga 1991 e deri me sot kane ndryshuar ligjet dhe VKM me dhjetra here,gjithnje ne DEMIN tone deri sa eshte arritur ne nxjerrjen e nje AKTI NORMATIV nga ARMIKU I USHTARAKEVE Sali Berisha,qe na e uli pensionin e parakohshem 50% dhe na shpalli debitor ne shumen 2 milion leke qe po e paguajme cdo muaj!!!
A e dini ju zoti kryeminister se ish ushtaraket per 3 vjet rresht nuk moren asnje lek pension te parakohshem dhe kompesimet per buken dhe energjine elektrike nga 1 janari 1996 deri ne 31 dhjetor 1998 ,ndonese ne fuqi ishte ligji nr.8087,date 13,03.1996 “PER SIGURIMET SHOQERORE TE USHTARAKEVE TE FA te RSH”????
A e dini ju zoti kryeminister,se kemi 20 vjet qe rropatemi neper qendra seanca gjyqesore per te marre te dretat tona te munguara,por gjyqtaret ne BLLOK tallen me ne duke na dhene lemosha??
A e dini ju zoti kryeminister se JURISTET e SIGURIMEVE SHOQERORE jane po ata qe ishin ne kohen e merhumit Berisha,vazhdojne te kundershtojne e apelojne vendimet e gjykatave kunder nesh,ndonese e dine se e kane gabim??
Pse keni heshtur keto 2 vjet per te shfuqizuar AKTIN NORMATIV nr.5/2010 te ARMIKUT te USHTARAKEVE Sali Berisha dhe te urdheroni qe Sigurimet Shoqerore te zbatojne VENDIMIN NR.33/2010 te Gjykates Kushtetuese lidhur me interpretimin e drejte te nenit ANTI NJEREZOR nr.29 te ligjit nr.10142/2009,qe na e uli pensionin e parakohshem 50%???
Zoti Rama!
Kemi 20 vjet qe jetojme ne MJERIM te plote se shteti FASHIST i Sali Berishes dhe Fatos Nanos SHKELI TE DREJTAT TONA TE SANKSIONUARA ME KUSHTETUTEN E RSH!!
Ne se edhe ju do vazhdoni te heshtni,si deri me sot, atehere kjo do te thote se ju na keni TRADHETUAR!!!
Feniks .
çfare ke shkrojtur , ke shume te drejte ,
Dhe keto asistencat , pensionet etj etj ,
Jane detyrimet e shtetit karshi Qytetarve .
Duhet te beheni te gjithe bashke per te kerkuar te drejtat tuaja , dhe te mbare shoqerise shqiptare .
Uroj qe raste te nje “ftohtesie” te tille te mos jene te shumta sepse t’a ngrijne edhe zemren me thellimin e acarit njerezor!Strehimi ka qene dhe mbetet nje plage e rende dhe shenje mjerimi ne shoqerine tone.Kuptoj drejte nevojen e forcimit te ligjit edhe kunder moszbatimit te tij per ndertimet pa leje apo me leje.Mund t’a pranoj se ligji e kerkon qe te denohen shkelesit por kerkohet zbatimi i tij rreptesisht me nje standard.Ai duhet te filloje me denimin e ndertuesve apo pronareve miliardere fare te paligjshem dhe mundesisht me konfiskimin e pallateve te tyre te paligjshme( te ngritur tek e fundit duke vjedhur dhe rrembyer token e pronareve te ligjshem dhe djersen e popullit te varfer) dhe dhenia per perdorim te perkoheshem nevojtareve me te varfer nga popoulli pa plang e pa shtepi,deri sa shteti te forcohet e te kete “kellqe financiare” per t’u zgjidhur problemin e strehimit njerezve ne nevoje,ne rradhe te pare invalideve dhe familjeve te te papuneve apo me shume femije e pa te ardhura.Se dyti ligji te zbatohet nje lloj si per shkelesit “e vegjel” ashtu edhe per “peco-grossot” barkderra,te parfumuar e veshur e ngjeshur me “firmato” dhe ne rradhe te pare me shkataret e kesaj gjendje te krijuar me ndertimet e pronesimet pa dokumenta e te paligjshme,nga te cilat qeveritaret e larte kane perfituar se tepermi,krahas vjedhjeve marramendese nga tenderat qeveritare per ndertime ndermarrjesh e veprash sociale apo biznese te tjera te felliqura qe i kane marre frymen ekonomise,popullit te varfer.Gjithashtu do te thoja qe edhe lufta per zbatimin me ne fund te ligjit dhe forcimit te shtetit ligjor duhet te filloje nga “A”-ja e “A”-jave,reformimi sa me pare e me prioritet i sistemit te drejtesise dhe hedhja para skuadrave te gjykatesve te ndershem te grabitesve me te medhenj te ish qeveritareve te cdo ngjyre,te lakejve te tyre biznesmene te felliqur me turli lloj felliqsirash dhe trafiqesh e keshtu me rradhe t’i turremi cdo shkelesi te ligjit deri tek ai me i vogli.Por jo ama te fillohet nga fakir fukarai qe ka ngritur nje barrake,nje kiosko,etj. dhe ka “vjedhe” energjine(sepse nuk i mjafton drita e ngrohtesia e diellit dhe e zotit!) apo nga vjedhesit e xhapave e dyqaneve dhe te lihen kryesoret,grabitesit e medhenj, te na kapardisen ende dhe bile ta kercenojne shtetin edhe me “protesta dhe tollovira”,apo ndoshta edhe me aksione paramilitare si ato te te kaluares se hidhur jo fort te larget!Ua beni gjygjin grabitsave dhe mashtruesve megamilionesh dhe i plasni ne burg,duke ua konfiskuar edhe pasurite e cmendura qe i kane vene me vjedhje dhe jo ne menyre te ligjshme.Vetem keshtu shteti do te behet e te qendroje i forte e do te kete mbeshtetje te gjere popullore!
mos e shqetesoni Garipin.Lereni te punoje per te djathten duke qene ne krye te te majtes.
Vajmedet .
Komplimente per penen tuaj qe gerrvisht levozhgen qe mundon te formohet mbi kete plage shoqerore e ti me penen tende ,nuk le ,sepse forma e saj nuk eshte ajo qe duhet te jete .
Kendveshtrimi jot ngacmon ndergjegjen e te gjithve qe kane te bejne me hallkat e punes se ketij ingranazhi qe formon ciklet e formimit te nje mireqenieje shoqerore !
Zonje ke ngaterruar sistemet ne kapitalizem jane te perditeshme keto shiko kryeqytetet e Europes jane plot por asnje gazetare nuk e drejton gishtin nga k/ministri iku koha kur xhaxhi te strehonte te jepte pune,apo kekojme valle te kthehemi edhe nje here atehere kur Ishim keq por Ishim me te sigurte,,
Vetem nje kontradiksion “i vogel” por signifikativ ne shkrimin tuaj Znj. Guma. Ky lypesi pa krahe qe vetem oksigjenin thith lirisht paska pasur mjete financiare per te ndertuar nje shtepi “pa leje” qe ia paska prishur INUK-u – ky instrument robotic sic e quani ju.
Nuk e di pse rrembimthi me kaplloi nje ndjenje e cuditshme qe shkrimin ju nuk e kishit me shume me mjerimin apo “anen estetike” te tij se sa me INUK me kete “cold-blooded killer” te paligjshmerise. Prsh.
e pra znj Guma
dhe mua me beri pershtypje kendveshtrimi i Abi ktu me siper .
me mahnit natyra njerezore [hyjnore dhe shtazore po njesoj eshte shkruante Migjeni ] ky lypesi nuk duhet te kete shtepi , ne fakt as oksigjenin nuk duhet ta thithe …por ai nuk eshte ne dore te INDUK -ut
eshte aq i vemendshem ne arsyetimin e tij ,saqe na [te] vendos ne gadishmeri totale ndaj mjeteve financiare te lypesit pa duar .
Ka parasysh ata dykembeshit ne politike ….mendon se duhet te kesh te dyja duart per te ngritur[vjedhur] shtepi e prona .po nuk pate duar nuk mund te ngresh shtepi …nuk duhet te kesh shtepi
Nuk e kam pare emisionin ne fjale ,tani nga ju e lexova kete histori …ne fakt tragjedi ,ne pergjithsisht si popull kemi pak histori
por me duhet dhe mua tu kujtoj Juve ,nje kendveshtrim tjeter …jo aq fenomenal sa ai i Abit .
Persa i takon politikave sociale …kreun e shtetit e kemi socialist ,socialtritolist
quaje si te duash por jo social .
e kemi te lidhur vetem me mjerimin estetik ,ka dicka kontroverse qe e lidh vetem me paraqitjen e jashteme {thone qe jane me shpirtin bosh/Frojdi]
do bejne shtet , shtet qe shkel mbi ate qe eshte katandisur kufome
do shkelin dhe mbi kufoma …do lene emer ne histori
ne fakt ka shume menyra per ta bere kete …do jete ndonje emer abstrakt
i shenuar mbi ndonje tablo surrealiste ….
Komplimenta per shkrimet tuaja !
Abi,
Koncepti i shtepise mund te jete relativ. Ndryshe e koncepton shtepine nje si Rama ose pushtetaret e dhjamur duke vjedhur e ndryshe ky i shkreti qe eshte i detyruar te lype rrugeve ne te ftohtin e acarte. Shtepia e ketij te varfrit mund te jete edhe nje barake e ngritur sa per te futur koken. Nuk me duket se ne kete shkrim fshihet ndonje sulm prapa krahesh per INUK qe jo pak here ka vepruar ne kundershtim me ligjin.
Fatkeqesisht per gazetaren Guma dhe te pafatin e gjymtuar, Rama e ka shprehur qarte se nuk ia ndjen per varferine e njerezve dhe se ai do te vazhdoje me respektimin e ligjit, sigurisht per me te dobetit.
Jame dakorte me zotrine te na vere qeverija dhe nje takse tjeter per lypsit per te pamundurit ti ushqejme tu bejme shtepi dhe tu leme dhe bakshish ..te gjithe pijaneceve .drogazhinjve tu krijojme kushte ..INUK te mos u prishi shtepite ne mes te apsirave publike por te izolojme dhe rruget ..cfar fitore thoni per pensionet do marin pension social ataqe skane sigurime shoqerore .mire e beri sala su ka paguar sigurimet per buxhetoret imagjino privatin jemi nje shoqeri qe sderdh asnje te ardhur per sigurimet por merrnin borxh per te paguar pensionet .te jeni te sigurte per dicka festen 23 vjecare te hajduterise do ta paguajne dhe femijet e femijeve tuaj arka ishte bosh po su futen brenda perseri boshdo ngeli dhe si puna e atij lypsi do behemi te gjithe ..luftoni te behet shteti te shpetojme vendin dhe njerzit..te shpetojme brezat qe vine se ndryshe do na mallkojne dhe gjykojne si brezi qe shkatarroj shtetin……
Lypes nen acar thua ti. Une kam pare nje prind qe bente blloqe betoni per 100 mije leke ne muaj, 3300 leke te vjetra ne dite, gjysma e te cilave jane dy buke” te vogla” per femijet. I bie bretku tere diten per nje page mizerje, nen hyqmin e pronarit qe i kujton tere diten se po e mban me buke. I kishte duart, por c’e do qe i kishte. S’ke pare njerez qe rrojne bunkereve, plevicave, njesoj si 100 vjet me pare.Ne fahatrat è thella e shijne grurin me kale se autokombajna kushton.Keta njerez nuk e dine c’eshte Inuk-u, nuk u arrin fantazia ta mesojne, jetojne per buken e gojes.Por afer tyre nuk kalojne gazetare qe japin lemoshe e keshtu virtualisht nuk ekzistojne.Ekziston Kim Kardashian dhe fabula e divanit te saj mishtor dhe seancat e pafundme te gerhitjeve parlamentare, ku 140 rrogetare konsumojne ne rutine drama dhe komedira ligjesh e normativash qe vete ata te paret i shkelin me te dyja kembet.
Jam plotesisht dakort qe ndertimet paleje te prishen, si forme ndeshkimi per ata qe nuk njohin ligjet, pooooor, Shpenzimet e ketyre prishjeve duhet ti paguajne ata qe kane qene ne pushtet dhe kane lejuar keto ndertime! Vetem ne kete menyre shkon haku tek i zoti. Shpenzimet e prishjeve i paguan populli me taksat, ndersa pergjegjesit per keto shkelje ligjore jo vetem qe kane marre rrogat, por qe te lejojne keto ndertime pa leje, me siguri edhe rryshfete . Ketu ma kap lepurin per bishti Zoti Kryeminister dhe te shikosh se si i keputen krahet korrupsionit.
Kapitalizmi këtë fytyrë ka. Shumë lypsa po shohim edhe në qytetet evropiane. E dini si bëhet fushatë për ti ndihmuar? Jepini rroba, thonë njerëzit, jo para se pas disa studimesh doli se në fund të ditës ata ndanin paratë me ca prapa liste që u kishin gjetur “punën” lypsave.
Në kapitalizëm (që sigurisht nuk është si socializmi), individi duhet t’i zgjidhë vetë problemet.
prag festash bëhet fushatë për ndihmë jo nga shteti por nga njerëzit ethjeshtë.
Por ka dhe transparencë për shumën që grumbullohen.
Në Shqipëri akoma kërkohen të drejtat me mentalitetin socialist, dhe nuk marrin përsipër detyrime që shoqëria kapitaliste ti kërkon, ndryshe …
Zonja Guma, seshte dhembshuri, te shkruash nje artikull, ku mund te hedhesh tutje, tek tjetri mllefin dhe skamjen.
Deri dje edhe ky kryeminister qe ju shyqyr zotit, me ne fund, ju erdhi zeri, ishte nje nga ne, ndoshta me keq se ty.
Te kerkosh, duhet njehere te shohesh, pse erdhem ne kete gjendje.
Ishte i mire apo i keq komunizmi, kete smund ta them, por per kete lypes, komunizmi ka qene nje parajse, se te pakten, nuk dilte te lypte.
Sot edhe juve moj zonje ju erdhi goja dhe tregoni dhembshuri, por harron qe per kete lypes, jemi te gjithe fajtor, se vete ne e lajuam talibanizmin, te mbreteroje ne nje vend qe shume me heret, kishte te gjitha institucionet sociale edhe per sakatet.
Por ti moj zonje, nuk na thua kush e la ate sakat ne rruge, por i kerkon nje kryeministri qe sapo ka ardhur ne pushtet, te beje ate qe u shkaterrua per 23 vjet.
Akoma shpresoni te Rama ?
Bukur e the Kris : ” Lereni garipin te punoje per te djathten ne krye te te majtes “
A e dini se kur e tha Rama shprehjen “Ne Shqiperi nuk ka sindaka”? Ne takimin blic qe Renzi beri ne Tirane. Dhe pse e beri kete vizite blic dhe te pa paraljmeruar k/ministri italian? A kishte kjo vizite ndonje lidhje me tragetin “Norman Atlantik” qe po digjej? Ku, ne territorin e kujt shtetti ndodhej trageti kur u be vizita? Kjut i takonte, sipas legjislacionit nderkombetar, te njohur dhe pranuar nga shtetet pale, e drejta per te kryer hetimet mbi kete traget? DHE SA KOHE U DESH QE: 1- prokuroria e Barit ti bente kerkese per ndjekjen e hetimeve ministrise se drejtesise se Italise, 2-Kjo te conte leter porosine ministrise se drejtesise shqiptare,3-Kjo t’ia dergonte prokurorise se Vlores, 4-Kjo gjykates se shkalles se pare Vlore (per te marre vendimin qe donte prokuroria italiane e Barit), 5-Gjykata tja kthente ministrise se drejtesise shqiptare, 6-Kjo ministrise se drejtesise italiane, 7-Kjo prokurorise se Barit qe te vendoste masen e sekuestros mbi anijen? E gjithe kjo procedure e sterzgjatur midis dy shteteve dhe midis institucioneve brenda tyre KA ZGJATUR VETEM NJE DITE. A kishte ndonje rol vizita e Renzit ne Tirane ne gjithe kete iter?