Mjeshtri i klarinetës, Laver Bariu, ka festuar dy ditë më parë 85-vjetorin. Me dhjetëra qytetarë përmetarë janë mbledhur në një nga rrugët e qytetit për të uruar mjeshtrin e madh, kabatë e të cilit janë nga më të arrirat në tregun e muzikës popullore shqiptare. Mjeshtri Laver Bariu është rrethuar nga një grup i vogël i sazeve të Përmetit, ndërsa në shtëpinë e artit të Përmetit është shfaqur edhe një dokumentar artistik kushtuar veprimtarisë artistike të tij. Në të njëjtën kohë është shpërndarë për të pranishmit libri i prof.dr Vasil Tole “Usta Laver Bariu”.
Libri shoqërohet edhe me një ‘cd’ me kabatë e interpretuara në mënyrë virtuoze nga ky mjeshtër. Festimi i 85-vjetorit të lindjes së Bariut do të bëhet bazë për nisjen e një feste të përvitshme për qytetin e Përmetit që do të quhet “Dita e artistit përmetar”, shkruan GSH. Laver Bariu rrjedh nga një familje muzikantësh të qytetit të Përmetit. Interpretimet e tij shtrihen në harkun kohor 1950-2000. Në mars të vitit 2001 ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh i punës” me motivacionin “për mjeshtërinë në interpretimin e vlerave të muzikës popullore dhe përcjelljen në popull të këtyre vlerave”.

URIMETME TE BUKURA DHE PLEQERI TE BARDHE O BILBILI SHQIPTAR I KLARINETES DHE NJERIU ME ZEMREN ME TE BARDHE NE KETE SHQIPERI KU NJERIU ESHTE KTHYER NE UJK PER TJETRIN DHE I POSHTER ME SHQIPERINE MEMEDHE
I jashtezakonshem dhe i pa perseritur ne llojin e vet .Ne filmin ” GJeneral Gramafoni ” , loja e klarinetes se LAVER BARIUT ,eshte nje termet 12 BALLESH , virtuoze ,
Une eadhuroj kete artist te madh popullor ,kete legjende te gjalle . URIME !!