Nga Gjergj Erebara
Kryeministri Edi Rama akordoi 7 miliardë lekë ose 0.4% të PBB-së për të papunët e krijuar nga pandemia. Ndërsa kjo rritje e deficitit buxhetor është e mirëpritur, si përqasja, ashtu edhe madhësia e saj ngrenë pikëpyetje nëse qeveria gjendet në axhendën e duhur për të luftuar pasojat ekonomike të COVID-19.
Pandemia e koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19 është krahasuar në mënyrë figurative me gjendjen e luftës. Dhe nëse pranojmë këtë figurë letrare si të mirëqenë, atëherë duhet ta shtyjmë atë më tutje, duke argumentuar se një luftë luftohet në bazë të një strategjie.
Strategjitë në luftërat e vërteta dhe jo ato figurative zakonisht mbahen të fshehta nga qeveritë ndërsa në këtë luftë figurative, për shkak se armiku virus nuk ka inteligjencën e nevojshme për të kuptuar strategjinë tonë, është mirë që të jenë të hapura dhe subjekt diskutimi.
Hartimi i një strategjie natyrisht që duhet të nisë nga objektivi ose objektivat finalë që synohen të arrihen. Objektivat mjekësorë janë të qartë dhe të njohur për të gjithë: nevojitet që numri i infektimeve të ulet sa më shumë të jetë e mundur dhe kjo luftohet me hetim epidemiologjik të rasteve të njohura apo të dyshuara si dhe me distancim social tërësor të shoqërisë.
Objektivat për të luftuar pasojat ekonomike që shkakton nevoja për të rritur shpenzimet shëndetësore nga njëra anë dhe për të kompensuar humbjet nga paraliza ekonomike nga ana tjetër, duket se janë më pak të qarta.
Në shumicën dërrmuese të vendeve të botës nga ku Shqipëria mund të mësojë, objektivi kryesor ekonomik duket se është që financat publike të shërbejnë si urë për të kapërcyer hendekun e krijuar nga pandemia. Kjo urë nuk krijohet vetvetiu dhe nga asgjëja. Ajo krijohet përmes borxhit publik.
Synimi final i strategjisë në fjalë është që ekonomia të jetë gati dhe në shëndet pothuajse të plotë për të rifilluar punën pasi pandemia të përfundojë. Metoda e zgjedhur nga qeveritë për të realizuar këtë qëllim është financimi i aktivitetit të biznesit privat nga fonde publike për aq sa biznesi privat është penalizuar nga kriza. Kjo nuk është një bamirësi.
Kjo është një përpjekje serioze të për mbajtur në këmbë sistemin ekonomik të parakrizës dhe për ta pasur gati për ta rivënë në punë sapo kriza të kapërcehet. Vendet e ndryshme kanë zgjedhur ndërhyrje të ndryshme.
Ato vende që kanë sektorë strategjikë, të tillë si transporti ajror, kanë ndërhyrë në tërësi për të mbajtur në këmbë këto sektorë. Shqipëria nuk i ka këto halle sepse nuk ka ndonjë sektor strategjik për të shpëtuar. Por ndërhyja kryesore në shumë nga vendet nga ku ne mund të marrim informacion, ka konsistuar në pagesën e pjesshme të pagave të të punësuarve në sektorin privat, me kushtin që ky sektor të jetë dëmtuar nga kriza dhe që biznesi të pranojë një pjesë të kostos së punës dhe të mbajë punëtorët.
Disa qeveri e kanë shoqëruar këtë masë ekonomike me një të dytë, pagesat e drejtpërdrejta për familjet, me qëllim që konsumi të mund të mbahet sa më i lartë të jetë e mundshme dhe që familjet të dalin në gjendje sa më të mirë ekonomike që të jetë e mundshme dhe të gatshme për të vijuar konsumin dhe jetën pas pandemisë.
Dhe ndërsa ne shohim larmishmërinë e masave të ndërmarra nga qeveritë e vendeve të ndryshme për të mbajtur sa më pak të dëmtuar ekonominë, shohim nga ana tjetër strategjinë e bazuar gjerësisht në improvizim të qeverisë shqiptare.
Qeveria jonë, deri më sot, i ka diskutuar strategjitë e luftës figurative me veten e vet, ka vendosur gjithmonë vetë dhe pa u konsultuar me askënd publikisht dhe pasi ka vendosur, i ka shpallur vendimet në Facebook, shpesh në mënyrë gjysmake.
Dhe kur kanë dalë probleme me këto vendime, është përpjekur të mbyllë vrimat duke i korrigjuar ato më vonë, duke krijuar në këtë mënyrë një kakofoni shifrash, rregullash dhe udhëzimesh, të cilat vështirë se mund t’i marrë vesh edhe vetë hartuesi, e jo më populli.
Pasi këmbënguli për javë të tëra që qeveria nuk mund të paguajë rrogat e biznesit privat dhe pasi herë me lutje e herë me kërcënim, i sugjeroi biznesit privat të merrte kredi për të paguar rrogat e punëtorëve të papunë, qeveria vendosi të akordojë një shumë prej 40 mijë lekësh për secilin punëtor të pushuar apo pezulluar nga puna si dhe për biznesin e vogël që nuk u ndihmua në improvizimin e parë ekonomik.
Ndërsa një ndërhyrje e tillë në ndihmë të të papunëve të pandemisë është e mirëpritur, synimi i kësaj ndërhyrjeje duket jashtë çfarëdolloj objektivi strategjik.
E para, një ndërhyrje e tillë nuk ndihmon në ruajtjen e vendeve të punës pasi i akordohet personave që e kanë humbur sakaq aktivitetin ekonomik si të vetëpunësuar apo si të punësuar të papunë.
E dyta, një ndërhyrje e tillë vështirë se ndihmon për të mbajtur të lartë konsumin agregat në ekonomi për shkak se ka përmasa shumë të vockla.
E treta, programi duket se jep mesazhin e gabuar në ekonomi. Duket sikur qeveria i thotë biznesit, pushoji njerëzit nga puna sepse në këtë mënyrë mund të përfitojnë ndonjë pagesë cash, por nëse i mbani në bordero megjithëse nuk ka punë, atëherë paguajini vetë. Dhe meqënëse thesi u hap, biznesi tashmë ka edhe një justifikim moral të vetveten, sado që të gabuar, që të braktisin punëtorët e vet.
Mbi të gjitha, një përqasje e tillë improvizuese përbën edhe një keqpërdorim të fuqisë ekonomike të Shqipërisë në përgjithësi dhe buxhetit të shtetit në veçanti.
Një strategji e logjikshme duhet të nisë nga pyetja se sa para mundet që Shqipëria të marrë hua në këtë periudhë të vështirë dhe nga mund t’i marrë këto para hua. Një pjesë e këtyre parave të marra hua do të duhet të përdoren për të paguar shpenzimet e zakonshme të shtetit dhe për të mbuluar rënien e të ardhurave buxhetore si pasojë e krizës. Një pjesë do të duhet të përdoren në përpjekje për të mbajtur ekonominë në gjendje sa më të mirë të jetë e mundshme në pritje të rihapjes.
Kryeministri Edi Rama, duke shpallur paketën e tij të dytë të ndihmës, foli në lekë zyrtare, në dollarë dhe në lekë të vjetra, tregues ky i një përpjekjeje për të bërë sa më shumë propagandë. Në termat e buxhetit të shtetit, lekët e vjetra, dollarët apo lekët zyrtare nuk janë mjeti më i mirë shprehës. Mjeti më i mirë është vlera në përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shqipëria pritet të ketë, 1.74 trilionë lekë PBB këtë vit ndërsa 7 miliardë lekët (zyrtarë) të ndihmës 40 mijë lekëshe janë të barabarta me 0.4% të PBB-së.
Nëse e nisim nga pyetja e parë, sa është hapësira e huamarrjes, e vërteta e hidhur është që qeveria aktuale është sakaq e mbingarkuar me borxhe, për shkak se ka refuzuar të ulë borxhin publik mjaftueshëm përgjatë viteve të fundit dhe na ka zhytur në të ashtuquajturën 1 miliardë euro koncesione, të cilat janë gjithashtu borxhe.
Megjithatë, nëse shohim bilancet e bankave të nivelit të parë dhe të dytë, fortësinë e lekut dhe praninë e bollshme të euros në treg, nuk është e pamundur që Shqipëria të marrë 500 milionë euro hua gradualisht gjatë dy-tre muajve të ardhshëm.
Kjo është e barabartë me një rritje të borxhit publik me rreth 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo vijon të mbetet një paketë e vogël në krahasim me ndërhyrjet masive në vendet e zhvilluara, të cilat po rrisin borxhet e veta me 10 apo 15% të PBB-së, por gjithsesi mbetet një shifër e konsiderueshme për ndërhyrje në kushtet e një ekonomie si kjo e jona, e cila, në fund fare, është ekonomia e një vendi të prapambetur.
Kuptohet që ndonëse një pjesë e kësaj shume duhet të mbulojë të ardhurat e munguara të shtetit, pikërisht shteti ka nevojë që të kursejë, ashtu siç qeveria i kërkon familjeve të prekura nga kjo luftë figurative. Dhe këtu mund të diskutojmë gjerë e gjatë. A mundet që shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes të buxhetit të shtetit, të cilat para krizës ishin planifikuar gati 50 miliardë lekë ose 2.8% të PBB-së të jenë pas krizës, po kaq të larta pavarësisht se shumica dërrmuese e administratës publike nuk ka punuar nga mesi i Marsit deri në fund të Majit? A mos është më e arsyeshme që një pjesë e këtyre shpenzimeve të shkurtohen për të rialokuar fondet në çështje më domethënëse?
Dhe më tutje, a është e arsyeshme që të mos vijojmë të shohim se përgjatë katër viteve të fundit, sektori publik ka shtuar 15 mijë rrogëtarë në një kohë kur popullsia e Shqipërisë është në rënie? A mundet që taksapaguesi të vijojë të tolerojë punësimet nepotike të llojit, njëri vëlla deputet dhe tjetri drejtor në shtet pa asnjë eksperiencë administrative? A mundet që taksapaguesi të vijojë të tolerojë punësimet dhe për llogari të votave? Apo më tutje, të tolerojë koncesionet e incineratorëve që nuk ekzistojnë asgjëkundi?
Për momentin ne vetëm mund të fantazojmë mbi gjendjen e buxhetit të shtetit dhe nevojat për financim. Qeveria socialiste prej vitesh refuzon të respektojë standardet më minimale të transparencës që çdo qeveri dinjitoze duhet të ketë. Për shembull, që nga viti 2003, Ministria e Financave ka publikuar në datën 8 të çdo muaji bilancin e buxhetit të shtetit të muajit paraardhës. Me pak fjalë, normalisht çdokush që është i interesuar në datën 8 Prill duhej të kishte mundësi të informohej për të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit për muajin Mars. Por këto të dhëna nuk janë publikuar. Dhe prej disa vitesh të qeverisë aktuale nuk publikohen më në datën 8. Ky mund të ngjajë një element i parëndësishëm, por në fakt ka shumë rëndësi.
Ndryshe nga strategjitë me luftë reale, ku armiku duhet të mbahet në errësirë të synimeve, mjeteve e pozicioneve tona, në luftën figurative me virusin e padukshëm dhe jointeligjent, transparenca e mjeteve, mundësive dhe synimeve e mekanizmave është me rëndësi vendimtare. Një mesazh i gabuar apo i pasaktë për biznesin mund të sjellë dëme ekonomike jo vetëm për periudhën e pandemisë por edhe pas saj. Dhe mbi të gjitha, transparenca mbi mundësitë dhe propozimet mbi çfarë mund të bëhet, ndihmon për qartësimin e mesazhit mbi gjendjen ku jemi dhe çfarë mund të presim.
Në thelb, pandemia ka shkaktuar paralizë ekonomike por nuk ka shkaktuar kurrfarë krize ekonomike, siç janë krizat tipike ekonomike. Bankat janë në rregull, kompanitë janë shëndoshë e mirë dhe punëtorët janë të gatshëm për të punuar. E vetmja gjë që mund ta kthejë këtë paralizë në krizë ekonomike është ilaçi i gabuar apo mungesa e ilaçit. Vendet më të zhvilluara se sa ne i kanë krijuar sakaq recetat, të cilat një vend si Shqipëria ka nevojë t’i përshtasë. Synimi strategjik duhet të jetë ruajtja e vendeve të punës. Vetëm pasi përpjekjet për ta bërë këtë dalin të pasuksesshme, lind nevoja për të ndihmuar ata që kanë mbetur pa punë.
*****
Gjergj Erebara është gazetar i BIRN Albania

Shume e sakte!
Sot politikat ekonomike te shtetit behen jo me eksperte te mirenjohur,por me besniket e partise dhe kryeministrit ne nivelin e Spiropalit,Xhackes,Manastirliut,Ballukut etj,ndersa kokat e medha te financave si Ahmetaj,qe ne vend te dilte para drejtesise,Rama i jep te menaxhoje te gjithe SHTETIN!
Erebara ju pergezoj.
Heroi heroi…do zbulojme qe heroi mori para borxh, vodhi per vete, ca ua dha te papuneve (blerje votash), ne te tjereve do te na sjelle faturen. Per vete do te shkoje te jetoje ne Montecarlo. Per ta arritur kete, do te tradhetoje (pak) PS, akord me Lule mavrine dhe (Vuala!) do te jetoje i lumtur duke dhene intervista nga dimora buze detit si Ismail Qemali Dy.
Cjane keto perralla more Gjergj? Keto jane llogje Kavaje. Ajo qe ne duhet te degjome jane ato qe tha Ai. Pra 400mije dollare te vjeter ose 40 mije dollare te rinj. 400 mije lira turke ose 40 milion dinare jugosllave. Ti si ekspert pse.sna thua asgje per luften e madhe qe po ben kryeministri. Pse sna thua per sukseset e tij. Sa gjoba i ka bere tradhetareve sa patenta u ka hequr sa ka futur ne burg. Po pe “kurben” qe po e zbret per dite pse sthua? Po per shpullat qe po i jep atij gjumashit qe smeson tabelen e shumezimit? Po per testet e te infektuareve qe jane barabar apo edhe me shume se ishujt FarOer? Kazan.
E po te marresh tastieren dhe te besh kesi artikujsh foshnjarakesh me shifra, fakte Prodhim bruto dhe prodhim neto ne keto kohe kur tere bota po kalon nje kolaps ekonomik, shoqeror dhe mjekesor eshte me te vertete cinizem, cinizem i nje gazetari a analisti qe mbyllur ne kuvline e tij dhe fillon dhe gatuan ne nje kuzhine qe as me shume dhe as me pak, ne gjermanisht i thone : „Teufelsküche“! Kuzhine e djallit!
Ai qe do te lexoje emrin tim sot do te cuditet se si ka mundesi qe une sot te dal ne mbrojtje te Rames, e pabesueshme dhe natyrisht qe syte nuk i gabojne, por si mund ta kritikosh per keto masa dhe paketa ndihme qe ka marre ne ndihme te nje populli dhe biznesi te vogel qe ka dale tashme ne rruge te hapur?
Masat e Edi Rames duhen pergezuar dhe lavderuar. E keshilloj Gjergj Erebaren te degjoje pak telefonatat e mengjesit tek emisioni i Bashkim Hoxhes „Koha per tu zgjuar“. Degjojini ata pensioniste, ata njerez te varfer dhe te lene rrugeve, te vetmuar ne varferine e tyre, ndersa ky Erebara u ze ne goje se kaq dhe aq do te bjere prodhimi bruto etj,etj.
Me Ramen nuk jam dakort per masat drakoniane me burgje dhe me denime, ato me duken komplet te pajustifikueshme, por per keto paketa ndihmash me 200 a 400 euro keto nuk jane asgje dhe per nje ekonomi si Shqiperia, mjafton tu japesh njerezve nje fije shprese dhe drite qe dikush eshte per ty dhe nuk je lene ne harrese.
Gjergj Erebara, degjo nje histori nga Bashkim Hoxha:
Ishte nje i moshuar nga nje fshat i Beratit qe i duhej te nderronte kataterin ne qytete, e kupton ne shqip?
Tubin e shurres, qe i duhej te ziut ta nderronte cdo 4 jave! Mori ne telefon tek Bashmik Hoxha sepse nuk mund te dilte dot jashte se hante burg dhe Hoxha e udhezonte qe te ulte nga interneti lejen e policise.
Atij plakut i duhej ta ulte nga interneti lejen e policise per te shkiar ne qytete per te nderruar kateterin dhe qesen e shurres bashke!!!!!!!
Pra atij i duhej nje PC, nje lidhje interneti dhe ulja e tij si nje dokument i tipt PDF!
Me djeg dhe me dhemb tere barku thoshte, kushedi sa ishte infektuar, ndersa ti flet me duket nga ndpnje zyre e ndonje Toweri nga blloku dhe po konstaton reniet ekonomike dhe katastrofat financiare!!!!
500 miliarde Euro hodhi Merkeli ne treg dhe parate kane filluar te xhirohen, USA po ashtu, Kanadaja tere shtetet po hedhin para konsumatore sepse paraja ne fund te fundit nuk ka asnje vlere, eshte nje mjet qe nuk mbulohet nga floriri prandaj parate jane sot lumenj dhe oqeane pafund.
E perse duhet te mbaje Rama doren kur ato para do te hidhen perseri ne treg per qarkullim?
Me ato para oriz dhe fasule do te bleje shqiptari dhe nje cope buke asgje me shume dhe ne fund ato para le te jene borxh apo sterborxh ne keto kohe qeverite kane zgjidhur qesen dhe po i gjenden afer popujve te tyre.
Per keto paketa Edi Rama duhet lavderuar, ndersa nga tere ata mjeke deputete politikane ne pension dhe jo pension duhet te ksihin veshur bluzen dhe te ishin hedhur ne terren ne ndihme te popullit te tyre. Tritan Shehu, Sali Berisha, Isuf Kalo ai Kastrati deputet i Shkodres dhe disa te tjere duhej te ishin ne krye te frontit dhe te mso merren me llafe kot.
Po kam edhe nje frike qe ma vertetoi Sali Berisha kur tha pardje qe une mjekesine e kam harruar me kohe. Per kete nuk kam patur kurre dyshim e kam thene gjithmone qe ai njeri nuk ka patur asnje die nga mjekesia, pervec teorive qe i kishte ne koke permendesh dhe dhenieve te adalateve dhe lasiksi te profarmes ne kohet e tij.
Tere ata mjeke te kohes se Enver Hoxhes bejne sot vetem fjale. Mjekesia e tyre ka qene aq e manget sa nuk ka ku te shkoje, por te pakten nje kateter edhe mund te nderrojne ne ndonje pavion te Tiranes, por ka qene gjithmone nje shtrese arrogantesh dhe mendjemedhenjsh qe zor se e ulin hunden te bejne nje pune te mire qofte edhe te nje infermieri.
Kaq kisha!
Te lumte Claus. Kritikoje udheheqjen. Bjeri djathtas e djathtas pa meshire. Kujtoi edhe Mithatin ,kujtoi edhe Saliun qe se futi ne burg,kujtoi edhe niperit e partizaneve qe su jep pensionin e prtizanllekut e te tjera. E kushedi ne fund ai i shkreti(i vetmi)nga Skrapari mund te shuroje normalisht.
Ti qe ke hallin e Metes, ti je me.muti nga t gjithe, plehre provokative e forumit.
Te qifsha Meten dhe Skraparin tat, rrote kari
Cluas kritikon Gjergjin po me duket se ky komenti yt eshte shume banal ne krahasim me shrkrimin e Gjergjit. Ndersa Gjergji ben nje analize te disa faktoreve ekonomike duke vene, me te drejte, ne dyshim mundesine esuksesit te propagandes me gjoja masat ekonomike qe po merren. Tashme realiteti ka provuar se cdo reforme apo aksion ekonomik i propaganduar ka qene nje deshtim total duke renduar akoma me keq borxhet e shtetit. Te perkrahesh brockullat e Rames sot ne lidhje me ndihmat eshte te genjehesh me keq se kalamajt me karamelet.
Edhe shembulli qe sjell me qytetarin qe i telefonon Bashkim Hoxhes te ben te dukesh me keq se Mark Marku qe nuk dinte te perdorrte aplikacionin. Sa per dijeni leja mund te kerkohete edhe pa internet, thjesht duke telefonuar tek numri zyrtar i publikuar per qellimin e leje-daljeve. I ke degjuar sa jane pensionistet qe ankohen se nuk kane marre ende pensionet? E pra po te degjosh kriekaqolin ai thote se pensionet jane shperndar dhe po e kundershtove ose nese guxon te vesh ne dyshim fjalen e tij je kazan.
Te perkrahesh pallavrata e Rames me gjoja ndihmen ekonomike do te thote ti besosh symbyllazzi nje genjeshtari patologjik.
Me sa kam dijeni e sa kam lajme nga Shqiperia, deri me sot numri i atyre qe do te perfitojne kete ndihme do te jete shume i vogel sepse per nje arsye ose nje tjeter pjesa me e madhe do te jete e perjashtuar. Per absurd te privilegjuarit do te jene po ata qe ruajne lidhjet e miqesise e te interesave me partine por edhe ndonje hallexhi sa per reklame apo per fotot e rastit njesoj si ato te pakove te ndihmave ku ne 100 nevojtare i marrin vetem nja 3-4 dhe u behen 100 fotro.
Menyra cinike e te arsyetuarit te Rames dhe shpures se tij tregon se ai nuk ka si qellim ndohmen e njerezve por suksesin e propagandes se tij. Per te kjo perben fillimin e fushates elektorale te zgjedhjeve te ardhshme. Ja lexoje se si ka filluar ti thure lavde vetes sidomos pas reklames qe beri me Italine.
Ne thelb problemi eshte se nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere po kjo nuk perben ndonje problem per Ramen se ai eshte mesuar te shese vec llafe. Sa per pune nuk di te kete bere ndonjehere hajer. Jo me kot edhe ekomomistet e mirefillte socialiste jane shume kritike me propozimet e kriekaqolit.
Z. Erebara krahasimet qe beni me vende te tjera jane jo te plota deri ne fund dhe shifrat qe ju hidhni poashtu nuk japin realitetin e plote te situates! Masat e marra ne Shqiperi nuk ndryshojne aspak nga ato te vendeve te tjera ne parim! Shpallja e paketes se pare ne Shqiperi te pakten publikisht u be disa ore me pare se ne Itali dhe Gjermani dhe ndryshimi qe ne thellesine e shifrave ne raport me buxhetin e shtetit! Kjo kuptohet edhe nga nje me 4klase shkolle se rasti i termetit nuk perseritet me!
Borxhi qe patjeter do meret do paguhet ndryshe. Keshtu qe krahasimi me vende te tjera nuk qendron! Gjermania dhe Italia po ashtu ju ofrojne firmave ne veshtiresi kredi te favorshme pra KREDI asgje te falur! Duket qarte qe linja eshte pothuajse e njejte ne te gjitha vendet! Me shpejt dhe me “humbje “me te vogla do dalin ata qe po preken me pak nga virusi ky eshte i vetmi kontribut plotesisht specifik i c’do vendi! Pjesa tjeter eshte me komplekse dhe globale! Mos perhapni panik shifrash!