Mjeti përplaset me bordurën në Elbasan, në gjendje të rëndë shoferi

Leda Hysa

 

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e të martës në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor që shkon drejt tunelit të Elbasanit, ku një makinë tip “Benz” me targa AA164RO është përplasur me bordurat mbrojtëse.

Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, pranë vendit të quajtur Mamël.

Ndërkohë i plagosur mbeti drejtuesi i makinës A.C., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *