Një shëtitje me makinë i ka kushtuar jetën një të riu shqiptar në Itali. Makina ‘ Volksëagen’ është përplasur me murin si shkak i humbjes së kontrollit nga ana e shoferit, çka ka shkaktuar vdekjen e 26 vjeçarit nga Tetova .

“Jeton Shabani, i riu shqiptar nga Kamjani i Tetovës, me banim në Arkole, ka humbur jetën mbrëmë në një aksident rrugor në afërsi të San Bonifaçio”, shkruajnë mediat shqiptare ne Maqedoni.
Në fillim mjeti është përplasur në rrethimin e një oborri të një vile, pastaj në mur.
Makina drejtohej nga shoku i tij Patrik, i cili ka reaguar pas aksidentit me një postim në Facebook: “Do më mbetesh gjithmonë në ndërgjegje, ndjehem fajtor”.
