Një aksident i rëndë është raportuar ditën e sotme nga qyteti i Vorës, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur një 80 vjeçar.
I moshuari me inicialet S.S, ishte pasagjer në makinën me drejtues shtetasin me inicialet H.S, i cili ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
h.b/dita
