MEPJ i ndërpret mandatin indianit si Konsull Nderi i Shqipërisë

Bora Basholli

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon lidhur me rastin e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Nigeri, Nitin Sandesara. Procedura e emërimit të Nitin Sandesara si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri ka përfunduar në janar 2019.

Në zbatimin e procedurës së emërimit janë marrë në konsideratë kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore.

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare dhe pajisja me pasaportë shqiptare e z. Sandesara nuk është procedurë, e cila ka kaluar nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, apo është në kompetencat e këtij institucioni

Për më shumë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, sqaron se, “ndonëse ka të drejtën e pajisjes me pasaporta diplomatike dhe shërbimi, sipas VKM-së 335, dt. 2.9.1997, z. Sandesara nuk është pajisur, as me pasaportë diplomatike, as me pasaportë shërbimi”

Rasti i artikuluar së fundmi i  Sandesara me nënshtetësi shqiptare, mund të cënojë imazhin dhe reputacionin e Institucionit të Konsullit të Nderit, por edhe atë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe shtetit shqiptar në përgjithësi, pavarësisht faktit se veprimet e ndërmarra prej z. Sandesara janë në emrin e tij personal

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon se, ka të gjitha të drejtat ligjore për ndërprerjen e mandatit të Konsullit të Nderit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Republikës së Shqipërisë në Nigeri për Nitin Sandesara me efekt të menjëhershëm.

 

b.b/dita

Share This Article
11 Comments
  • Gjeni ndonje kriminel tjeter tani. Kemi nevoje urgjente per “Investitore ” dhe perfaqesues nderi si puna e ketij.

  • Legenat turkoarab te Ministrise te Jashtme, bëjnë Konsull Nderi në Nigeri një mafioz nga India që ndiqet nga Interpoli dhe Drejtësia Indiane, dhe pastaj thonë se nuk e bëren ata shtetas shqiptar por një tjetër ministri.
    Sikur të jet nga tjetër qeveri ministria tjetër.

    Po mir mo legena, po Konsull Nderi kush e bëri? Ministria e Somalis?

    Ptu, rregjim mafiozesh islamik!

  • e paska mar shpejt nenshtetsin ky indjani sa e kan mar vesh Rama Likja dhe sala kan then ky lloi na duhet dhe po nuk rrodhi do pikoi do ket dhe per ne

  • Hajde Ministri e Per-jashtme hajde, konsull nderi ne NIGERI te Afrikes nje pufte nga India.
    Mos e beso po deshe, keto gjera ndodhin vetem ne Albanistan, natyrisht kundrejt thesit me euro apo me dollar.
    Nuk kendon bretkosa ne te thate.
    Sa lehte e kalojme… po i heqim titutllin e panderit, po pergjegjesi kush mban, ne burg kush do te shkoj, plehra.

  • Mirel alias mirela: Jo se dua te mbroj komentuesin “mirel” po paski qene fare e keqe fare e shpifur komuniste mbroni cdo lloj prostitucioni per PPSH per partine jepni te gjitha dhe nena motra gra e vajza kunata e farefis ptyyyyy shpifesira

  • Kur u be konsull nderi ky indiani? Perpara apo pasi e kerkoi Interpoli dhe India?

    Se po te jete bere perpara, atehere Ministria e perjashtme e shqipove ka faj qe nuk lajmeroi Indine! Se dhe India, more vellezer, nga ta dinte Indi zeza per keta hajdute, pak njerez ka aty?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *