Në përgjigje të shqetësimit të disa qytetarëve, për sa i përket materialeve të paraqitura në media si të rrezikshme, Ministria Mbrojtjes, bën me dije se nuk bëhet fjalë për predha apo materiale të rrezikshme, po për serbatorë karburanti të aeroplanëve, tashmë të dalë jashtë përdorimit si “MIG” etj., të cilët i nënshtrohen protokollit të transportit të zakonshëm, pasi nuk përbëjnë asnjë rrezik për popullatën apo ambientin.
“Bëhet fjalë për transport materialesh, kryesisht skrap, nga Rinasi për në Kuçovë, nga Forcat Ajrore. Më konkretisht sqarojmë se, nuk bëhet fjalë për predha apo materiale të rrezikshme, po për serbatorë karburanti të aeroplanëve, tashmë të dalë jashtë përdorimit si “MIG” etj., të cilët i nënshtrohen protokollit të transportit të zakonshëm, pasi nuk përbëjnë asnjë rrezik për popullatën apo ambientin.
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për transportin e materialeve të rrezikshme si municione, kimikate etj., kanë procedura shumë të qarta dhe strikte, të miratuara nga Ministri i Mbrojtjes dhe referuar standardeve e vendeve të BE, në të cilat në çdo rast veprohet dhe zbatohet me rreptësi protokolli i miratuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes.

Do te ishte mire qe ju te kishit publikuar foton qe denonconte kete fakt. Aty kuptohet qarte se te transportuar ne ate menyre per se paku ato perbejne rrezik per aksidente pa llogaritur mosrespektimin e kodit rrugor. Per te gjitha keto ministria meriton nje mega gjobe. Si ka mundesi qe te behet gjithe ajo fushate per te respektuar rregullat e qarkullimit e te vihen gjoba papushim nderkohe qe ministria e mbrojtjes as qe nuk e can koken fare. Do te bejne shtet de more de rilindjotet e krimit e te hajdutllekut!!!