Mocioni për shkarkimin e tij, Meta e firmos brenda orës kërkesën e PD-së

Dita

Ilir Meta nuk ka vonuar dhe ka firmosur brenda orës kërkesën e PD-së për mocion për shkarkimin e kreut të Kuvendit.

Në këtë mënyrë ka nisur edhe procedura për zhvillimin e mocionit, duke mos u penguar asnjë ditë.

Demokratët kanë zyrtarizuar kërkesën e tyre për mocion ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Në kërkesën e depozituar, thuhet se hetimi penal i plotë, i paanshëm, i pavarur dhe efikas i këtyre akuzave bën të domosdoshëm largimin nga detyra të Kryetarit të Kuvendit dhe vënien e tij në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Sipas PD-së, kryeparlamentari nuk ka as legjitimitetin dhe as moralin e duhur, që në emër të organit më të lartë vendimmarrës në vend, t’i kërkojë organit të prokurorisë hetimin e çështjes.

Vijimi i tij në këtë detyrë, jo vetëm thellon përmasat e këtij skandali, por bëhet një pengesë serioze për punën e pavarur të organeve të drejtësisë.

Duke pasur parasysh ngjarjen e rëndë kërkojmë që Kuvendi të mblidhet urgjentisht dhe të shkarkojë menjëherë Ilir Metën nga detyra e Kryetarit të Kuvendit.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është i vendosur që të mos pranojë për asnjë minutë më shumë një Kryetar Kuvendi të akuzuar si porositës i vrasjes së dy deputetëve.

Ilir Meta nga dje ka vetëm një detyrë, t’i dorëzohet organeve të drejtësisë”, thuhet në deklaratë.

Share This Article
2 Comments
  • -..eshte nje xhest i guximshem per ndriçimin e figures se Metes {dhe hapjen e rruges drejtesise}i cili duhej ta leshonte imunitetin mbas Sales,por Sales i mungon kjo cilesi…

  • ILR META KUR BENTE PJESE NE QEVERINE A SALES I SHKONTE MIR,TASHTI KERKON IMUNITETIN, PERSE NUK JA HOQE KUR BENTE PJESE NE QEVERINE TENDE, IK E SALE SE LE NAM……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *