Moda e re në kampionat është… “heshtja për shtyp”

redaktor

Heshtja për shtyp e është kthyer në një modë për skuadrat shqiptare të kategorisë superiore. Pas Partizanit është Kukësi që bllokon mediat duke vendosur heshtje shtypi për ekipin. Pas dy ndeshjeve të fundit, ku kampionët e dimrit morët dy pikë pas barazimeve në Korçë dhe Fier, drejtuesit më të lartë të klubit kanë vendosur që skuadra nuk duhet të prononcohet më për shtypin.

Loja e zhvilluar në këto dy transferta nuk e ka kënaqur aspak presidentin e klubit kuksian Safet Gjici që ka marrë vendimin për të vendosur në gjendje heshtjeje skuadrën. Në një kampionat me 10 skuadra nuk është diçka e mirë që dy prej tyre të qëndrojnë në heshtje për shtyp, për më tepër që Kukësi dhe Partizani janë dy nga 4 skuadrat që luftojnë për titullin kampion. Megjithatë moda e të heshturit ka një qëllim, për të sjellë qetësinë dhe përqendrimin tek skuadra, pas një ecurie negative.

Tek Partizani arsyeja e heshtjes ishin humbja e thellë me Kukësin në kampionat dhe eliminimi i turpshëm në Kupë ndaj Laçit, një veprim deri diku i justifikuar. Ndërkohë tek Kukësi skuadra ka marrë dy pikë në dy transferta madje njëra prej tyre ka ardhur në përballjen me rivalin direkt Skënderbeun. Pavarësisht se loja ka lënë për të dëshiruar, të heshtësh skuadrën për shtypin sportiv për një arsye të tillë është diçka e tepërt, pasi në këtë logjikë 80% e skuadrave të kategorisë superiore sot duhet të ishin me heshtje shtypi. Por kur diçka e tillë kthehet në modë, atëherë ajo duhet pranuar edhe pse është një risi që nuk i shërben kampionatit në këtë moment, ku rivaliteti në çdo aspekt është i madh.

Share This Article
2 Comments
  • Media nuk eshte objektive ne lidhje me ekipin e kukesian,prandaj ata bejne shume mire qe nuk flasin.Nje faktor shume deterninant ne gjendjen e tanishme te futbollit ne Shqiperi,eshte media shpifese ne vendin tone.Futbolli paraqitet si i trukuar plotesisht,prandaj dhe publiku e ka bojkotuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *