Kategoria Superiore kthen sytë nga tregu kosovar. Talentet e vendit fqinj prej disa vitesh po dynden në Kategorinë Superiore për t’u bërë pjesë e skuadrave kryesore në Shqipëri. Nga fenomen i momentit shumë vite më parë, tashmë transferimi i lojtarëve më të mirë kosovarë drejt tregut shqiptar është kthyer në një rutinë.
Mentor Zhdrella është i fundit në radhën e gjatë të lojtarëve kosovarë që kanë kaluar kufirin për një karrierë më të mirë. Tashmë lojtar i Partizanit, Zhdrella lë pas eksperiencën në vendin e lindjes. Ndërkohë, Kushtrim Mushica, Viktor Kuka e Argjend Malaj që ndiqen nga Tirana, janë tre emrat e radhës që mund t’i japin lamtumirën kampionatit kosovar.
Kushtet më të mira, pagat më të larta, niveli i futbollit dhe njohja ndërkombëtare e ekipeve shqiptare janë vetëm disa nga shkaqet që i detyrojnë lojtarët kosovarë të braktisin skuadrat e tyre për të vijuar karrierën në një kampionat tjetër.
Vitin e shkuar, me Kategorinë Superiore u bashkuan edhe Liridon Ahmeti, Behar Maliqi, Labinot Ibrahimi, Besnik Krasniqi, Mentor Mazrekaj e shumë lojtarë cilësorë, ndërsa ndonjë tjetër si Berisha ka bërë një rrugë edhe më të gjatë duke u bërë një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Ish mesfushori i Besës zhvilloi disa sezone fantastike në radhët e kavajasve ndërsa tashmë është pjesë e kampionëve të Skënderbeut.
Për hapjen e këtij tregu ka ndikuar edhe vendimi për të mos i konsideruar të huaj lojtarët kosovarë, ndërsa në pazaret që klubet e Superiores bëjnë në Kosovë nuk kanë vlera shtesë si ajo e blerjes së kartonit të lojtarëve, të cilët mund të shkëputen lehtësisht nga klubet e tyre.
A e dobëson ky trend futbollin kosovar? Në pamje të parë ndoshta po, por nuk duhet të harrojmë që Kosova është një fidanishte e vërtetë futbolli dhe rritja e kërkesës për lojtarë sa më cilësorë nuk bën asgjë tjetër veçse rrit popullaritetin e këtij sporti në vendin fqinj dhe bashkon një aks ndoshta të ndarë në disa fusha të tjera ekonomike.
Ëndrra për një kampionat të përbashkët duket ende larg, por një hap të madh për bashkimin e futbollit kombëtar e kemi hedhur me hapjen e një tregu të ri të përbashkët.
Superiorja “varfëron” Superligën kosovare
Shqipëria duket të jetë përsëri destinacioni i pëlqyer i futbollistëve kosovarë. Njëlloj si vitin e kaluar edhe këtë verë ajka e futbollit kosovar pritet të përfundojë në futbollin shqiptar.
Njohësit e futbollit kosovar thonë se transferimi i tyre në futbollin shqiptar i ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ata i arsyetojnë plotësisht futbollistët, por në anën tjetër vlerësojnë se më së shumti në këtë rast pëson futbolli kosovar.
“Nuk diskutohet se kjo është shumë e dëmshme për futbollin kosovar, pasi ndikon në cilësinë kampionatit, bie kualiteti dhe sasia e lojtarëve kualitativë. Mirëpo, është e mirë personale për lojtarët, të cilët nuk kanë motiv të luajnë në Kosovë, nuk i tërheq asgjë”, thotë për “Zërin” trajneri Gani Sejdiu.
“Është aspekti financiar, pastaj motivi profesional, ai që i motivon lojtarët të shkojnë në Shqipëri, ku kampionati atje momentalisht është ndër më të mirët në rajon dhe nuk është aspak larg ligave skandinave. Gjithashtu, me ekipet shqiptare mund të luajnë në garat evropiane dhe futbollin shqiptar mund ta shohin si një urë të mirë për të depërtuar më lehtë në ndonjë ekip evropian”, vazhdoi trajneri mitrovicas, sipas së cilit, kushtet në futbollin shqiptar janë 100 për qind më të mira sesa në Kosovë.

VELLEZERIT TANE KOSOVARE NUK JANE DEMBELA SI NE SHQIPTARET E ENVERIT ///QE DUAN TJA BIERI MAMI BUKEN ME GJALP TEK GOJA /// RAMA PER TE SHKUAR NE SHKOLLE E KAPTE BABI PREJ VESHI ///DHE I IMAGJINOJ SHQIPTARET NGA VLORA TIRONA DURRESI BERATI GJIROKASTRA QE NUK JANE MESUAR TE PUNOJNE VESHTIRE PER TJA ARRITUR FUNDIN /////JANE FEMIJET E KAMUNISTAVE QE JANE MESUAR DUKE E FITUAR VENDIN NE EKIP SE SPIUNONIN TE TJERET ////NUK KA ME SI AGUSTIN KOLA BEN MINGA ///CIM MUCA ////MILLAN BACI ///NINE NACI ////QE PUNONIN DHE LUANIN FUTBOLL ////JEPNIN JETEN PER TIRONEN ////I KAM PARE NE STADIUM SHUME HERE ////POR TANI ///NUK KANE AS FUSHA ///SE RAMA BASHA KANE BERE PALLATE ////