Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Moda shpëton prostitutat në Izrael
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Moda shpëton prostitutat në Izrael
Bote

Moda shpëton prostitutat në Izrael

anazapta
Published January 25, 2013
Share
SHARE

“New York Times” rrëfen historinë e dy grave në Tel Aviv, të cilat falë asistencës sociale dhe disa kurseve të modës kanë lënë mbas krahëve prostitucionin, duke u punësuar në fushën e modës

 

Dyqanet e veshjeve në Tel Aviv janë në mënyrë të vazhdueshme në kërkim të grave me vullnet që duan t’ia dalin mbanë në fushën e modës. Aviva, 49 vjeçe dhe Alona, 40 vjeçe, janë dy prej shumë të rejave që e braktisën zanatin e rrugës dhe u regjistruan në një kurs stilimi. “Kursi i modës më dha njohje dhe vetëbesim. Për herë të parë në jetën time mora një diplomë dhe ndihem krenare, sepse kam bërë diçka pozitive për veten. Ndoshta një ditë mund të bëhem sipërmarrëse”, thotë Aviva për “New York Times”.

Ndihmesa për këto vajza erdhi nga Lilak Tzur Ben Moshe, redaktore e një faqeje interneti hebraike që jep informacione mbi modën. Lilak punonte si asistente sociale në një qendër rehabilitimi në Tel Aviv, kur katër vite më parë u dërgua në lagjen e rrezikshme të Shapirës. Aty u njoh me Avivën dhe Alonën dhe dramën e seksit me pagesë. Aq shumë ndikoi te ajo historia e atyre grave, sa filloi të kërkonte mundësi praktike për t’i ndihmuar. “Nuk dëshiroja vetëm që t’u jepja këshilla nëpërmjet telefonit, nuk ishin të mjaftueshme. Doja t’u jepja atyre një shpresë, diçka për të cilën të luftonin”, thotë Lilak.

Në Izrael ekzistojnë rreth 20 mijë prostituta ndërsa popullsia e tij shkon në 8 milionë banorë. Në këtë vend industria e seksit fabrikon çdo vit më shumë se gjysmë miliardë dollarë. Edhe pse bordellot janë mbyllur, praktikimi i këtij zanati nuk përbën krim në këtë vend. Aktivistët kundër trafikimit po apelojnë që Knesset, Asambleja Legjislative e Izraelit, të veprojë me një ligj të ri kundër prostitucionit.

Vetëm pak vite më parë Izraeli përfaqësonte destinacionin e parë për trafikimin e grave. Çdo vit vinin në këtë vend mesatarisht tre mijë femra, pjesa më e madhe e tyre nga Evropa Lindore. Në vitin 2006 gjërat ndryshuan, falë një ligji të posaçëm dhe sot pjesa më e madhe e prostitutave këtu konsiderohen si izraelite. Lilak Tzur Ben Moshe falë bashkëpunimit me stilistin Ido Rekanati dhe me Iris Stern Levin, eksperte sociale në fushën e përdhunimeve, çeli një kurs mode në një nga qendrat e rehabilitimit për gratë e rrugës.

Financimet vijnë nga Këshilli Kombëtar i Grave Hebraike, një organizatë e formuar nga vullnetarë, në të cilën përfshihen edhe gra amerikane, ku gjithashtu kontribuojnë individë të veçantë dhe personazhe publike. Sot Aviva dhe Alona midis shumë grave të tjera punojnë në zonën tregtare të Tel Avivit, në rrugën “Dizengoff Street”. Aty menxhojnë një dyqan veshjesh. Alona merret me blerësit duke e bërë mikpritës dyqanin, ndërsa Aviva merret me porositjen dhe regjistrimin e mallit. Për to dyqani përfaqëson një pasaportë për në botën e vërtetë, duke qenë se nuk kanë marrë kurrë një edukatë përveç asaj të rrugës.

Aviva, një transeksual indian i mbërritur në Izrael me familjen e tij në ’79, ndërroi seks pas shërbimit ushtarak, por u ndje i refuzuar nga shoqëria dhe nuk arrinte të gjente punë. Duhej të merrej me diçka për të mbijetuar dhe vendosi të bëhej prostitutë. Por tani falë modës ka filluar një jetë të re, me sigurinë se ka zgjedhur rrugën e duhur. Ndërsa Alona, pas një jete në kushte të vështira, ka vendosur të bëhet stiliste dhe të gjejë vendin e saj në botën e modës.

 

Somario: Edhe pse bordellot janë mbyllur, praktikimi i këtij zanati nuk përbën krim në këtë vend. Aktivistët kundër trafikimit po apelojnë që Asambleja Legjislative e Izraelit të veprojë me një ligj të ri kundër prostitucionit

 

Pergatiti: Dorina Gjuzi

anazapta January 25, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?