Liberta Spahiu e ka nisur rrugën e saj drejtë famës si modele, ndërsa tani është moderatore televizive në “Klan Kosova” në emisionin e mëngjesit “Prive”. Ajo padyshim që është një ndër femrat më joshëse të ekranit.
Duke qenë se është pjesë e pandashme e botës së modës, “DITA” vendosi të zbulonte se çfarë ka në mendjen e saj dhe se si është moda sipas… Libertës.
Vera këtë vit do të dominohet nga ngjyra…
Nga ngjyrat e ndezura si portokallia, e verdha, e kaltër, bojë qielli etj.
Veshja më e preferuar për këtë stinë…
Bikini, meqë është verë.
Një mashkull nuk duhet të vesh kurrë…
Mbathje nga ato të Korçës, domethënë që janë të bardha dhe pambuku.
Një femër nuk duhet të vesh kurrë…
Çdo gjë nëse di ta kombinosh mund ta veshësh.
Copa të ngarkuara, me lule, me shumë ngjyra, apo copa një ngjyrëshe…
Copë njëngjyrëshe.
Çantë dore apo çantë shpine…
Çantë dore.
Në çantën e një femre nuk duhet të mungojnë asnjëherë…
Buzëkuqi.
Në kuletën e një mashkulli nuk duhet të mungojnë asnjëherë…
Mjetet mbrojtëse, sepse flirtet nuk e kanë kuptimin e dikurshëm. Kujdes!
Veshjet më të mira për femra i ka…
Channel.
Meshkuj më flok të gjata apo meshkuj me flok të shkurtra…
Me flokë të gjata.
Femrat e trukuara apo femrat natyrale…
Natyrale.
Preferoni modën e lartë apo modën e rrugës…
Kombinimi i të dyjave.
Hirushe apo Nikita…
Nikita.
Bio
Emri: Liberta
Mbiemri: Spahiu
Datëlindja: 04.01. 1985
Gjatësia: 172 cm
Ngjyra e syve: Kafe
Shkollimi: Gjuhë dhe Letërsi Angleze
Profesioni: Prezantuese
Drejtuese e emisionit “Prive” dhe Menaxhere Marketingu në “Klan Kosova”.

bikini thote liberte spahiu,po hic moj pa bikini duket me bukur ,mer dhe ajer mire e reze djelli