Vdes në moshën 72-vjeçare Eric Lawson, i cili ishte fytyra e “Marlboros” në vitet ‘70. Vdekja e tij nuk do të përbënte lajm botëror nëse nuk do të merrej vesh shkaku i saj ironik:problemet e rënda në mushkëri si pasojë e duhanpirjes.
Lason ka ndërruar jetë në 10 janar për shkak të problemeve të rënda në frymëmarrje bëri të ditur dje gruaja e tij, Susan.
Lawson ishte aktor dhe ka pasur disa role të vogla në serialet Baretta dhe The Streets of San Francisco, kur u kontraktua nga gjiganti i cigareve, Marlboro, për një periudhë kohore nga 1978 deri në 1981. Më pas, ai ka luajtur edhe në filma të tjerë si Charlie’s Angels, apo seriale si Dynasty dhe Baywatch. Karriera e tij si aktor mori fund në vitin 1997, kur ai u dëmtua gjatë xhirimeve.
Duhanpirës që në moshën 14-vjeçare, Lawson mori pjesë vitet e fundit në një reklamë antiduhan, e cila ishte parodi e “burrit të Marlboros”. Por pavarësisht angazhimit në ndërgjegjësimin kundër duhanit, ai vetë nuk hoqi dorë nga cigarja derisa u diagnostikua me sëmundjen kronike të mushkërive. / Mirror / Përgatiti: Gazmira Sokoli


Kesaj i thone Ujku, ujku por kur ujku ra me te vertet nuk besoi kush