Modeli i PD për qeverisjen lokale

editor

Luli i Tiranës dhe Xhelali i Kamzës kanë të njëjtën shije e vizion për qytetin. Në fakt, është modeli që ofron vazhdimisht PD-ja e Berishës: Propagandë dhe fasadë. Kurse pas tyre, llumi i mediokritetit makut dhe të dhunshëm merr përpara gjithçka.

Lulzim Basha nuk ka qejf që kamerat ta filmojnë pa një skenar paraprak. Zakonisht del diku në një skenë të improvizuar, flet përpara disa njerëzve të importuar, nuk pranon pyetje dhe largohet duke qeshur. Në fushatën elektorale që pasoi vjedhjen e postit të kryebashkiakut të Tiranës, gazetarët e dinë mirë se si dërgoheshin lajmet dhe fotot e gatshme për t’u botuar në gazeta. Është ndoshta individi më fals si politikan dhe administrator, nuk ka qenë e mundur në kaq kohë të zhvillohet një debat mediatik spontan me këtë person.

I katapultuar në Tiranë nga familja Berisha, pas një jete të errët dhe plot pikëpyetje në Hollandë e Kosovë, ai ka karrierën më të lemerisur në jetën politike të Tiranës: ministër i vjedhjes së dokumentuar nga KLSH në rrugën e kombit, ministër i paktit famëkeq detar me Greqinë, ministër i ekzekutimeve qeveritare të 21 janarit. Së fundmi, pranoi të merrte një post të vjedhur publikisht në sy të të gjithëve (përfshirë ndërkombëtarë me mëngë të përveshura) në zgjedhjet e fundit lokale – duke dalë pambarimisht në TV për të përsëritur vetëm dy fjali që ia kishin salduar në kokë “mësuesit” e tij: “Të parët qytetarët” dhe “do numërohet cdo votë”.

Ajo që po ndodh sot është thjesht pasojë e asaj që ndodhi dje. Mke familjen me shtetësi hollandeze dhe me një CV politike të tillë, Lulzimi i Bashkisë së Tiranës nuk ka asnjë lidhje me Tiranën dhe jetën e banorëve të saj. Interesat e tij, shpirtërore dhe materiale i ka atje ku ka familjen, shtëpinë dhe llogaritë bankare. Këtu në tiranë mund të quhet pak a shumë me atë titullin e njohur “holandezi fluturues”.

Puna e tij si kryebashkiak i Tiranës është deri tani qesharake. Deri më tani e kemi parë në disa rrugica të Tiranës, duke prerë shiritin e nisjes së punimeve dhe disa herë më pas me kamera pas vetes duke inspektuar punimet. Harron që bëhet fjalë për një qytet gjigand, që kërkon ndërhyrje energjike e të forta. Nuk ka shans të krahasohet me punën e bërë një dekadë më parë për këtë qytet, edhe pse ka qeverinë mbështetje dhe i duhet të lërë një imazh të mirë për zgjedhjet parlamentare, që janë në prag. Të paktën Kunati ka punuar se e ka veshur Tiranën me flamuj e stema. Njësoj si Xhelali i Kamzës. Kanë të njëjtën shije e vizion për qytetin. Në fakt, është modeli që ofron vazhdimisht PD-ja e Berishës: Propagandë dhe fasadë. Kurse pas tyre, llumi i mediokritetit makut dhe të dhunshëm merr përpara gjithçka.

Share This Article
2 Comments
  • Ai eshte nje fals si shumica e nepunesve te larte te shtetit, qe ushqehen me gjakun e fukarase dhe mburren para kamerave, qe i filmojne dhe i ngrene ne Qiell, si te ishin te derguarit e Zotit, kur , ne fakt, ngjajne me krimbat qe ushqehen ne nje mjedis te qelbur nga qeverisja. Gazetari ia kishte numeruar tri bemat me te medha, qe do ta benin nje tjeter te fshihej per te mos u dukur kurre me, ndersa AI, si mjaft te tjere qe e kane ngrene turpin me buke, ngrefoset para kamerave te porositura (dhe te paguara me parate e rajase). S’ke c’i ben! Kjo eshte Shqiperia evropiane demokratike!

  • nje karriere brilante , askush nuk mund t”i afrohet as nw pamje ,as nw tw folur as nw debat,zs nw zotnillek. sa te pwshtirosur beheni me artikuj te tillw. A mund tw gjeni nje veper mbreslwnwse qw u ndertua pwr 11 vjet, jo, jo pwrveç 12000 mije apartamenteve qw kanw mbetur pa shitw, ndertuar nga kilentela Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *