Kryeministri Berisha thotë se taksa progresive është si dordoleci. Ndërsa lideri i opozitës i përgjigjet se “edhe Obama është për progresiven. Kush është dordoleci”?
Kreu i qeverisë dhe lideri i opozitës janë përfshirë dje në një debat për çështjen e modelit të taksimit. Berisha ka kritikuar planin e opozitës për të rikthyer taksën progresive. Por nuk vonoi edhe reagimi i Ramës i cili me ironi e pyeti kryeministrin se kjo është taksë që e aplikon edhe presidenti Obama.
Akuzat e Berishës
Kreu i qeverisë citoi një studim ndërkombëtar ku thuhet se taksa e sheshtë është taksa më optimale, ndërsa ka sulmuar edhe kreun e PS-së në lidhje me taksën progresive. “Ajo çfarë ky studim fakton është se kjo taksë është e rrezikshme dhe kjo është taksa progresive. Studimi thekson se në pamje të parë kjo taksë shton barazinë, por në fakt kjo taksë e thellon më shumë pabarazinë. Prandaj ky parim sot duhet pranuar. Taksa progresive përbën një kërcënim serioz dhe uroj që zoti Rama mos ta përdorë atë”, shtoi Berisha. “Përbën kjo taksë një kërcënim serioz dhe të madh. Uroj që është një xhaketë e vjetër si dordolecët që varet në një arë gruri në një dru që të mos e hanë zogjtë, por të shërbejë për t’i trembur. Se absolutisht për sa i përket pushtetit ia thashë edhe në takimin tjetër, ai është si kryepersonazhi i Buxatit,që mbeti 36 vjet në pritje”, u shpreh Berisha ne mbledhjen e qeverise.
Rama: Kush është dordoleci, ti apo Obama?
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar ne profilin e tij ne Tuitter pas akuzave të kryeministrit Berisha për propozimin e socialistëve për taksën progresive. “Sot KM ynë thotë që dhe Amerika e ka kapur që taksa e sheshtë është optimale kurse progresivja është dordolec! Kush është dordoleci mes tyre?” shkruan Rama. Sipas tij, pardje ne SHBA u betua Presidenti që mori votën për të ulur taksat e 95% të amerikaneve dhe për të bërë që kush fiton më shumë të paguajë më shumë.
Z. Rama, edhe pa e bo at krahasim,dordolec osht vetëm Sala. Kur t’bjeri pri fikut, kimi menu me i propozu punën e dordolecit ke tokat tona m’ Baldushk. I kimi da veç ene rrogën mujore. Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.