Eksperienca shqiptare me vetting-un në drejtësi dhe problemet që ajo shfaqi kanë detyruar BE të pezullojë aplikimin e të njëjtës reformë në shtetin fqinj, Maqedoninë e Veriut.
Në një intervistë televizive, kryeministri Zoran Zaev pranon se ishte Brukseli që e frenoi në nisjen e këtij procesi:
“Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj njohje e së drejtës për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit.
Por, kur mora detyrën, BE nuk dha mundësi të nisja procesin. Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh”.
Ai nuk e mohon se bashkimi në të ashtuquajturin Shengen Ballkanik synon shtimin e presionit ndaj Unionit Europian për të përshpejtuar procesin e integrimit:
“Të bësh presion është mirë. Shpresoj, presion pozitiv. Por, ata do të shohin më shumë luftë ndaj korrupsionit. Do të shohin se vlerësojmë taksat e paguara nga qytetarët në Francë apo Gjermani, si ne ndërtojmë rrugë, autostrada, sepse ata kanë shpenzuar shumë para në rajon. Ata do të shohin se ne vlerësojmë. Ne shpresojmë që të ketë impakt pozitiv tek Bashkimi Europian, por më së pari ne e bëjmë këtë për qytetarët tanë”.
Dhe zbulon se Vuçiç e dinte që më parë vendimin për negociatat dhe se ideja e Shengenit Ballkanik është serbe. Tregon çfarë ndodhi gjatë një takimi në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara:
“Ne u takuam aty, po pinim verë dhe nisëm të flisnim për këtë. Biseduam për procesin e Berlinit, për integrimin europian, Vuçiç na tha se do të zhgënjeheni, ndërsa ne besonim kaq shumë. Gjatë këtyre diskutimeve, folëm për krijimin e One Stop Shop me Maqedoninë dhe të përgatiteshim dhe me Shqipërinë. Dhe vlerësuam se nuk është mjaftueshëm. Disa e quajnë Mini Shengen, disa Mini Jugosllavi, disa të tjerë nuk e di se çfarë. Është përshpejtim i bashkëpunimit rajonal”.
Konfirmon se asnjëherë nuk e ka mbështetur idenë e ndarjes së Tiranës dhe Shkupit në rrugën drejt BE:
“Ka patur shumë diskutime nga vendet anëtare. Kur më kanë pyetur, qëndrimi im ka qenë: mos e bëni këtë. Ne duhet të shkojmë bashkë. Pse të diskutojmë? Miqtë kujdesen për njëri-tjetrin”.
Mik konsideron dhe Edi Ramën dhe thotë se nuk kishte arsye për të dhënë dorëheqjen, njësoj siç veproi Zaev:
“Ishte një situatë ndryshe. Edi ka më shumë shanse të fitojë në Shqipëri. Unë e di, e ndjek, sepse është fqinji im. Unë kam më pak shanse të fitoj në zgjedhje. Shqipëria ka reformat e saj, sukseset e saj. Është ndryshe”.
Zoran Zaev këmbëngul disa herë se është krenar që ka mbështetjen e shqiptarëve dhe shfaqet opotimist se njësoj do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme.
o.j/dita

Fjalet e para ne shkrim vertetojne katerciperisht se Shqiperia eshte prej kohesh nje parcele eksperimentale e BE ku kjo eksperimenton krejt ato deshtimet e veta ketu. Deshtimi i plote ne shtetformim, deshtimi i plote ne reformen ne drejtesi jane deshtime te tutorit te plotfuqishem ne Shqiperi, BE. Zyrtaret medioker te BE kane eksperimentuar mediokritetin e tyre ne Shqiperi. Rezultati? Ja pra, u desh Shqiperia si kavie eksperimentale e nje reforme te deshtuar te rradhes qe BE te bindet se nuk duhet importuar dhe ne Maqedoni. Rrufeja pra e deshtimit te reformave te deshtuara te BE nuk bie mbi Maqedoni sepse ate Rrufe e ka pritur rrufepritesi, Shqiperia.
dikur nje politikan skandinav me shume emer dhe me sjellje pak ekscentrike tha se ne vend te Shqiperise se madhe do te ishte mire qe te krijohej Gegnia si shtet, d.m.th Kosova e Madhe, dhe Jugu te shkonte me vete. Dikush po don me e shtye punen qe me u riorganizue shqiptaret mbi ndjenja kombesie perjashtuese dhe duket se edhe paria e Tiranes eshte pjese e ketij plani…
Poshte ” Vetingu” ….rrofte Berrisha , Meta ,Basha ,Rama…..brrraaavooo Dita (e nerume)
Qyqa, e komandoka Dita dhe Zaevin 🙂 sipas ketij interboles siper
Ore trushkulur, per ty vetem ajo qe thote gjeniu Surelit vlen si e vertete?
Kaq idiota jeni mo apo beni vete?
Do hane sufllaqen edhe ata. Jane te uritur.
O budallenj!Ne Shqiperi gjyqtaret dolen nga Plepat me kurse Partie.Kultivuan fidanishten e krimit,grabitjes,korrupsionin e Partise Demokratike.
Justifikuan grabitjet e trojeve ne qytetet kryesore,nxiten maloket te pushtojne qytetaret.Padrejtesia u be sistem.
PRANDAJ KETA GJYQTARE DUHESHIN SHKULUR ME RRENJE.
Vetingun ne Shqiperi e beri Amerika,jo BE.
Qelbi i Drejtesise duhet shkulur me rrenje.
Prandaj mos krijoni dushime te kota per dobine e Vetingut ne Shqiperi.
Te gjithe ata gjyqtare qe jane spastruar qe njoh une kane qene te korruptuar me gjithe ate qe i ra infarkt,se nuk me dhimbset fare,se e njoh mitre.
demo,
jeni me realisti ne komenti tuaj,
lidhur me ate cfar ndodhi ne Shqiperi .
Vettingu eshte pak a shume ,
si ajo “Machina della Verita ”
qe pastroj ne nji far menyre ferrat nga
Kopeshti i institucionit te Drejtesise .
“Demo” …
E qarte si kristali.
Me Vetingun kane bere nje eksperiment qe tani u ka dal duarsh dhe me sa duket sa me shume thone “ka patur sukses” aq me shume ndihen qe e kane dhier.
E dyta, fakti qe Vucic e dinte per vendimin final mbi negociatat do te thote qe boshti France-Rusi-Serbi ka mare tashme vendimin qe Shqiperis nuk lejohet ne BE
Me cilin do futesh ne BE,me Ramen dhe Meten ?!(presidentin me te mire)
Vetingun duhet ta beje populli ! Vetingu fillon me pasurine
ilegjitime.
Jo more “Student” i Plepave , nuk futemi dot ne BE me Edi Ramen , duhet rikthyer ne pushtet bajraktari serb i Vicidolit , qe i nxori uje te zi ketij vendi tash e tre dekada , edhe pse eshte i hapur kunder SHBA-ve dhe BE-se ? Une te jap te drejte . Me maloke shpellare , si puna jote e krejt taborri i Vicidolit , me bejleret e pa breke te Skraparit , qe e vodhen dhe e ropen pa meshire kete vend !
Lexon per kuriozitet komentet dhe habitesh me cektesine e mendimit dhe argumentit te komentuesve! Cfare ndodh ne Shqiperine tone te dhjere duhet pare me gjere ne hapesire dhe ne kohe! Korrupsioni ne Shqiperi duhet te shkulet me rrenje dhe disifektohet qe te mos ndodhi me! Per kete eshte proces shume i veshtire! Ka qene nje plan qe ju dha dhe u ndihmua Saliu per ta shkateruar Shqiperine! Te gjithe shqiptaret e dine te verteten por flasin per interesa vetjake!
A e dini Ju ziterinj pse ia ndaloi Vettingun e modelit
shqiptar,Maqedonise se Veriut ?! Jo per Ato “aresye e
argumenta” qe perrallisin Banda- Hajne e Mafioze e Ilir
Floririt dhe Tit Vasillaqis por per aresye e argumenta
krejt te tjera. Dhe cilat Jane argumentat: piksepari: Ana
Financiare. Ne Shqiperi si BE dhe SHBA Kane harxhuar
qimet e kokes per kete reforme dhe jo vetem financiarisht
por edhe me personel dhe gjithe infrastructuren adiciona-
le. Kjo eshte aresyeja themelore pse BE-ja e ka ndaluar
modelin shqiptar jo sepse “ka deshtuar” por se eshte shume I kushtueshem dhe imagjinoni sikur ky model te
aplikohesh ne shume vende te botes qe Kane hyre ne
rrugen e demokracise,sa para do t’i kushtonte Perendi-
mit dhe SHBA-se . Prandaj Titi me neologjizmin “shko-
lleshumti”,sebashku me shefin e tij qe I ka ditet e numurura duhet te binden se kalendari I tyre horoskopik
ka perfunduar dhe se tash duhet te pergatiten per te gje-
tur avokatet te specializuar per mbrojtjen e “Lekures se
Shangrenit”,pjesa e fundit e mbetur e sa nga babezitja e
shthurur per Hajni e Pushtet…..!!!
Komenti im,please ……
Korigjim: Jo “Shangrenit” por “Shagrenit”, pa “n” ne mes.
Per sqarim “a Grosso moodo”, “Lekura e Shagrenit” eshte nje tregim I shkrimtarit te madh Francez, Honorato
de Balzak qe tregon per babezitjen e politikaneve per pushtet e pasuri dhe qe ne fund “Lekura e Shagrenit”
rrudhet, tkurret aq shume sa qe pushtetari gelltitet ne “black hole” ! Eshte nje metafore e Balzakut qe tregon per shoqerine borgjeze te shek. 17 me France…..”Kome-
dia Njerezore” e ketij shekulli !!!
normale, vetem shqiptaret jane skllever te serbise dhe greqise, jo njeri tjeter.
Harrove dhe Turqine tende Arben! Apo vetem te Serbise dhe Greqise jemi skllever!?.. Lwre qe ti e konsideron Shqiperine pjese te jashteme te Turqise, keshtu qe s’behet fjale per skllaveri ndaj mikut tend Erdos!
“Demo” je ne rregull…. shqiptaret mendojne vetem te sulmojne “kundeshtarin” politik,…. Vetingu eshte e vetmja drite ne ate realitet te erret.. Bataku I krijuar ne vite si pelqen kjo..
Mos ka ardhur koha qe Shqiperia te marr ne duart e saja fatin e vet.Dhe mos t’ju duket kjo nje parrulle komuniste