Modelja kërkon partner, hap faqe online

editor

Shumë femra mund ta kenë patur zili, për bukurinë e saj, por kjo nuk i intereson fare 25 vjeçares, Lucy Harrold.  Modelja angleze, me pamje mahnitëse, tipare të  theksuara, flokë të gjatë dhe  trup perfekt ka një hall të madh. Sipas saj, meshkujt nuk ia varin fare, duke e lënë kështu në vetmi.

“Nuk e kam të lehtë për të dalë një takim. Jam e pafat sepse djemtë nuk më ofrojnë një pije në bar dhe për këtë nuk kam pasur prej kohësh një takim. Shumica e djemve mendojnë se kam të dashur dhe nuk më afrohen. Djemtë më paragjykojnë duke menduar se nuk jam intersante, por kjo nuk është e vërtetë.”- është shprehur e pikëlluar Harrold.

Modelja e veshjeve intime, çuditërisht ka pozuar disa herë në revista për meshkuj, por duket se kjo nuk i ka sjellë aspak fat.  Kështu ka gjetur një zgjidhje të re, duke hapur  BirminghamLove.co.u, website-in për t’u njohur njerëz që janë të interesuar të dalin në një takim me të./A.V

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *