Një modele australiane ka shkaktuar shumë zemërim online, pasi kërkoi që të luten për të gjithë botën, jo vetëm për Parisin.
Ruby Rose tha se duhet të luten edhe për Sirinë dhe Libanin, pas bombardimeve atje.
Por ajo u kritikua pasi komentuesit thanë se po tregon mungesë respekti për ngjarjet e Parisit.
Disa të tjerë thanë se ajo po kërkon të tërheqë vëmendjen nga ajo që ndodhi në Francë.
Pas kritikave, Rose tha: “Po them që bota është e gjitha në telashe. Terrorizmi është lëshuar kudo”.
“Dashuria nxit dashuri, urrejtja nxit urrejtje. Zemra dhe dashuria ime shkon për Parisin dhe kudo që ka nevojë sot. Ditë e trishtuar,” tha Rose.

Nuk shoh arsye per zemrim ndaj Lutjes se modelistes. Ajo ben thirrje per respektin e cdo jete njerezore.
Respekt per Te!
E PRA,
UNE SHOH SHUME ARSYE PER ZEMERIM ME ATA QE JANE ZEMERUAR NGA DEKLARATA E SAJ.
HAHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAAHHAHA
E verteta eshte se ajo qe ndodhi te premten ne Paris, ka me vite qe ngjan ne Irak, Siri dhe Libi. Pse?! Nga kush?! Pra modelja australiane paska shume te drejte. Interesante nje zgjuarsi e tille nga nje modele?!