Vaksina e Moderna për COVID-19 funksionon tek foshnjat, të vegjlit dhe parashkollorët, njoftoi kompania të mërkurën – një zhvillim që mund të hapë rrugën që fëmijët më të vegjël të vaksinohen deri në verë, nëse rregullatorët bien dakord.
Moderna tha se në javët e ardhshme do t’u kërkojë rregullatorëve në SHBA dhe Evropë të autorizojnë dy injeksione me doza të vogla për të rinjtë nën 6 vjeç. Kompania gjithashtu po kërkon të prodhojë doza më të mëdha për fëmijët më të rritur dhe adoleshentët në SHBA.
“Vaksina ofron të njëjtin nivel mbrojtjeje kundër COVID tek fëmijët e vegjël si tek të rriturit. Ne mendojmë se ky është një lajm i mirë,” tha Dr. Stephen Hoge, president i Moderna.
a.m/dita

Me i injektu helm fmijve se kshu don big pharma.. yttt mos u gdhifshi shnosh