“Modesti” Zlatan: Tani LA ka një Zot dhe një Mbret!

DITA Online

 

Kalimi i LeBron James te Los Angeles Lakers po çmend mediat dhe tifozët amerikanë.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë shprehur befasinë e tyre në rrjetet sociale për vendimin e marrë nga “King” James dhe ata që i kanë uruar mirëseardhjen tri herë fituesit të titullit në NBA.

Një nga këta ka qenë edhe Zlatan Ibrahimovic, i transferuar kohët e fundit te Los Angeles Galaxy. Siç mund të pritej, mesazhi i tij ka qenë ndryshe nga të tjerët.

Tani Los Angeles ka një Zot dhe një Mbret!”, ka shkruar sulmuesi suedez në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Ne këtë rast Zlatani i referohet me epitetin Zot vetes së tij, ndërsa “Mbreti”, kuptohet, është ish-“ylli” i Cavaliers.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *