Modriç këshillon anglezët: Duhet të jeni më të përulur dhe të respektueshëm

DITA Online

 

Luka Modric luajti një rol kyç në pjesën e dytë në gjysmëfinales së Botërorit, pasi ballkanasit ia dolën të përmbysnin disavantazhin e hershëm me golat e Ivan Perisic dhe Mario Mandzukic.
izmir buca escort
Tashmë, Kroacia do ta diskutojë trofeun e shumëlakmuar në finalen e së dielës, kundër Francës, ndërsa Modric kishte një “këshillë” për anglezët.

“Gazetarët dhe ekspertët anglezë në televizion po bisedonin para kësaj ndeshjeje rreth nesh, duke na quajtur të lodhur, se jemi të vdekur në këmbë, – tha ai për “SPORTE”. – Këto fjalë nga ata na dhanë edhe më shumë zell për t’iu provuar se po gabonin. Ata duhet të jenë më të përulur dhe të respektueshëm. Kur ju luani një gjysmëfinale, është e pamundur të jeni të lodhur. Kemi treguar se, përveç kundër Argjentinës, kjo ishte loja jonë më e mirë në këtë Botëror”.

Kroacia, gjithashtu, ka luajtur në gjysmëfinalen e vitit 1998, kur humbi me Francën.

Modriçi thotë se ekipi i tij do të japë më të mirën edhe në ndeshjen e së dielës: “Kjo do të thotë gjithçka. Është një ëndërr e vërtetë për ne, për të gjithë Kroacinë. Askush nuk na dha një shans para kësaj Kupe Bote, por me cilësinë tonë, dëshirën, bashkësinë dhe shpirtin e luftës, që kemi treguar gjatë gjithë turneut, ne jemi në finale. Unë mendoj se e meritojmë të jemi atje. Kemi qenë shumë më mirë teknikisht dhe fizikisht se Anglia”.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *