Modriç te Interi? E përditshmja spanjolle provokon

Dita

Luka Modriç vijon të mbajë në ankth tifozerinë e Interit dhe Realit të Madridit.

Kroati ka kërkuar largimin te Interi, pavarësisht këmbënguljes së Florentino Perezit, për ta mbajtur akoma në kryeqytetin spanjoll.

E përditshmja spanjolle “Marca” megjithatë ka shkruar një analizë të ditës së sotme se Modriç nuk do të bëjë pjesë në formacionin e Lopeteguit.

Sipas saj, Lopetegui do të luajë me skemën 4-3-3 dhe në mesin e fushës shikon si të pazëvendësueshëm treshen Casemiro-Kros-Isco.

Nga ana tjetër, “Marca” shkruan se madrilenët do të këmbëngulin ta mbajnë Modriçin, kryesisht për dy arsye. E para, sepse aktualisht nuk kanë asnjë mesfushor tjetër që të jetë i aftë të luajë në nivele të larta dhe e dyta, sepse kroati mund të zëvendësojë çdonjërin prej titullarëve.

E ardhmja e kroatit do të bëhet e ditur ditën e nesërme, pasi Lopetegui do të publikojë listën e lojtarëve që do të marrë në Talin për të luajtur Superkupën Europiane.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *