Moggi: Jemi duke krijuar një ‘Juventus të vogël’ tek Partizani

Dita

Një model për të frymëzuar këdo në Itali, por edhe në botë. Ky është Juventusi dhe arsyeja pse në Shqipëri, Partizani është mbështetur në këshillat e Luciano Moggit, pavarësisht rrezatimit të futbollit italian jashtë vendit, që ende shihet nga shumë si një nga “gurus” e topit. Kjo është arsyeja pse presidenti Gazmend Demi ka vendosur ta punësojë atë si një konsulent dhe për të ndjekur këshillën e tij. Nuk është rastësi që stoli i është besuar ish-lojtarit të Juventusit, Mark Iuliano.

Gjatë merkatos kanë mbërritur edhe 34-vjeçari italian, Giovanni La Kamera, dhe sulmuesi 28-vjeçar shqiptar, që mbërriti me një anije në Itali shumë vite më parë, Edgar Cani. Ky i fundit ka vendosur të kthehet e të luajë futboll në atdheun e tij, ku e kanë mirëpritur si një lojtar të nivelit të lartë.

Futbollistët nuk janë përbërësi i vetëm në funksion të qëllimit, për të sjellë përsëri lavdinë e Partizanit, i cili ka fituar 15 tituj të ligës në histori, por trofeu i kampionit mungon që nga viti 1993.

Unë nuk jam një organ ekzekutiv vendimmarrës, por një konsulent i presidentit Demi, – shpjegoi e Moggi në një intervistë televizive për edicionin online të “Tirana Times”. – Si i tillë unë e këshilloj presidentin për të krijuar një “Juventus të vogël”, që do të thotë duke bërë atë që unë kam arritur me klubin bardhezi, por edhe me Torinon e Napolin: krijimin e një sektori të madh të rinisë për shkak se një klub nuk mund të mbështetet vetëm te blerjet, por edhe në shitje.”

Share This Article
1 Comment
  • FUTBOLLI NE SHQIPERI ESHTE PASTRIM I PASTER PARASH.

    SA VETA NDJEKIN NDESHJET, DHE PAGUAJNE BILETEN??!!

    A MJAFTOJNE ATO PARA PER TE PAGUAR RROGAT E KETYRE QE MERREN ME FUTBOLL???!!!

    ATEHERE, LIND PYETJA NGA DALIN PARATE?????!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *