Mogherini këmbëngul: Çelja e negociatave me Tiranën dhe Shkupin të bëhet sa më shpejt

J L

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE që të marrin vendim pozitiv në lidhje me çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këto komente ajo i ka bërë para takimit të rregullt të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së.

Mogherini para takimit theksoi se dëshiron të fillojë me një koment pozitiv, pasi sot është plot një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës në mes të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj se duhet ta kujtojmë fuqinë e lidershipit dhe guximit dhe hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në Ballkanin Perëndimor. Vendet anëtare duhet ta kujtojnë këtë dhe të vlerësojnë hapat e bëra përpara, sidomos kur në ditët në vazhdim do të merret një vendim i rëndësishëm për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjë që mendoj se duhet të bëhet sa më shpejt”, ka thënë ajo.

Të martën në takimin e ministrave të Jashtëm në Luksemburg vendet anëtare pritet që të merren edhe me Ballkanin. Disa vende të BE kanë kërkuar që të merret një vendim pozitiv për çeljen e negociatave. Por duket se atmosfera e përgjithshme nuk është në favor të një vendimi të tillë, pavarësisht premtimeve të mëparshme.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Urgjentisht duhet te fillojn bisedimet per themelimin e FEDERATES Shqiperi-Turqi.

    • Ka vendos te regulloje racen e gabeleve me shqiptare sulltani i Anadollit? Bejni te fala Putinit mikut te shefit o turkoshake.

    • Kur te na vdese babe Amerika e te na lere jetime bejme federaten. Deri atehere beni nje Shqiperi ne Turqi se ka 10 miljon shqiptate. Hapini nje shkolle shqipe dhe kur te flase gjithe Turqia shqip bej keto plane. Hajde behuni zemer mire se 500 vjet na rroper jo vetem lekuren por edhe xhepat. Edhe kur fituam.pavaresine borxhet e osmaneve i paguajten shqiptaret se nuk pranoi Turqia. Mos u beni me te ligj nga greket hapuni nje shkolle shqipe shqiptareve aty. E meqe na doni kaq shume hidhni ndonje leke ketej se i cuat te gjitha ne Serbi. Per ne thoni na keni vellezer dhe parate i coni ne Serbi sa ju kendojne dhe gengen e sulltan agait. Te fala Putinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *